Kapitulli i shtate.

Start from the beginning
                                    

-Hape televizorin, -thashe. Syte e te gjitheve u kthyen nga mua. -Hapni televizorin, -perserita.

Lili levizi vendit dhe terhoqi telekomanden. Televizori leshoi nje drite te vetme te ndritshme perpara se te ndizej. Ne fillim, ekrani qendroi i zi. Duhej te isha gabuar. Mendoja se mund te gjenim diçka ne televizor, mund te degjonim serish zerin kompjuterik. Por ekrani vazhdoi te qendronte i zi. U zgjata drejt Lilit dhe i mora telekomanden prej dores. Ishte nje telekomande e zakonshme. Pastaj, diçka sikur shkreptiu ne mendjen time dhe shtypa numrin dy. Heshtja ne salle ishte torturuese, e padurueshme. Ekrani u ndriçua menjehere me nje ngjyre te bardhe si dje.

-Pershendetje te gjithe te ftuarve! Kjo eshte salla numer dy. Perpara se te them me teper, dua qe te gjithe ju te dorezoni celularet. Ju lutem, t'i lini mbi tavoline.

U veshtruam sy me sy. Ferko e la i pari mbi tavoline. Pas tij, u afruam dhe i lame edhe ne te tjeret. E mbajta nje cope here ne dore timin. Ndjeva se si diçka nuk ishte ne rregull me gjithe kete. Pse duhej te dorezonim celularet?

-Jemi te gjithe ketu, sepse do te luajme nje loje, -vazhdoi zeri ne televizor.

-Loje? -tha i pari Ferko, duke veshtruar perqark. Perveç meje, askush tjeter nuk e veshtroi. Syte e te gjitheve ishin ngulur ne ekranin e televizorit.

-Loja eshte kukamfshehtazi. -Ne ekranin e bardhe, zune vend disa shkronja te erreta kapitale qe formonin fjalen e lojes. -Nje prej nesh te dhjete do te numeroje deri ne njeqind dhe do te gjeje te fshehurit. Dhjete te tjeret do te fshihen. Qellimi i lojes eshte fitorja. -Ne ekran, kete here u shkruajt nje tjeter fjali "Si te arrihet fitorja?". -Nga ana e personit qe numeron, fitorja mund te arrihet duke gjetur edhe thjesht vetem nje prej te fshehurve, duhet ta preki per te fituar. Kurse te fshehurit mund te fitojne duke qendruar perballe me vendin ku i fshehuri po numeron.

-Kukamfshehtazi? C'eshte kjo shaka? -leshoi nje nenqeshje Ana. Kete here, nuk e ktheva koken per ta pare. Mbase asaj po i dukej shaka. Mua po me dukej se te gjitheve ne po na shpetonte diçka. As vete nuk e dija se çfare ishte.

-Toka per te fshehurit fillon nga oborri deri jashte viles,p a kapercyer ne rruge. Gjithe pjesa brenda shtepise nuk pranohet si vend fshehejeje! Ai qe fshihet brenda shtepise, eshte menjehere jashte loje. Personi qe do te numeroje, do te qendroje kthyer me shpine nga dera kryesore. Aty do te jete edhe vendi ku te fshehurit duhet te arrijne per te fituar. Tani, do te rrotullohet kjo rulote me emrat tane dhe do te zgjidhet ai qe do te numeroje. 

Ne ekran, u shfaq nje rulote. Shigjeta e saj akoma nuk levizte. Ne çdo ndarje, ishin shkruajtur emrat tane. Emri im ndodhej prane atij te Fanit. Shigjeta zuri te levizte ne fillim me ngadale, pastaj me shpejt derisa pothuajse me humbi nga syte. Zemra zuri te me rrihte fort. Nuk e dija as vete nese ishte me mire te isha ajo qe numeroja apo ajo qe fshihesha. Ne lojen e kukamfshehtazit, kisha qene perhere e tmerrshme per t'u fshehur, por edhe per te gjetur te tjeret. Kamila ishte gjeni per te gjetur te fshehurit.

Shigjeta nisi te ngadalesohej. Me zemer te ngrire, pashe se si kaperceu emrin tim. Kaperceu edhe ate te Fanit. Nuk do te kthehej me ne emrin tim, e dija. Pastaj, ndaloi. E ndara ku kishte ndaluar kishte ngjyren blu dhe nje emer te njohur. Nuk e ktheva koken per ta pare. Te tjeret i vura re qe ishin kthyer nga ai. Ekrani afroi emrin e tij dhe zeri foli serish:

-Personi qe do te numeroje eshte Tomi. Nente te tjeret do te fshihen. Loja fillon brenda pese minutash. Ju lutem, shkoni ne pozicionet tuaja. Per te hyre e per te dale, te fshehurit do te perdorin deren prej druri ne oborr. Celesi i kyçit eshte çelesi i deres se shtepise. Ju lutem, dilni prej shtepise. Loja do te nise brenda pese minutash.

Ne fillim, askush nuk levizi. Ne ekran, u shfaqen minutat. 4:59. 4:58. 4:57. U ngrita e para. Nuk isha e sigurt se çfare ishte kjo loje, se perse po e luanim, perse duhej ta luanim, por diçka me thoshte se ishte me e keqe seç mund te kuptohej. 4:55. 4:54. Sekondat zhdukeshin vazhdimisht, largoheshin e nuk do te ktheheshin me kurre. U ktheva nga te tjeret. Fani u ngrit pas meje. Me gjysem zeri, Tomi pyeti:

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now