pjesa 6

74 6 1
                                    

Tere gezim Celi u fut ne dhomen e Anes dhe e perqafoi ate. Ajo ishte dobesuar shume qe nga hera e fundit qe ai e kishte takuar ate.

" vogelushe, i hape syte me ne fund" tha Celi i cili kishte lot gezimi ne sy.

" Cel, c'ben ketu ti? Si me gjete?" Pyeti Ana Konfuze.

" ke dhe goje dhe me flet he? Del perpara makines time per te vrare veten dhe ne fund me pyet se cbej ketu? Cfare po perpiqesh te besh he? A e di sa na ke trembur?"

"Une...me..me fal, nuk doja te te trembja, vetem se une..." filloi te fliste Ana e cila nuk e mbaroi dot fjaline dhe syte iu kthyen te kuq nga trishtimi dhe dhimbja qe ndjente.

" shh vogelushe, tani nuk je vetem, une jam ketu me ty" Tha Celi i cili ishte duke e perqafuar Anen ne keto momente.

Ne kete moment ne dhome hyjne familja Rama brenda dhe shohin Anen dhe Celin duke u perqafuar.

" Ana, u zgjove me ne fund? " pyeti Lina me lot ne sy.

" A e di sa na ke trembur, por tani kaloi, jemi te tere me ty tani." filloi te fliste Berti, i cili ishte duke pare nga Ana e cila kishte nje shikim ndryshe ne sy, sikur dukej tjeter njeri.

" Ana a je mire?" Pyeti me ne fund Eli, i cili po vdiste nga ankthi qe po ndjente ne keto momente.

Ana i pa te tere ne sy dhe te tere ndiheshin fajtore per te, prandaj ishin ketu, por ajo nuk e donte kete. Ajo thjesht donte qe ata ta donin ate por mesa duket nuk eshte e mundur ne kete jete.

" Cel, ku eshte canta ime?" Pyeti Ana duke pare nga Celi dhe duke i injoruar te tere ata.
" ketu" tha Celi, i cili u ngrit dhe i dha canten Anes. Ana e falenderoi me sy dhe me pas hapi canten e vet, dhe nga canta nxorri nje karte krediti, dhe me pas pa nga Berti dhe Lina.

" Zonje, faleminderit per shqetesimin, une jam mire. Ju falenderoj qe jeni ketu por nuk ka nevoje te vini me. Fundja fare ne nuk kemi lidhje me njeri tjetrin" tha Ana me syte e kuq. Vetem ajo e dinte se si po i mbante lotet ne ato moment, sepse nuk donte te qante perpara atyre. Ata nuk donin ta kishin prane ate dhe ajo po e pranonte kete fakt. Me pas e la Linen te shtangur ne vend e cila kishte dhe lote ne sy dhe u kthye nga Berti.

" zoteri, urdheroni, ketu eshte karta e kredit qe me keni dhene, nuk kam levizuar as edhe nje qindarke. Une nuk kisha nevoje per para, kisha nevoje vetem per dashurine tuaj, por mesa duket ne zemren tuaj nuk ka vend per mua, por gjithsesi ska gje. Kur me moret ne shtepine tuaj isha plot endrra por ju i thyet te tera ato enderrat e mia. Tere keto muaj me ju, as nuk ju interesoi se si ndihesha une qe kurre nuk e kam patur dashurine e prinderve kur ju kujdeseshit per Lelen, se si ndihesha une kur ju me kondiseronit mua te padukshme ne ate shtepi, se si ndihesha une kur ju nuk me besuat asnjehere por vetem me gjykonit me syte tuaj, sikur une isha nje barre per ju. Po njese ska me rendesi tani. Faleminderit zoti Berti, merrini parate dhe une nuk ju kam me asnje borxh juve. Harrojeni qe une ekzistoj." Tha Ana me gjysem zeri sepse vetem ajo e dinte se sa e veshtire ishte per te, ti thoshte keto fjale. Pasi mbaroi me prinderit e saj u kthye nga Eli, Sokoli dhe Miri.

" Eli, ti e di shume mire se kush te shtyu dhe kush jo dhe pse nuk deshiron ta pranosh, po ska gje mbroje motren tende te dashur. Tani une po largohem dhe ska me nevoje qe te vish dhe te me kercenosh mua" tha Ana, duke e lene Elin ne vend. Me pas ajo u kthye nga  Miri dhe Sokoli.

" Miri, Sokol, ju kam therritur 'vellezer' deri me tani, por mesa duket ne zemren tuaj nuk ka vend per mua. Jam munduar gjithmone te ju afrohem, por ju sma dhate kurre kete mundesi. Une di cdo detaj per ju, cfare pelqeni, cfare jo, cfare hani, cfare jo, po ju a dini ndonje gje per mua? A me keni pyetur ndonjehere nese kam dashur te dal me ju sa here ju keni dalur me Lelen?, A me keni pyetur ndonjehere nese kam faj sa here qe ndodhte dicka?" Pyeti Ana me syte e kuq, me shume se asnjehere dhe me fytin e thare.

" Po me thoni, cfare gabimi kisha une?, he Zonja Lina, me thuaj ku e kam gabimin une?" Filloi te pyeste Ana, duke i lene te tere me lot ne sy, sepse askush nuk dinte se cfare pergjigjeje ti jepte asaj. 

" Po me thoni, cte beja une kur Lela i thonte tere atyre te shkolles, qe une jam jetime dhe familja juaj me mori mua brenda vetem nga meshira, cfare te beja une kur te tere me shikonin me meshire, cfare te beja une kur mesuesit me shikonin me perbuzje sepse nuk kisha prinder qe te vinin ne mbledhjen e prinderve dhe te pyesnin per mua, cfare te beja une kur ju shikoja juve gjithmone prane Leles?, cfare te beja une kur Lela mburreshe ne syrin tim se si familja ime kujdeseshe per te dhe jo per mua, cfare te beja une kur mamja e saj me gjuante dhe me linte pa ngrene, me thoni cfare te beja une?" Tha Ana e cila nuk po mundeshe me.

"Po ska gje, qe sot e tutje, nuk keni pse me duroni me. As une nuk kam pune me ju, as ju nuk keni pune me mua. Shpesoj te jeni mire." Tha Ana e cila ishte gati per ti rene te fiket. Sapo doli nga koma dhe iu desh te perjetonte tere kete skene.

Hi, vote and comment pls

AnaWhere stories live. Discover now