Prologu

2.8K 124 148
                                    

E veshtroi thelle ne sy ndersa e pyeste per te vetmen gje qe e shqetesonte ne ato dite. E ai hodhi shikimin drejt dritave te Tiranes, qe cuditerisht ate nate, shkelqenin shume fort. Pamja me e bukur qe mund te gjeje ne ate qytet. Larg tij, ne maje te Dajtit. Vetem.

'A do me japesh nje pergjigje?' pyeti serish, ndersa duart i mbante te kryqezuara.

Ai mori fryme thelle, e pa ate si te qe e vetmja gje e mire ne jeten e tij dhe u relaksua. E terhoqi prane vetes, kryenecen qe e cmendte perhere me pyetjet e saj kurioze.

Vajza tentoi disa here ti shmangej prekjes se tij sepse e dinte qe nese perfundonte ne krahet e djalit, do ish veshtire te bente rezistence. Kishte nevoje per pergjigje.

'Do vertet ta dish?' i preku faqen bute dhe lehte.

'Po' u perpoq qe zerit ti vishte ca nuanca force. Sdonte te thyhej para tij.

'Je njeriu me te cilin dua te rri tere kohen, qe ma mbush shpirtin' fjalet e tilla zor se i nxirrte ndonjehere. Vec kur detyrohej nga situata. Ose nga ajo. Njesoj ishte.

'Kjo seshte pergjigjia qe une dua' u perpoq te largohej prej tij. U perpoq...

'Cfare do te dish, pra?'

'Cfare jam une per ty? Eshte kaq e thjeshte. Smund te thuash nje shoqe, sepse nuk besoj se shoqet e tjera i con ne vende te tilla, i shoqeron ne shtepi, i merr nga puna apo i puth tere kohen'

'Je e dashura ime. Te gjithe keshtu te njohin'

'Te gjithe? Kush jane te gjithe?'

'Shoket e mi, prinderit, vellai. Kushdo qe me ka pare me ty. E une i kam thene qe jemi bashke. U binde qe e gjitha eshte seriozisht me ty, tani?'

Vajza shpesh ngurronte qe djali sdonte tia dinte per te. Qe ndoshta vec kalonte kohen me te, ose donte te plotesonte egon e tij qe mund te kishte ne dore nje vajze nga ato te mirat qe fliteshin perhere ne fis. Nje vajze qe skish patur kurre te dashur, qe skish dale me djem te tjere. Por ne te njejten kohe, nje vajze qe luftonte per veten dhe ishte ndryshe.

'Kjo tregon qe e ke seriozisht me mua?' ngriti njeren vetull, veprim te cilin ai e urrente.

'Mos e bej ate'

'Cfare?'

'Ate fytyren dyshuese. E ben gjithmone. Me bezdis'

'Ty gjithmone te bezdis gjithcka e imja'

'Perkundrazi. Une dua gjithcka tenden' dhe e puthi.

Ajo u drodh ne krahet e tij, perhere ashtu ndodhte. Dukej sikur ai i kishte bere magji, sepse askush se kish prekur ne ate menyre. Askush sia kish depertuar shpirtin ne ate lloj forme. Duhej te vinte me patjeter djali me syte e shkruar e buzeqeshjen vrastare, qe te bente muret e vajzes te binin pertoke.

'Te kam shume xhan. Shume' i peshperiti fare prane veshit te tij dhe per nje cast donte vec te qante.

Sdinte ne donte te qante nga gezimi i thelle qe e kishte pushtuar apo nga dashuria qe ngadale rritej brenda saj. Sditi ta shquante. Ama, dic dallonte. Djalin qe kishte ne krah, donte ta kishte deri ne perjetesi. Packa se kishte frike ta pranonte me te larte. Ajo donte te kalonte cdo dite te sajen prane tij.

'Edhe une, drite. Edhe une'


Ditet e karantines bejne te veten. Ja tek e keni serish historine e Klares dhe Alionit. Do kete 1 pjese ne dite, FYI.

Oh and the beautiful cover is made by one and only AIGIMIV Te du o shpirt i bukur.

Pres per komente, kritika dhe mesazhe 😜

Mbani mend qe Klea ju do shume ❤️

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now