16

821 65 17
                                    

'Ja po vij. Mora urbanin, per 20 minuta maksimumi jam aty' i tha shoqes se saj ne telefon, me te hipur ne urbanin e linjes se Porcelanit.

Kishte mbaruar vone pune ate dite. Pacientet kishin qene rradhe dhe ora 7:30 e kishte gjetur duke mbyllur deren kryesore, bashke me alarmin.

Erresira kishte nisur me kohe te vishte Tiranen, zhurmat sa vinin e shtoheshin. Qyteti ishte me i gjalle se kurre, njerez qe vraponin, hipnin ne urbane, makina te ndala nga semaforet. Zogu i Zi perhere kish qene lemsh, me drejtime te ndryshme, kembesore qe kalonin edhe atje ku skishte viza te bardhe. Tirana qe kaotike, e zhurmshme, e smogte, mund te kishte cdo gje te keqe, por ajo e donte. Sec kishte dicka kur merrte fryme, kur shihte aq shume levizje, e donte, ndjente si i perkiste asaj atmosfere.

Sa e sa here i kishin ofruar mundesi per te ikur jashte, ate Gjermanine ia kishin bere muhabet ne cdo kafe, ne cdo telefonate. Smungonin as nxitjet nga Greqia e Italia, vende te cilat spreferonte kurre te formonte nje jetese aty.

Darken do e hante ne Fresk, ne shtepine e shoqes se saj te ngushte, te cilen e njihte prej 7 vitesh dhe nese do te kthehej pas ne kohe, do donte ta kish takuar me heret. Laura perhere kishte qene mbeshtetja e saj me e madhe, krahu i djathte, streha e saj ne kohe fatkeqesie, gjithcka qe ajo donte te ishte. Mirepo, Klara se kish ndare me asnje nga shoqeria e saj, lidhjen me Alionin. Frigohej nga fakti se ndoshta do e gjykonin, qe skishte zgjedhur nje intelektual, dike me te cilin asnjeri prej tyre nuk perputhej, qe kish zgjedhur nje person me te cilin skishin asnje shije te perbashket. E ajo preferonte ta mbante ashtu te shkuaren e saj, nje sekret qe ndoshta do ia mundonte shpirtin, qe ndoshta do ia brente ndergjegjen per gabimin qe kish bere, ose ndoshta do e ruante si kujtimin me te bukur.

Dikush e kishte pyetur nese e urrente apo nese i uronte te keqen ndonjehere, nese ne nje te ardhme do e kishte perballe do donte ta ofendonte apo ti thoshte te gjithe mallkimet, Klara kish vendosur ti pergjigjej me nje jo. E ajo jo ishte pasuar me nje buzeqeshje. Si mund te urrente personin qe I kishte dhuruar ditet me te bukura te veres e shume muajve te tjere? Si mund te hidhte poshte netet e gjata kur buzeqeshte me zerin e tij, kur ajo ishte melodia e preferuar e saj, kur pasditet i kalonte ne krahet e tij, kur mengjeset i niste me mesazhet e tij, kur kalonte kohe larg tij e qe i mungonte? Si te harronte aromen e trupit te tij, perkedheljet e shumta, puthjet qe ia ngrohnin shpirtin, perqafimet qe ia shtonin jeten, kapjet e dores, sidomos kur ajo se kishte mendjen, buzeqeshjet plot drite qe ai i kish dhuruar?

Klara smund te fshinte dot asgje ne ate periudhe te jetes se saj, as te pretendonte qe nuk kishte ndodhur gje, as te kundershtonte me te madhe qe e gjitha kishte qene sepse ajo ishte verbuar. Jo dhe jo. Klara e kishte bere gjithcka me vetedije, me deshiren e saj te mire, me shpresen dhe besimin qe tek Alioni mund te shikonte te ardhmen e saj. Ndoshta ai sishte destinuar te ishte i saji, ndoshta as ajo sishte destinuar te perfundonte ne krahet e tij per gjithe jeten e saj. Sa shume ndoshta e sa shume sikur-e!

Klara vazhdonte ta donte Alionin me gjithe forcen e saj, vazhdonte te uronte qe ai te gjente ate cka kerkonte, ate per te cilen ia kishte mbathur prej saj. Donte kaq shume qe te shihte lumturine ne syte e tij, qe e mira ta rrethonte e ne fund ai te thoshte qe cdo gje ishte mire me shpirtin e tij. Copezat e zemres se saj ende nuk qene ngjitur, ende dridheshin perpara kthimit ne kohe te kujteses se saj. Por ishte mire. Buzeqeshte dhe ishte gati qe te luftonte per veten.

E mira e Klares ishte qe kurre lumturine se kishte lidhur me nje person, ishte rritur nga nena e saj gjithmone me idene se lumturia kishte te bente me veten. Plotesimi nuk vinte kurre nese nje djale ishte pjese e jetes se nje vajze. Klara plotesimin e gjente kudo, tek vetja, tek familja, tek puna, tek miqte.

Zgjodhi vendin afer shoferit te autobusit, pavaresisht se nuk kishte shume njerez, preferonte perhere te ishte larg njerezve qe e preknin. Asnjehere nuk ia kishte hedhur syte shtepise se tij cdo dite qe kalonte, perpiqej ta evitonte, keshtu edhe zemres se saj i bente mire.

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now