E ARDHMJA JONE.🤗

41 8 30
                                    

"Ti je e ardhmja ime, e une jeta jote "
Keto fjale do te jene fillimi i nje endrre te pafund...
E ardhmja eshte thjesht nje sekret, nje iluzion te cilin mund ta shohesh vetem nese e deshiron.

Ne mbremje sapo u ndam nga Arido shkuam te gjithe ne shtepi.
Gjithcka ishte si e kisha lene, nuk kishte ndryshuar asgje qe nga rrembimi im.
Me kishte munguar aroma e asaj shtepie.

Ate nate erdhen te gjithe per darke, Avjusi, Skaili, Lajdel, Saroni dhe Sadi po  nxirnin tavolinat dhe karriget ne kopesht ,kurse Kiti, Sava dhe Fisja po gatuanin.
Dhe une do ndihmoja, por Eni dhe te tjeret s me lane.
Shkova me Enin te dhoma sepse ajo kembengulte qe sot te vishesha me bukur nga te gjithe.

Nuk kaloj shume dhe gjithcka ishte gati, ne te vertet Eni e teproj pak, por perseri nuk u merzita.
Sapo u bera gati te dilja nga dhoma krah Enit u degjua zeri i Avjusit i cili erdhi duke vrapuar drejt nesh.

- Andja, Eni...ejani se te gjithe po ju presin.

- More i pamend ,leri te tjeret por shiko Andjan si ka dal. - ia ktheu Eni e inatosur.

Avjusi u habit sa i ngeli goja hapur, kurse une u vura ne siklet dhe u fsheha pas Enit.

- Eni e teprove pak, si thua- i thash une me zerin e ulet.

- Jo aspak, perderisa Avjusit i mbeti goja hapur..ti je shume e bukur. - tha Eni me ze te plote dhe me pas u largua drejt guzhines.

E ngrire nga shikimi i Avjusit, hodha rastesisht syte te nje pasqyre ne cep te shkalleve.
Floket e arta binin shpatullave deri te mesi, nje fustan i bardh me bisht binte deri larte gjunjeve te bardha.
Buzet ishin lyer me nje roze te embel por qe s dukej shume.
Lapsi i zi  ma nxirte ne pah me shume ngjyren e syve.
Kur nga mendimet me koken drejt pasqyres me hoqi zeri i Avjusit.

- Je...epo shume e bukur. - tha Avjusi me syte drejt meje.

- Faleminderit- i ktheva pergjigje une.

- Shkojme ne kopesht, se po na presin- tha ai duke me kapur doren.

Une thjesht tunda koken ne shenj pohimi dhe filluam te ecnim.
Sapo na pane te gjithe mbeten te shtangur ne vend,pervec Enit e cila po vinte drejt nesh duke shfryre.
Ajo mori doren e Avjusit dhe e vendosi rreth belit tim, me pas e mbertheu nga briret dhe i dha nje te shkundur te mire.

- Po tani cfare pate!!- ia ktheu Avjusi i cuditur nga inati i Enit.

- Kur do mesosh se Andja nuk eshte shoqa jote, por eshte nusja jote e ardhshme, ndaj meso si te sillesh. - ia ktheu Eni duke mbajtur doren ne mes si me autoritare.

Sapo u largua Eni,ne po ecnim drejt te tjereve, kurse ata po duartrokisnin te lumtur.

Ishte nje nate e gjate, te gjithe kercyem pa pushim.
Ndihesha sikur gjithcka do rregullohej.

Rreth ores 21:00 te gjithe u larguan te lumtur.
Une u ngjita larte te dhoma e gjumit dhe cuditerisht me erdhen ne mendje historit qe me tregoj Arido per Avjusin.
Eshte e vertet se une nuk di asgje per te, kurse ai me njeh mua me mire se une veten. Kur nga keto mendime me largoj zeri i shqetesuar i Avjusit.

- Andja, ende s ke fjetur....mos te shqeteson ndonje gje??

- Jo, por mu kujtua dicka qe me tha Arido lidhur me ty dhe kjo me dha mundesin te mendoj se une nuk te njoh ende.

- Po, ke te drejt, por une nuk e kam nje te shkuar, ndryshe nga ty.- vazhdoj  te tregoj ai...une isha thjesht nje hije qe endesha ne erresir, kur mesuesi magjik para meje me zgjodhi mua.
Ai me dha trupin,fuqit dhe jeten e tij.

- Te lutem, dua te shoh ty si je ne te vertet, Avjus.

- Por....une.

- Une s kam frike prej teje.

Avjusi uli koken dhe filloj te ndryshoj...trupi i tij u be i gjithi i zi, ne duar i dolen kthetra, pjesa e kraharorit u mbulua me pend te zeza.
Ishte nje monster, dhe nese forma e vertet e Aridos ishte e frikshme, forma e Avjusit ishte me keq .

Nuk kisha frike ,por e veshtroja pa ndalim. Kur zeri i tij i thelle me beri te dridhem.

- Andja, ky jam une, nje perbindesh.

Une u afrova me pran tij dhe u mbeshta  ne krahet e Avjusit. Ai u largua pak prej meje dhe filloj perseri te fliste.

- Andja, une pranova te behesha mesuesi magjik i nuses antike sepse mendoja se do isha perseri i lumtur.
Kisha te drejt....qe kur ti erdhe ne jeten time une kam ndryshuar, sa tani as e mendoj jeten pa ty.
Ti nje dite do te rritesh dhe do te behesh nje grua shume e bukur, do te gjesh dike qe do ta duash dhe do shkosh pran tij,por mos harro te vish te na takosh.
Une do te gezohem shume kur te hapesh deren si tani dhe te vraposh ne krahet....

- Pse ndalove, Avjus!!

- Jo...por ti duhet te vish me burrin tend, dhe duhet thjesht te me pershendesesh, se do te behet xheloz ai.

- Po sikur une te mos largohem kurr prej teje....po sikur ti te jesh ai qe une dua te jetoj...Avjus.

- Andja,por une jam....

- Ti je burri im i ardhshem. - i thash e vendosur dhe e perqafova forte.

- Andja ime, une te dua shume, por a do ta doje ti nje te ardhme me mua!

- Me shume se jeta, Avjusi im....tek e fundit Eni do te vrasi nese te degjon dhe njeher fjale te tilla.

- Po, por ti si ke provuar ndonjeher grushtat e saj.

- Po, tani mu kujtua kur humba krahun te toka e dragonjeve dhe Lajdel ma zvendesoj me nje krah magjik.

- Po, por perseri une e hengra grushtin, sepse ajo me fajsonte mua.

- Jo Avjus...Eni eshte vetem pak e rrept.

- Sigurisht, si diten e pare qe erdhe ketu,  Ajesi dhe ato zanat picirruke po prisnin te dritarja, kur ti do laheshe.

- Edhe ti s ishe pak, doje te me laje vet...

- Ende me kujtohet shtepia si u katandis, duke te ndjekur ty ....madje si te mos mjaftonte i tregove dhe Enit diten e pare qe e njohe.

- Po, mu kujtua grushti qe more ate dite.

Se kisha menduar ndonjeher se sa kohe kan kaluar qe kur e takova Avjusin dhe te tjeret.
Sa histori kemi bashk...dhe sa te tjera do te kemi ne te ardhmen.
Kete nate me zuri gjumi prane Avjusit dhe e lumtur duke enderruar per te ardhmen tone.

- Sa te dua, nusja ime...sa e deshiroj nje jete me ty. - foli per here te fundit Avjusi ne ate nate dhe e zuri gjumi me aromen e saj te trendafilt.

Sonte nata kaloj e lumtur...me ne fund Andja dhe Avjus thuren te ardhmen e tyre dhe kujtuan te shkuaren e harruar.
Dhe neser ata do te kalojne nje dite te gjate se bashku, do takojne miqt e tyre dhe nata do ti zeri pran njeri tjetrit, por mengjesi do te sjelli lot ne syte e te gjitheve.
A do te jetojne me te vertet te lumtur Andja dhe Avjus, apo do ti marri zvarr jeta??

ILUZIONI I LIQENIT. Complete ✅Where stories live. Discover now