pjesa 11

174 7 11
                                    

O zot, cfare ndodhi keshtu, ai...ai i mori puthjen e pare asaj, dhe ajo ne fakt nuk e largoi, por ja ktheu puthjen me po te njejten deshire si ai. Si do mundeshe ta shikonte ate ne sy ne te ardhmen? O zot po sikur ta kene pare te tjeret? Mesa duket sdo te mundem te zbres dot poshte. Me e mira, do te jete nese nuk i dal perpara askujt keto dite.

Nga ana tjeter Celi, ishte duke u ndjere ne qiell te shtate, buzet e saj ishin kaq te embla, uffff hutoheshe vetem kur e mendonte dhe me zor i bente balle tundimit per te shkuar serisht ne dhomen e saj dhe ta puthte me pasionin qe po ndiente ne ato momente.

"Ufff se di pse trupi im reagon kaq shpejt ndaj saj, duket sikur nuk e permbaj dot veten. Me siguri as nje banje me une te ftohte sdo me qetesoje tani. Ajo pas nje muaji mbush 18 vjec. Me ne fund u rrit, dhe u rrit vetem per tu bere e imja." Mendonte Celi i cili, me zor priste ta bente te tijen. Madje ai ndjente nje deshire te brendshme brenda tij,  ai donte ta mbante ate te fshehur ne shtepi, dhe te mos lejonte askend te ta shikonte ate dhe ti krijoheshin mendime ne koke per ta marre ate prej tij, por ai e dinte qe ai nuk mundej ta bente kete gje, sado qe do te donte. Ajo ka lindur si shpirt i lire, eshte kaq e bukur, kaq e dashur dhe naive, fiks si nje engjell i derguar ne kete bote kaq mizore per te. Por tani nuk eshte me vetem, tani ai do te jete aty per ta mbrojtur ate.

"Ana hajde poshte, qe te hash"- bertiti Bona nga kati i pare.
"Jo tani teze, se nuk me ka narre uria akoma. Ndoshta ha me vone kur te zbres poshte."- ia ktheu Ana nga lart. Nuk kishte shance, qe ajo te zbriste poshte dhe ti shikonte ato ne sy pas asaj qe ndodhi.

" hahah ti e di Ana, thjesht mos e ngordh veten per te ngrene." Tha Bona duke qeshur serisht.

Shkoi ora 12 e nates dhe Ana po ngordhte per te ngrene. Tani me siguri te tere do te jene ne gjume neper dhomat e tyre dhe Ana mund te zbriste poshte per te ngrene dhe ne kete menyre nuk do ti haste ato. Ndezi blicin e teles dhe me avash dhe pa bere zhurme po zbriste poshte per ne guzhine. Arriti aty dhe sapo do te ndizte driten e guzhines nje dore e kap nga beli dhe e terheq nga vetja duke i vene dhe nje dore ne goje, ne menyre qe te mos bertiste.

" Cfare je duke bere hajdute vogel? Hahah"- pyeti me ze te ulet dhe duke qeshur Celi
"Une....Ti..." filloi te memeriste Ana.
" Une cfare?" pyeti Celi
"Ti e ke fajin, pse me puthe kur te tere ishin aty he? Ti i ke fajet" tha Ana me nje fryme dhe pa e menduar gjate.
" hahahah domethene kur te jemi vetem mund te te puth?" Pyeti Celi duke qeshur.
" Ti...ti perfunfimisht sbehesh me, je idiot, i lajthitur; si munde te me puthje nje here, si me puthe ashtu idiot." Filloi te thonte Ana , dhe vetem kur ndjeu Celin ta puthte serisht. Kete here aji mundi ti ndjente shijen e buzeve por papritur u rikthye ne realitet dhe e kafshoi tek buzet.
" cfare je duke bere more idiot?" Filloi ta pyeste Ana tere nerva.

" po te kerkoj te behesh e dashura  ime pra. Po te kerkoj te kalosh jeten me mua" tha Celi i cilu ishte ende duke e pare ne sy.

Ana shtangu ne vend. Nuk e kishte menduar kurre qe Celi do ti thonte ato fjale. Nuk dinte cfare ti thonte. Ajo ne fakt nuk e kishte menduar kurre qe Celi e pelqente ate.

" ha ha mos u tall" tha ajo edhe pse e dinte ai sdo te bente kurre nje shaka te tille.

" Nuk jam duke u tallur dhe ti e di mire kete" ths Celi duke iu afruar me afer.

" Une...nuk di cfare te them"
" Me thuaj vetem Po"- tha Celi me syte plot shprese

" Me ler kohe ta mendoj"
" Deri neser ne darke ke kohe, jo me shume. Hajde ha tani se ske ngrene tere diten."
" Ti ke bere sanduic per mua?" Pyeti Ana me habi.

" Normale sepse e dija qe ti do te vije te haje pas ores 12. Je shume e parashikueshme e di kete?" Tha Celi duke thene.

" Nuk jam e parashikueshme vetem se me njeh ti mire."

" Mire, mire ashtu si te thuash ti" tha Celi akoma duke qeshur dhe te dy u ulen per te ngrene.

Vote and Comment pls

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Jul 16, 2022 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

AnaWhere stories live. Discover now