Plani i babit per gjetjen e parave.

44 6 166
                                    

Kishim nje ore plot qe vetem qendronim ulur ne shtreterit tane dhe askujt nuk ia mbante te fliste. Une po pyesja veten se si isha treguar aq budallaçke sa kisha harruar ekzistencen e gjyshit. Po ai pse nuk na kishte telefonuar? Gjyshi dinte si te perdorte nje celular iPhone, keshtu qe dinte edhe te telefononte. Vetem nese kishe ndodhur diçka tmerresisht e keqe, qe nuk e kisha idene çfare mund te ishte. Ne familjen tone, gjerat mund te shkonin ters, por asnjehere keq ne kuptimin e vertete te fjalise "keq".

-Duhet te telefonojme ne shtepi. S'eshte normale qe s'na ka telefonuar fare, -tundi koken e shqetesuar mami.

-Vetem nese ka ngaterruar hotel dhe tani, po ben qejf, -shfryu Kluki. -Ose ka bere ndonje krim i mallkuar dhe ka ndryshuar identitetin dhe nuk rrezikon te telefonoje. Sikur nuk e njihni ate ju!

-Po ç'a krimi ka bere ai, aman? Ai s'ka breke ne bythe, -gati uleriti babi. Dukej shume i nxehur. S'kishte faj, por ashtu siç nuk ishim kujtuar ne per gjyshin, ashtu nuk duhej te ishte kujtuar as ai per ne.

-Po ç'a te them, o Fin? E telefonojme, -vazhdoi te shfrynte Kluki.

Babi u duk se u dorezua dhe e pranoi idene e saj, sepse nxorri celularin dhe pasi gjeti numrin e gjyshit ne kontakte, e shtypi dhe e vendosi celularin ne vesh. Nga korridori -meqe dera ishte akoma e hapur -pashe te kalonte ajo gruaja qe kishte thene se Oueni tentoi vetevrasjen. Na hodhi nje sy dhe kur me pa, me ngriti doren. Une e injorova si gjeja qe dija te beja me mire dhe ajo fatmiresisht, u zhduk.

-Nuk e hap celularin langaraqi! -shpertheu i acaruar babi, duke mbyllur telefonaten. -Kushedi ç'i duket vetja! 

-Une e pashe njehere gjyshin, -foli papritur Estela. I hodha nje sy e tronditur: jo per faktin se kishte pare gjyshin, jo, por per faktin se nga kur kishte nisur Estela te shikonte njerezit?

-Po pse nuk na the edhe ne te tjereve? Ta kishim takuar, te pakten, le te mos e kishim marre me vete, -tha i habitur babi.

-E pashe ne Tik Tok, -shpjegoi ajo. -Po shikoja ca video edhe me doli gjyshi. Ishte live, por mua sikur ishte ne shtepi mu duk. Ne banjo.

-Po ai ne banjo po rri qe prej kohes kur kemi ikur? -Kluki rrudhi ballin. -Po pi uje çezme dhe po ha shampo? S'merren me vesh njerezit.

-Po jo, Kluki, se une kam ca dite kur e pashe. Mbase diten e pare kur erdhem ketu. Por nuk thashe gje, se ai do te merrte taksi gjithsesi, apo jo? -Estela mblodhi supet duke u justifikuar.

-Po pse po na plas kaq shume njehere? -Oueni u ngrit me kembe. -Gjyshi mire eshte perderisa ben video live ne Tik Tok. Ç'a kemi qe panikosemi ne? Pa lidhje. Njerez te trashe.

-Mire e ka Oueni, -e mbeshteti babi. -Mbase ai s'ka dashur vete te vije. S'kemi pse e telefonojme. Po deshi te marre vete. S'do te rrime te shqetesohemi edhe per pleqte tani. I madh eshte, s'eshte bebe qe te kujdesemi ne per ate.

-Pikes i re, -pohoi me koke edhe Kluki.

Por mua me dukej pak e çuditshme qe gjyshi nuk ishte kujtuar fare te na telefononte. Une nuk para flisja shume me gjyshin, se ai ishte pak ndryshe nga ne te tjeret, por e dija qe nese zhdukeshim keshtu, do te na telefononte. Por ai sikur u thith nga toka dhe nuk u kujtua fare te na bente nje telefonate. Mbase kaq rendesi kishim ne per gjyshin, nuk isha e sigurt. 

-Me falni, -u degjua nje trokitje ne deren pa dere. Ngrita koken dhe pashe Frederik Tersin. -Doja t'ju kujtoja per parate. Per komone qe rrezuat dhe per dyert e shqyera.

-Prit njehere, prit, 'parate, parate' ky. Prit te marrim fryme njehere, te marrim vesh çfare po ndodh, -e nderpreu babi. -Te duket sikur e rrezuam ne komone? Ate e mori era. Po dyert te duket sikur i shqyem ne? Njeren e shqyet ju, kurse per tjetren na hyne disa hajdute ne shtepi. Çfare faji kemi ne ketu? Te fajesojne kot.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now