Asnje akrobaci ne ajer.

43 6 124
                                    

-Qenka plot, -tha e pakenaqur mami teksa po ecnim neper rere per te gjetur nje vend ne hije. -Beme gabim qe erdhem. I merrnim rrezet e diellit edhe ne hotel.

-Po ç'a hoteli, moj? -e pa shtrembert Kluki. -Aty te merret fryma. Na e kane bere ate dhomen si stalle derrash. Kuterbon era e mutit te Ouenit kudo.

-Jo, Kluki, une vetem pordhe dhe shurre kam bere keto dite, -kundershtoi Oueni. Mori nje nga ato veshtrimet bombastike te mamit, ku ajo gjithmone mendonte se ne frikesoheshim. -Po ashtu eshte, o mami. Se ta drejtojne gishtin kot. Babi me thote 'nese e kane gabim, flit sepse po heshte, do te mendojne se je i dobet'. Apo jo, babi? -Por babi si gjithmone, nuk degjoi nga veshet dhe vazhdoi te ecte. Tani, e kuptova se kujt i ngjante Estela. -Ky eshte shurdh, -mermeriti Oueni.

Kisha veshur shapkat e mia te preferuara te palestres, por mallkova veten qe kisha mbathur ato sepse rera ishte shume e nxehte dhe me hynte brenda duke me perveluar. Kluki si gjithmone, ishte treguar e zgjuar dhe kishte mbathur shapka llastiku qe i mbulonin te gjithe kemben. Ne fakt, ato ishin shapka qe perdoreshin per serf dhe ne zor se dinim te notonim mire e jo me te benim serf.

-Paska nje vend aty lart, -tha babi duke treguar me gisht siper. Ngritem te gjithe kokat. -Mund te rrime aty. Edhe ajo pema e madhe ben goxha hije. Kemi edhe panorame.

-Siper shkembit do rrime ne, o Fin? Je ne rregull ti? -Mami e pa sikur te ishte e çmendur, por ajo vetem ankohej dhe nuk jepte asnjehere nje ide. 

-Pse, çfare ka shkembi? -u hodh perpjete Oueni. -Aty jemi per shtate pale qejfe ne, mami. Une mund te praktikoj edhe akrobacite ne ajer.

-Ç'a do te praktikosh ti? Akrobaci thote ky. 

-Po lere djalin, o Ruth, -Kluki perkedheli floket e Ouenit. -Femije eshte, do te kete eksperience me gjera. Une kur isha vajze e re, kerceja ne ajer dhe te gjithe thonin 'ua, si e ben Kluki kete'. 

-Dhe si e beje? -Oueni e pa me sy te zmadhuar. Aq budalla ishte i shkreti sa mendonte se Kluki e bente vertet.

-Eh, Ouen, nuk tregohet tani. Iluzionistet nuk i ndajne numrat e magjise me njeri-tjetrin. -Dhe ketu ishte ai çasti kur Klukit i dukej sikur thoshte diçka te zgjuar.

U drejtuam per nga rrepira qe te çonte siper shkembit. Nje burre qe ishte ulur ne nje karrige poshte çadres se tij, na hodhi nje sy kur i kaluam prane, por kur syte e mi u perballen me tijat, e shkeputi menjehere veshtrimi dhe u hoq sikur s'na vuri re. Nisem te ngjiteshim siper rrepires dhe per te mos rreshqitur, zgjodha te mbahesha pas degeve te ferrave. Esteles para meje iu moren kembet e desh u rrezua.

-Mbaji kembet, moj, -thirri Kluki pas meje, -se do na marresh te gjitheve para.

-Kujdes, se ka nje grope perpara, -ndaloi babi. Une u perplasa pas Esteles e si pasoje, Kluki pas meje e mbase pas Klukit, Oueni qe si i parendesishem qe ishte, e kishin vene ne fund. -Hopa, me kujdes. Hajde, Ruth, me kujdes. 

Ai ndihmoi mamin te kalonte. Estela e kaperceu vete dhe une prita te shihja nje grope te madhe sa koka e trashe e Ouenit, por pashe vetem nje grope si ato te rrugeve te paasfaltuara. E kalova vete dhe babi me pa me çudi. Pastaj, u kthye nga Kluki dhe i tha:

-Me kujdes, Kluki, hajde, hopa.

-Ky ka nevoje per syze, se kemba ime eshte me e madhe se gropa, -tha Kluki. Pa iu trembur syri fare, shkeli mu ne mes te gropes dhe me arriti mua. 

Kur u ngjitem ne maje te shkembit, teoria e babit qe pema e madhe duhej te bente goxha hije, ishte e vertete. Ose pothuajse e vertete, sepse ne hije qendronte vetem nje pjese. Mami vrapoi menjehere drejt tokes ku kishte hije dhe shtriu peshqirin. Ne te tjeret u mblodhem rreth saj si miza. Vetem kur ktheva koken, vura re Oueni mungonte.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now