🐉

543 40 11
                                    

Po qëndronte me djalin në krahë duke pritur Asterlayna e cila edhe pse I kishte thënë jam gati para njëzetë minutash përsëri ishte duke u vonuar.
Puthi djalin tek koka dhe I mori pak aromë dhe buzëqeshi kur Reino I vendosi duart tek mjekra e tij.
Sa I ëmbël që je.-rrotulloi sytë nga komenti I të vëllait dhe nuk ia përtoi shumë kur e shau italisht.
Në rregull ,në rregull. Fragola do të vonohet shumë?-e pyeti më pas dhe Elion ngriti supet.
Nuk e di,supozohej të kishte ardhur para njëzetë minutash.-u përgjigj dhe lëvizi drejt divanit dhe u ul aty ,e filloi të luante me Reino.
Elion!-ngriti kokën kur dëgjoi zërin e saj-Mund të vish pak lart të lutem?-u ngrit menjëherë në këmbë dhe I la Reino në krahë Nevios I cili nuk u ankua aspak po filloi ta guduliste.
Stella mea më thuaj çfarë ke?-hyri në dhomë furishëm por ndaloi kur e pa atë e cila qëndronte ulur në fund të krevatit por e veshur dhe gati për të dal.
I mori frymën ajo pamje aq e bukur. Aq elegante dhe e thjesht që shkëlqente si të ishte një rreze dielli në atë natë të errët.
Atëherë më thuaj nqs e kam tepruar me veshjen sepse kam kohë pa dal kështu dhe kam pak kilogram nga shtatëzania akoma,shenja në kraharor që fustani nuk ma mbulon të gjithën dhe dreqi ta haj këto taka që nuk po I mbërthej dot!-tha shpejt dhe ai ngriti kokën për ta parë në sy por ajo kishte ulur kokën dhe mundohej të vishte takën.
Je bërë perfekte stella mea nuk e ke tepruar aspak.-I tha dhe iu afrua e u ul në gjunjë para saj duke I marr takat nga duart dhe filloi ta ndihmonte për ta veshur.
I preku me delikatesë këmbën duke I ledhatuar pjesën e brendshme dhe pa e menduar shumë gjatë I la një puthje tek kyçi këmbës dhe I veshi takat.
Ngriti kokën për ta parë dhe bashkoi sytë e tij me të sajat dhe pa sesi ajo po e vështronte thellë dhe plot emocion.
Fale...faleminderit.-I tha dhe ai u ngrit në këmbë por jo plotësisht duke qëndruar pak sipër saj.
E sheh? Thjesht emocione.-I tha dhe ajo tundi kokën.
Thjesht nuk kam qenë kurrë në darka të tilla dhe jetesa në Angli ka qenë ndryshe dhe jam e pasigurt dhe thjesht është fakti se ti e pe vetë gruaja e tij është shumë më ndryshe se unë,shumë e bukur edhe nuk e di por ajo ishte kaq perfekte dhe bëra të pa mundurën të jem veshur siç duhet.-qeshi lehtësisht dhe iu afrua akoma më shumë.
Nqs do të numërojë herët që ke thënë "dhe" në këtë fjali do të habiteshe. Gjithashtu e dashura ime nqs mendon se ajo ishte perfekte duhet të shohësh veten në pasqyrë. Je perfeksion I perfeksionit. Je kaq e bukur,kaq marramendëse,kaq elegante dhe ke një trup kaq të bukur saqë mu desh të rregulloja frymëmarrjen pasi të pashë sepse ma more tutje dhe sytë e mi nuk mund t'i largoja prej teje. Pastaj kujt po I intereson sesi e ke ti trupin,për sa kohë ti ndihesh rehat me trupin tënd dhe unë e adhuroj atë nuk më intereson aspak,pak kilogram,shenjat e lindjes,shenjat e operacionit dhe asgjë tjetër. Dëshiron të stërvitesh? Me gjithë qejf të ndihmojë unë në palestrën time ama të lutem mos e nënvlerëso veten tënde kur je kaq e bukur.-I tha dhe I vendosi dorën tek faqja e cila iu skuq dhe ajo buzëqeshi në siklet.
Faleminderit.-mori frymë thellë dhe një ndjesi I kaloi nëpër trup nga çiltërsia e saj dhe ëmbëlsia e saj.
Eja tani.-I kapi dorën dhe të dy dolën nga dhoma dhe zbritën në sallon ku Nevio fishkëlleu fortë sapo I pa në krye të shkallëve.
I paske marr bukurinë mamasë more sa paska qenë shtatëzanë me ty!-rrudhi e bashkoi bashkë vetullat dhe e pa I pakënaqur të vëllanë I cili nuk u step aspak nga shikimi I Elion.
Aspak, ai më dha jetë.-zemra iu ngroh nga fjalët e saj dhe pa sesi ajo hapi krahët dhe Reino menjëherë u zgjat drejtë saj.
Je yll fragola.-i tha Nevio dhe kur pa shikimin e Elion përsëri pushoi qetësisht dhe vazhdoi të ecte para me nxitim.
Pranë meje stella mea,përndryshe do të bëhesh pjesë e ndonjë pakënaqësie të vogël.-I tha serioz teksa ecte plot konfidencë,serioz dhe dorën në belin e saj drejt makinës,e ndërsa rojet qëndronin me kokën ulur dhe asnjë nuk guxonte ta ngrinte dhe të shihte atë,sidomos edhe për një çast të vetëm.
Je një xheloz I sëmurë psikopat.-I përshpërtiti Nevio pranë italisht dhe Elion rrotulloi sytë.
Thjesht se jam protektiv ndaj personit që dua dhe nuk më pëlqen të shihet në mënyrë që nuk duhet nga meshkujt e tjerë nuk do të thotë se jam xheloz I sëmurë.-ia ktheu mbrapsht dhe ndihmoi Asterlayna të hipte në minibus dhe pas saj ai dhe Nevio.
Tek "Bibloteka magjike"!-urdhëroi dhe shoferi u nis menjëherë.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now