/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 38

71 28 32
                                    

Ashtu siç e priste, Elois u shfaq së shpejti në katin e parë të hotelit. Sapo kishte ardhur nga rajoni, bashkë me miratimin për të lëvizur pjesën më të madhe të trupave në Meksikë. I dridhej trupi dhe i dukej sikur nga çasti në çast Elois do ta kuptonte që ishte vepër e tija, dhe se gjendja do të përkeqësohej aq shumë, sa nuk do të arrinte të dilte dot prej një lëmshi të tillë.

-Gjithçka në rregull, apo jo? - i foli sapo u afrua më shumë, pasi dukej qartë që diçka nuk shkonte me të atë ditë.

-Jam thjesht i konfuzuar, - si të mos dinte ç'të thoshte tjetër, iu shmang me një përgjigje të shkurtër për t'i lënë kohës pjesën tjetër.

-Besoj se e di që nuk do të vish me ne, apo jo? - Elois nuk mund të rrezikonte duke marrë me vete Henlein. Sipas saj, ai mund të hiqte dorë nga marrëveshja midis tyre nga çasti në çast dhe mund t'i shkaktonte trazira të padëshiruara.

-Si kështu? - edhe pse gëzimi po i vlonte përbrenda, duhet të tregohej sikur kjo gjë do ta mërziste sado të mund ta shprehte këtë. Nëse Elois largohej pa të dhe ai ndiqte rrugën për në ishullin ku ndodheshin Uardeni, Vin'nila dhe Anakhonta, bashkë me Tavernierin, do të ishin të sigurt. Në Meksikë nuk do të kishte asnjë rezultat, ndaj do të kthehej për t'i kërkuar llogari Henleit, por nëse ai nuk ndodhej më aty, nuk do të arrinte ta gjente menjëherë. Ndërkohë, ai bashkohej me pjesën tjetër.

-Është e rrezikshme për ty dhe për mua Henlej. Pavarësisht asaj që kemi folur bashkë, nuk mund të të besoj më shumë. Tek e fundit, pse duhet ta bëj? Por do t'i qëndroj besnike asaj që të kam premtuar. Vin'nila nuk do të preket nga e gjitha kjo, - Elois ndihej e zgjuar në veprimet që vendoste të kryente, por nuk e dinte ende se çfarë luhej pas shpinës së saj.

-E kuptoj, por atëherë pse duhet unë të të besoj ty? - fjalët që thoshte nuk i mendonte, pasi gjëja më e rëndësishme për të në ato momente ishte largimi i saj nga India. Pjesën tjetër mund ta përballonte.

-Gjithçka po bëhet për të mirën e të dyja palëve, - e vendosi dorën e saj në supin e tij si për ta ngushëlluar dhe më pas hodhi disa hapa drejt recepsionit, duke pritur që Henlej të largohej. I pëshpëriti disa fjalë gruas që qëndronte aty dhe më pas, me një buzëqeshje të shtirur, u kthye për t'u larguar. -Shpresoj që e gjitha të mbarojë sa më shpejt, - e përshëndeti për herë të fundit dhe hyri në makinën e saj.

Nuk kishte ku të shkonte më mirë për të. Ai kishte Tavernierin dhe Elois po largohej në Meksikë. Nëse ajo nuk kërkoi të merrte me vete diamantin, kjo ishte për arsye sigurie, si dhe për të vazhduar me kurthin e saj për Anakhontën. I mbetej veç të shkonte drejt Baratang.

Mund të shihte qartë urën që sa vjen e ulte shpejtësinë me të cilën ishte duke lëvizur pas vrapit të shpejtë që bëri Vin'nila mbi të. Kishte disa minuta që e vështronte i shpërqëndruar, duke harruar arsyen për të cilën kishin shkuar në atë vend.

-A mund të vish Luvern? Nuk kemi kohë për këtë, - Vin'nila nuk mund të priste më gjatë. Sa më shumë kohë të kalonte në atë vend, aq më shumë ndjente se diçka e pakëndshme do të ndodhte nga çasti në çast, gjë që nuk i pëlqente aspak.

-Po vij! - hodhi edhe njëherë sytë nga harta e hapur që mbante në dorë, që edhe pse nuk e kuptonte aq mirë vizatimin e ngatërruar, mundohej. Para se të hidhte hapin e parë drejt urës, dëgjoi disa hapa të shpejtë të afroheshin drejt tyre. Dukej qartë që ishin hapat e një personi të vetëm, ndaj po shpresonte për më të mirën.

-Uarden, shpejt! Nuk jam aspak në humor për t'u ngatërruar me Elosin sërish! - Anakhonta e dinte që në fillim që nuk do të ishin të vetëm në një vend të tillë.

Më e çmuar se vetë jetaWhere stories live. Discover now