Nje mori emocionesh

227 20 0
                                    

" Don't miss her when she's gone , miss her while she's here, and fight for her while she's in the ring. This is how you grow to appreciate her presence and nurture the love. "

Rrezet e diellit depertonin nga dritarja e dhomes se tij te gjumit , ashtu sic depertonin ne trurin e tij mijera kujtime te trishta , ashtu sic depertonin ndjenjat e tij te lenduara ne shpirtin e tij te derrmuar per te lene pas nje shije hidherimi ne venat e tij , te cilat , keto te fundit , do ta shperndanin ne cdo qelize te trupit duke depertuar me pas direkt e ne zemren e tij, per ti dhene nje goditje therrese. U zgjua. Koka i dhimbte nga pija, kurse dhimbja e zemres nuk po e linte ta vazhdonte ate dite normalisht. Goditjet e kamzhikut te drejtuara nga ndjesite e se kaluares, ndaj zemres se tij po i linin shenja. Plage te cilat akoma nuk ishin sheruar. Kush thote se koha sheron plaget e ka gabim. Koha te meson te jetosh me ato plage dhe te shton mallin , ndonjehere te fshin dhe memorien , me ane te sklerozes, por qe Franko nuk e kishte kete fat.

Franko POV

Epo ne mos fati , e gjejm zgjidhjen te zanati . Besoj se te drogohem do jete nje arratisje e mire ndaj ketij realiteti .

Teodor POV

Se ca ben gjithe diten ai Franko-ja ne dhome nje Zot e di ! Keto dy dite eshte distancuar nga bota fare ! Mire ai po me ka lene dhe mua pa palester .Pune per te nese do te rrij qullac, une duhet te vazhdoj rutinen time dhe pa te . E pike e zeze cna gjeti ! E kuptoj dhimbjen e tij por dreqi ta haj jane bere vite . Por sinqerisht dhe aq sa eshte treguar , eshte treguar i forte ... E ka humbur mamane qe ne moshe te vogel e duke mos mjaftuar kjo jeta perhere e ka perballur me  humbje dhe sfida nga me te ndryshmet. Me babane si ka dhe aq mire marredheniet , pothuajse nuk flet fare mbas vdekjes se mamase , dhe qe i vogel dajat e kane futur ne nje nder bizneset e tyre. Biznes droge. Ishte peshk i vogel atehere, por qe ne ate kohe kishte notuar ne ujera te thella. E tani eshte nje nder peshkaqenet me te rrezikshem ne ate bote nenujore. 

Nderkoh teksa mendime te tilla i vertiteshin ne mendje, veshi tutat sportive , mori canten e tij dhe u nis drejt palestres. Sa beri te hynte ne dere , nje ze meliodoz u degjua pak me tutje.

- Mirupfshim vajza! Shihemi neser! - tha vajza qe Teo po e ndiqte me sy derisa ajo hypi ne autobus dhe iku.

Sa ze te bukur paska! Ato syte e saj jeshil ..Oh Zot , dua te zgjohem cdo mengjes duke degjuar zerin e saj engjellor , teksa syte e saj me veshtrojne duke me bere te ndihem ne nje dimension tjeter, e aroma e flokeve te saj te portokallte me largon mallin per parajsen. Ajo femer duhet te behej e tija. 

Nje mori emocionesh kishte ndjere Teo ne ato momente.Emocione te cilat nuk i kishte ndjere me pare me asnje femer .E me ate, keto emocione po i pushtonin gjithe qenien sikur te kishte pare shpirtin e tij binjak.

S'dinte asgje ne fakt per ate apo nese do ta shihte perseri , por duke e gjykuar nga veshja dhe nga fjalet e fundit qe tha, gjithashtu dhe nga vendi prej te cilit doli , vajza ishte volejbolliste , me ekipin e Tiranes mesa dukej dhe neser do te kishte perseri stervitje . 

- Do te shihemi bukuroshe ! - tha nen ze Teo dhe u fut ne palester , per te djersitur ato 2 ore ne vazhdim.

Franko POV

Isha duke grushtuar thesin tim te boksit , ka qene perhere nje shperqendrim i efektshem dhe njekohesisht nje kenaqesi per mua , dhe vej re deren qe hapet dhe shoh shokun tim te ngushte me nje buzeqeshje nga veshi me vesh . Hahaha me siguri do kete zene ndonje femer ! Eshte dhe disi i ndrojtur ky per keto pune me zor e hedh hapin ... Pa te shohim c'ka bere ...

- C'me je bere ashtu sikur ke kaluar ne orgazme  Teo? Hahaha. Pellumbi im i bukur ti. E kishte te ngushte te pakten apo s'ka rendesi thuaj , te pakten ishte femer.

- Nuk jane te githe manjake seksi si ti Franko. Ty vetem aty te rri mendja . S'do mend qe ndihesh bosh.

- Po ti qe si ke pare si objekte seksi ndihesh i plote , ndihesh mire ?! - tha Franko me nje ze me ton me te larte dhe ne dukje i acaruar.

- Epo me mire se ti ndihem ... - ja ktheu tjetri dhe u largua qe aty para se Franko ti prishte humorin.

- Kete do e shohim, - tha Franko dhe pse Teo kishte ikur me kohe - shpresoj te biesh ne dashuri dhe te shohim si do ndihesh ne fund. E pastaj hajt e me gjyko per menyren si vendos te perballem me jeten .

'' Thone qe dashuria eshte nje arsye per te jetuar, por per disa eshte arsyeja pse ndihen bosh , si te vdekur mes te gjalleve. "


Pra te dashur lexues ne kete pjese ne mesojme disa te dhena per jeten e Frankos sic e keni vene re dhe vete, gjithashtu qe shokut te tij , Teos, i ka rene ne koke per dike . Ne mos me shikim te pare , me shikim te dyte medoemos. Dhe ne baze te pershkrimit vajza per te cilen behet fjale eshte Kiara.

Por a do gjeje guximin Teodori te hedhi hapin e pare drejt Kiares ? Do ja shprehi ndjenjat e tij ?

Dhe nese po , a do te lindin te njejtat ndjesi per Teon tek Kiara ? Ndoshta ajo do ta doje me shume , ndoshta me pak , ndoshta nuk do ta doje fare ose ndoshta nuk do ta marre vesh kurre qe dikush aty jashte ka sy vetem per te dhe te njejten gje do te donte dhe ai prej saj.

Nderkohe le te rikthehemi pak te Aurora me Maksin dhe kandidatet e tyre... Po me ta c'fare do ndodhe?

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

P.S Shpresoj te jeni duke ja kaluar mire ! 

Nese po ju pelqen historia , jeni te mirepritur te votoni. Mund te votoni ne cdo kapitull.

E vleresoj cdo vote dhe cdo koment.  Nje mbeshtetje e tille do te thote shume per mua. :) 

AuroraWhere stories live. Discover now