Revenite, Oto.

50 7 111
                                    

Syte mu hapen nga nje zhurme e çuditshme qe po hynte ne veshet e mi, si nje muzike e larget. Me aq sa mbaja mend, nuk kishte ndonje feste ne hotel dhe prane tij, nuk kishte asnje restorant apo klub. Zhurma i ngjasonte me shume asaj te nje mermerime dhe u tremba se mund te na kishte hyre dikush ne dhome, ose se ashtu siç tha Kluki, Tomi mund te ishte kthyer ne nje fantazem qe do te na perndiqte. Ama, kur hapa syte, vura re se dhoma ishte rrethuar nga nje drite e portokallte.

U ngrita ndenjur dhe vura re se tavolina qe qendronte menjane, tani ishte vendosur ne qender dhe ne te, ishin vendosur disa qirinj. Ne dysheme, prane tavolines, ishte ulur Oueni. Rrudha ballin dhe picerrova syte per te pare me mire. Oueni seç po bente disa levizje me duar dhe ngjante si budalla, aq sa pata merak dhe terhoqa celularin gati per te marre ambulancen, kur u kujtova se nuk e dija numrin e emergjences.

-Ouen? -e thirra me ze te ulet. Kluki levizi ne shtratin e saj dhe e kuptova qe, se shpejti do te ngriheshin te gjithe. Me siguri, babi do te acarohej shume qe ia kishin prishur gjumin ne mes te nates.

Ai nuk mu pergjigj, por vazhdonte luante me tymin e qirinjve si budalla. Jo se nuk kishte qene budalla, por tani sikur i kishte krizat shume te theksuara. U ngrita tere pertese prej shtratit duke mallkuar njerezit qe edhe ne pushime, nuk te linin te flije gjume rehat. Kur u afrova prane Ouenit, pashe se po levizte duart siper qirinjve dhe duke qare, po mermeriste fjale pa kuptim. Me dukej se vertet, kishim nevoje per urgjencen.

-Çfare po ben? -i peshperita, duke i dhene nje shqelm ne kembe. Ai me ngriti doren si per te thene te pushoja. Guxonte ky buzequmeshti te me ngrinte doren! Une ia merrja, ia thyeja dhe s'e pyesja fare.

-Mbylleni ate dreq drite! -gati bertiti Kluki, duke hapur njerin sy. Po me bertiste edhe mua sikur i kisha hapur une qirinjte, jo Oueni i çmendur. -Na late pa gjume! S'do veme edhe syze dielli kur fleme gjume tani, vetem se luani ju me qirinj!

-S'i kam ndezur une, i ka ndezur Oueni, -ia ktheva. Oueni vazhdonte fliste me veten si i semure. Mund te ishte edhe i semure, sigurisht. Vrasesit serial ishin gjithmone njerez me probleme ne tru.

-Oueni i ndezi, ti fiki. -Kluki u kthye nga ana tjeter dhe guxoi te me kthente shpinen. Isha bere gati ta merrja koken e Ouenit te çmendur dhe ta plasja me ate te Klukit qe bente sikur ia kisha per borxh vellait tim te semure te ndizte e te fikte qirinjte.

Pa ditur çfare te beja, se isha rrethuar nga budallenj gjithandej, u ktheva ne shtratin tim dhe u perpoqa te mos i degjoja mermerimat e Ouenit te semure. Neser do i thoja mamit ta çonte Ouenin ne spital, se ku i dihej, mbase na vriste e ne te tjereve. Sapo u ktheva me fytyre nga muri, degjova nje hungerime dhe pastaj, nje hije te shfaqej ne mur. Ishte zgjuar babi.

-Çfare jane gjithe keta qirinj? -pyeti i habitur dhe i pergjumur. Une u ngrita serish ndenjur. -Ouen, po te flas, more bir. 

Oueni i ngriti doren njejte si beri me mua. Vete fliste, vete qante ky femije. Nuk kishte qene keshtu femijeria ime. Po me vinte keq per Ouenin qe u çmend kaq i vogel. Edhe une e çmendur isha, e pranoja, por kisha qene ne rregull nga trute e vogel kur kisha qene sa Oueni.

-Mos eshte somnabul ky, moj? -u kthye nga mua babi. Duhej te me kishte pare qe isha ngritur ndenjur prej shtratit. Une ngrita shpatullat, se s'kisha çfare t'i thoja: t'i beja te ditur hipotezat e mia se Oueni mund te ishte vrases serial? -Ouen, djale, ti vazhdo flit me veten po deshe, por fiki qirinjte se ne te tjeret do te fleme gjume.

-Babi, ka mundesi? -foli papritur Oueni i çmendur. -Po perpiqem te komunikoj me shpirtin e Otos. Eshte ditelindja e tij sot dhe shpirti ringjallet çdo ditelindje.

-Kush t'i tha keto llafe plakash? -Babi ktheu koken nga gjyshja. -Kluki t'i tha?

-Ç'a pune kam une me shpirtrat? -u hodh perpjete gjyshja sikur ta kishin akuzuar se kishte vrare dike. -Dhe ç'a pune kam une me djalin tend te çmendur njehere? Mua ma drejtoni gishtin gjithmone ju. 

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now