#34

1.1K 59 33
                                    

                                   Fjala ime  e fundit ishte nje psheretime e vdekur nga buzet e thara per pak etje nga  vesa e dashurise , ishte ajo psheretime qe mendova se mbylli nje kapitull ashtu sic dera e drunjte u perplas fort para syve te mi te mbushur plot lot te njome , te shkaktuara prej  teje

                                                                                                             #kokfortekjodashuri

Eshte ndjenja me e shpifur  qe te mos   kuptosh se cfare konkretisht nuk shkon me ty , eshte ndjesia me  e dhimbshme te rrish para nje ekrani te vogel  e te lexosh ato shifrash numrash qe do te gezonin apo hidheronin  nga ana tjeter  dhe te mos kesh guxim te shtypesh  mbi ate xham .

Kishin kaluar vetem 5 dite  qekur ai u zhduk pertej erresires  vdekjeprurese mengjesore .  5 dite te cuditshme dhe te njejta per te. Asnje ndryshim . Kafeja  qe po pinte ne mengjes per te kthjelluar veten  u derdh ne bluzen e bardhe  qe mbante veshur. Hyri ne banje dhe po pastronte dhe  syte i shkuan tek pasqyra perballe. Reflektimi i saj , floket bionde kacurrele te shkalafitur , e bene ta urrente veten per atje pamje qe kishte marre, .

Per nje moment te vetem pas  fytyres se saj , fytyra e nje mashkulli u shfaq, fytyra e atij mashkull qe se kishte lene te qete keto 5 dite te mallkuara qe dicka i digjte si zjarr ne kraharor . U kapercye aq fort sa u duk sikur fyti po keputeshe ,

"Ti..ii"'- ai ze i paket u tret ne hapsiren bosh te tualetit.

Mbylli syte dhe i hapi serisht ne pabesi  nga ajo qe po shihte . Ishte vec nje iluzion , ai po luante me te , e shihte kudo , ne endrra, reflektimin e tij mashkullor ne pasqyre ,,e shihte,,, dhe i mungonte...

Mbertheu  xhaketen e kuqe dhe doli serisht jashte per te nisur leksionet  qe e prisnin merzitshem.

***

Qendronte maje atij muri te copetuar dhe tundte kembet sa andej kendej duke shikuar pallatet me radhe . Ne dore shtrengonte nje cakmak  me inicialet M.K. Ishte cakmaku i tij qe e kishte  gjetur ne nje nga xhaketat qe kishte lene para se te ikte. Shuante e ndizte flaken e tij para perendimit  e ngjyra e shndritshme portokalli te vriste syte .

I mungonte ,e  kjo gje vriste ta pranonte, vriste si shtiza te ngulura ne nje mish te bute e qe thaheshe nga dhimbja .''Pse iku?" - ja bente gjithmone vetes kete pyetje! A ishte ajo fajtorja , a e largoi ajo? po cfare beri dreqi e marrte?

Ferkoi me gishtat pertace fytyren e zbehur dhe u nis per tek nje vend ku shpresonte pak qetesi e pak reflektim mendimesh .

U kthye ne shtepine ky gjyshi dhe gjyshja e saj jetonin me pare. Per gjyshen ai ishte nje vend  ku ekzsistonin frytet e dashurise te tyre,.La canten ne nje nda divanet e vjeteruar  e hapi perden e crregullt per te gjetur pamjen qe fshiheshe  mbas atyre.

tashme qielli kishte marre ate ngjyren blu te embel qe per disa minuta do ktheheshe n ate blune e erret implotizuese e me pas ne te zezen perthithese

Mbushi goten me vere te kuqe qe e mori enkas rruges e filloi ta kthente pa menduar fare me fund .Shija e saj tharushe dhe e embel beri te mbyllte syte e kapercehej zorshem .

"Kjo gote"-drejtoi goten nga xhamat ku dalloheshe pakez reflektimi i saj si ne  pasqyre

"shkon per ty vetja ime qe je kaq e dobet dhe kaq naive"- ktheu goten serisht me fund

"Kjo gote tjeter shkon per ty dhimbje, qe sme le te mbyll syte duke qeshur e jo duke qare.A nuk  u lodhe se zbarzuri ne mua gjithe mllefin tend? A nuk u  pendove  kur me hodhe ne greminen tende e me perplase aq fort me guret  e tu qe te benin plage trupin ? A nuk  ndjeve pak meshire kur  gjakun ne trupin tim e beje te qarkulloje ngadale nga ngasherimat frymemarrese ? A nuk  reflektove kur me shikoje te mbeshtur skrupull mbas murit e ulerisja si e marre ne heshtje ? A tu rrit krenaria kur me bere  mik vetmine per te me shkatrruar me tej ?"- pas cdo fjalie qeshte si e cmendur dhe qante duke e nderprere kte te fundit ne disa raste .

"Nuk e di e sata  here"- rrekelleu goten serisht dhe leshoi nje pasthirrme kenaqesie kur ndjeu shijen e veres te perplaseshe dhunshem me shqisen e te shijuarit .

"eshte te shoh serisht reflektimin tim me syte e skuqur ! Dikur i kisha aq te shndritshem ndersa tani ndricimi u ka humbur ! Ja u fala juve yje , qe  te shkelqeni gjithmone e me shpresen se ate ndricimin tim te humbur njerzit do ta kujtojne! Pjesen tjeter ta fala ty hene  si shperblim qe u bere e durueshme te duroje te sharat  ngasherimat , te shikoje edhe lotet qe  shuheshin si uji zjarrin "

Mbushi serisht goten me vere dhe ngriti dolli serisht !

"Kjo gote shkon per ty  dashuri qe po me helmon me keq se  helmi i vertet ., qe po me semur me nje semundje e pasherueshme , qe ska ilac ndokund pervec personit qe fati ka zgjedhur per mua edhe sikur ai te me  lendoje ne skutat me te forta  te qenies sime ! -Kthehu goten me fund dhe u anua pak anash gati ne te rene nga pija e  shumte

"Te urrej  dashuri"- bertiti dhe theu goten mbas murit e ashtu cale -cale ju afrua copave duke care pak doren

Me gjakun e kuq  vizatoi mbi xham "TE URREJ DASHURI , TE URREJ TY MARIGLEN"- mori shishen ksaj radhe edhe filloi ta pinte

u shtri ne divan dhe qendroi ashtu e pergjumur nje sy hapur e nje symbyllur ! Derisa zilja e telefonit te saj u degjua. Gjymtyret  ishin te lodhur dhe skishin pike force te ngriheshin , e la te binte , pa e ditur se nga ana tjeter e telefonit ishte personi qe ajo priste me shume ................

                                                                                         


KOKFORTE KJO DASHURIWhere stories live. Discover now