1 sekond...

693 85 36
                                    

'Erdha i paftuar e di.' tha Marko teksa kalonte prane Anes per te hyre ne apartamentin e saj te vogel.
Ndjeu aromen e tij, ate arome qe e pushtonte per te perqafuar shpirtin e saj ashtu sic krahet e tij dinin te mbeshtillnin trupin e Anes.

Perzije bertiste pjesa racionale e saj, e njejta qe e kishte shtyre vetem pak me pare ti shkruante Laertit, i cili te nesermen do ta priste ulur ne njeren prej tavolinave te vogla te atij lokali qe ishte i tyre, sepse aty pinin shpesh kafete e tyre te pasdites. Laerti... Laerti do ta urrente nese e dinte qe ne ato caste Marko qendronte perballe saj, lutej me syte e tij per pergjigje, ftonte me shikimin e tij plot deshire Anen ne nje tjeter tango pasionante.

'Nuk duhet te kishe ardhur' ish pergjigja e Anes por zeri i saj i mbytyr tradhetonte qendrimin e venger e te ftohte dhe pas fytyres se ngrire fshihej nje buzeqeshje, lumturie qe ai ndodhej aty, qe ai luftonte per Anen edhe kur ajo ishte gunjezuar e pafuqishme per te kuptuar ndjenjat e saj.
Ai luftonte per te ndonese ajo sillej ftohte, ndonese ajo shtynte,  Marko luftonte ndersa Laerti ishte ftohur ne ftohtesine e saj, Laerti ish larguar.

'Nuk mundem dot me Ane, nuk mundem me keshtu.' shfryu i nervozuar. Ana mbylli deren duke u mbeshtetur pas saj dhe ndiqte me sy cdo levizje te Markos; se si kalonte duart ne floket e shpupuritur.

Heshti dhe priti, priti qe ai te vazhdonte te fliste, te shfryhej, te largohej... Te largohej sepse ajo vete ndihej e dobet per ta perzene.

'Thame qe do jemi miq apo jo?' u kthye drejt saj me syte pergjerues dhe priste. Ana pohoi lehtesisht me koke, dhe heshti, serisht heshti.

'Por ja ku jemi tani, perballe njeri tjetrit si te mos njihemi hic. Ja ku jemi, ku ti me injoron dita dites edhe me shume dhe kjo po me vret Ane. Indiferenca jote po me vret'

Mbylli syte sepse nuk mundej per nje sekond me shume te shikonte dhimbjen ne syte e tij, dyshimin dhe brengat qe sjellja e saj kish mbjelle ne ata sy qe dinin qe shkelqenin me driten e yjeve, ata sy qe i kishte pare te qeshnin e te lulezonin si fushat pranverore.

'Thuaj dicka' ndjeu hapat e tij teksa afrohej prane saj, ndjeu prekjen e bute te dores se tij qe gjente te sajen. Ndjeu aq shume dhe asgje ne te njejten kohe; asgje sepse dyshimet e saj ushqeheshin me cdo ndjenje te embel, gerryenin gjithcka. Ndjeu por refuzoi te ndjente, deshironte ti kerkonte te largohej por nuk mundej, deshironte ti pergjigjej me nje perqafim, me nje premtim per te qene bashke, me nje puthje por pikepyetjet e kishin burgosur si te ishin zixhire te hekurt... Ana heshti.

'Flit Ane. Pse fshihesh?' pyeti me zerin e zbutur teksa dora e tij perkedhelte krahun e saj, ngjitej lart per te mbeshtjelle supet e Anes, per ta shnderruar ate prekje te bute ne nje prekje kerkuese. Gishtat e tij ledhatonin lekuren e saj ne rrezen e qafes, ne lekuren aq te ndjeshme ku edhe buzet e tij shperthenin mijera shkendija... Ajo prekje aq te embel, aq torturuese theu heshtjen e saj, theu permbajtjen, logjiken e saj dhe si nje femije peshperiti...

'Me perqafo Marko'
Ne ate cast kishte nevoje per ate perqafim, ishte e etur per ate prekje, per ta ndjere sa me prane djalin qe e beri te ndjente, qe e beri te qeshte atehere kur vetem deshironte te qante.
U tensionua ne boshllekun e atyre pak sekondave kur gishtat e tij u larguan nga lekura e saj, ne ato pak sekonda kur syte e tij kerkonin ne te Anes pergjigjen e tere ngurrimeve, stepjeve, ato pak sekonda... Me pas edhe ai si ajo iu dorezua atij casti te ngarkuar me deshiren qe te dy ndjenin dhe e terhoqi Anen ne krahet e tij, e pushtoi ne nje perqafim qe ishte gjithcka.

'Ana...' nisi te fliste por Ana e nderpreu.

'Shtt, mos flit per vetem pak' kerkoi ajo duke u munduar te zgjaste ate cast ne perjetesi. Vetem ata te dy te perhumbur ne qetesi.

'Largohu tani, nese nuk do qe te te puth Ane.' Ishin fjalet e tij ato qe vodhen magjine e atij perqafimi, qe thyen qetesine. Ato fjale qe e frikesuan, fjale qe zgjuan dyshimet dhe frikerat, fjale pas te cilave gjeti Laertin, te cilin edhe njetjeter here e kishte sakrifikuar, per Markon, per ato ndjenja te reja ushqente. Ndjenja te paeksploruara, misterioze qe me fshehtesine e tyre e frikesonin.
U shkeput duke e shtyre larg vetes me duart qe dridheshin, te njejtat duar, gishta qe mbi nje ekran telefoni kishin thurur mesazh pas mesazhi drejtuar nje tjeter mashkulli. Nje tjetri qe tani dukej i larget, i huaj. A ishte me Laerti i njejti mashkull? A ishte ajo e njejta Ane? A ishte e njejta edhe pas tsunamit ne jeten e saj, tsunamit qe Marko e kishte sjelle?
E shtyu sepse deshironte ta urrente, deshironte ti mbante inat per tere dyshimet qe prezenca e tij kishte sjelle; per ato deshirat qe vetem ai dinte te ndizte. Por nuk dinte te urrente, dinte vetem ta dashuronte per ato buzeqeshjet e dhuruara, per shoqerine e tij, per gjithcka qe ai ishte. Ta dashuronte sepse ai ishte ai, Marko...

C'dashuri dreqi thua moj idiote. Pispiruqe e pavendosur. Si mund te dashurosh dike me te njejten zemer qe rreh per Lajen. Si mundesh?
Bertiste arsyeja, logjika por britmat e tyre dobesoheshin perpara rrahjeve te se cmendures zemer.

Ai deshiron te te puthe. Ai nuk ka frike te pranoje c'ka ndjen. Ai nuk trembet, ai shpreh. Ai do te te puthe po aq sac do edhe ti. Pse per nje cast nuk fshin cdo gje, Laertin me te cilin nuk fe lidh me asgje. Harro dhe ndiq deshirat e tua; puthe ti dhe harrohu ne puthjen e tij.

Po, ishte e pavendosur, po luftonte me vetveten per te kerkuar pergjigje qe dukeshin te largeta. E percare ne ate cka ndjente, ne ate cka mendonte zvarritej drejt nje zgjedhjeje qe ia impononte vetese, drejt Laertit. Zvarritej e lodhur se luftuari forcen magentike qe terhiqte drejt Markos.

Mjaftonte te clirohej, te ctensionohej, mjaftonte aq dhe do te fluturonte si nje flutur ne krahet e Markos qe vazhdonte priste, vazhdonte lutej me te njejtet sy te bukur qe ajo aq shume dashuronte, sy per te cilet enderronte, sy qe pikturonte me mijera ngjyra per te imituar ato mijera emocione e ndjenja qe ato percillnin.

Mjaftonte te rreshte se luftuari dhe do te ishte e tija, pergjithmone e tij...

Mjaftonte aq, nje sekond.

Mjaftoi aq, nje sekond ku i lejoi vetes te clirohej, nje sekond ne te cilin vrapoi drejt Markos dhe pa stermenduar ngjeshi buzet e saj ne te tijat pa e vrare mendjen qe ajo mund te ishte puthja me e keqe qe kishte dhuruar, pa e vrare mendjen per Laertin, per premtimet e pathena; pa e vrare mendjen per asgje vrau distancen mes tyre, theu ate largesine e krijuar, theu logjiken e mendjen e saj per te ndjekur rrahjet e zemres qe e cuan drejt Markos...

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now