15

824 63 15
                                    

E riktheksoj shume here qe situatat, vendet, personazhet jane reale sepse lidhen me jeten time. Kur krijoj nje histori mundohem qe ti vesh shume gjera te miat qe ta bej sa me reale dhe te prekshme, larg fantazise dhe idealizmit. Historia ka dhe 3 pjese mos gaboj. Pastaj kam menduar dicka tjeter 😁




Avioni zbriti ne aeroportin e Lozanes, ne Zvicer. Atje u duk sikur mori fryme lirisht.

Alioni e dinte qe jeten e tij smund ta lidhte me Shqiperine. As me Klaren. Ai ishte ndertuar per tjeter jete, per te tjere njerez.

Kur thithi ajrin e paster te qytezes ku kish qene edhe para nje viti, u ndje mire. Si ne shtepi. Gjithe kujtimet e atyre koheve iu rikthyen dhe ai donte qe te mos ishte vetem.

Kish patur probleme me pare ne ate zone. Kur kishte shkuar ne fillim, ishte harbuar ne jeten e nates, me alkool e droge. Por I kishte lene pas, pasi kishte kuptuar qe keshtu sdo ia dilte dot.

'Vllai, na presin shume pune' i tha kusheriri, ndersa voziste neper rruget gjarperuese, mes panormes mahnitese te maleve dhe liqenit.

Alioni thjesht pohoi me koke. Ckishte bere me jeten e tij?! Kishte patur nje nga vajzat me te mira qe mund te haste ndonjehere. E ate e kishte larguar. Ne menyren me te pabese te mundshme.

A smund ti thoshte qe sishte bere per perkushtime? Pse skishte hequr dore qe nga fillimi, qe ne momentin qe e kishte kuptuar qe nuk ishte nje vajze qe donte vec te kalonte nje aventure?

Ai e mbante mend diten kur e hasi ate nate shiu. I terhoqi vemendjen, jo se pa dicka te vecante. Thjesht ideja te merrej me dike. Por kembengulja e kokefortesia e saj e bene ta mendonte ndryshe.

Alioni e pranonte qe e gjitha kish nisur si loje, per te plotesuar egon e tij. Ai donte qe kushdo qe i binte ne sy te bente cfare ai donte e thoshte. Te degjonte 'jo' prej saj ishte thjesht nje lloj terheqje a sfide per veten. Alioni kurre smerrte jo per pergjigje.

Aty do niste gjithcka nga e para. Pa kujtime te vjetra, pa njerez qe do ia merrnim frymen. Do te ishte vetem ai dhe gati per te mundur boten. Enderronte per luks e para, enderronte per nje jete filmash.

Alioni se kish vendosur kurre ndjenjen si prioritetin e tij kryesor. As dike tjeter, perpos familjes se tij. Edhe Klares i kishte thene njehere, dikur, qe ai nuk sakrifikonte per asnje. Sishte ne tipin e tij.

U ambjentua serish ne shtepine e tezes se tij. E pa njehere lagjen per ti thene vetes qe kjo ishte jeta e tij e re. Duhet te harronte cdo gje. Me se shumti duhet te harronte dhe veten.

'Neser do ngrihemi ne oren 6. Duhet te jemi ne 7 ne pune' ishte punemarresi, me sakte burri i tezes, qe i foli, ndersa ishte duke ngrene dicka te shpejte ne kuzhine.

Ai aprovoi me koke dhe vazhdoi te qendronte ne telefonin e tij.

Sa ndryshe do te ishte tani! Ne Shqiperi ishte mesuar te flinte deri vone, thuajse e kapte dreka. Cdo gje e kishte gati. Flutura bente cmos per birin e saj. Pastaj vazhdonte me kafen te lokali i shokut te tij, dreken dhe ne pasdite me Klaren. Darken e kalonte me Duken e grupin e tij shoqeror, xhiro neper Tirane. Ora 2-3 e gjente ne shtepi.

E gjitha nje cikel.

Fillimi ishte ekzaltues, plot adrenaline. Kish filluar te jetonte jeten pa limit. Por pastaj iu be e lodhshme. E njejta gje, te njejtet njerez. Iu kthye ne nje rutine qe ia merrte frymen. Mirepo, ai skish cfare te bente.

Kur kish vendosur ta njihte Klaren, ishte mese i zhytur ne mendimet e tij, ne vuajtje, ne perdellim shpirti. E pa si nje lloj shprese, se mos ndoshta duke u kapur pas saj, do dilte prej llumit ne te cilin kish futur veten.

E dinte qe kishte bere plot gabime ne jete. Edhe kur ishte me Klaren. Oret e vona perhere e kishin nje shpjegim. Te gjithe e dinin dhe e njihnin nder lagje. Ishte mese i njohur. Nuk ishte krenar per ate qe kish bere, por ishte e vetmja menyre qe tia mbathte nga e mira.

Alioni perhere ish harrakati, rebeli, kunder rrymes. Kishte dicka brenda tij qe e therriste drejt erresires e ai se kuptonte pse. Ishte rritur me gjithe te mirat ne familje, si kishte munguar kurre asgje. Por perseri, kishte zgjedhur shoqerine me te keqe, veset me te keqija.

Te shiste droge oret e vona ne rrugicat e Tiranes, e bente te fitonte me shume para se miqte e tij. Degjonte prej tyre shpesh, sa here uleshin e flisnin bashke, qe me rrogat qe ata merrnin sia dilnin dot. E ai sdonte te perfundonte ashtu. Ai sishte si ata.

Klara iu duk si drita ne fund te tunelit, fari ne stuhine e tij. Dhe per nje moment, pati nje fije shprese. Qe me te, do ia dilte. Qe do clirohej. Ajo i kishte hyre fort ne zemer e sdonte ta lendonte. Nuk donte tia prishte shkelqimin qe syte i bartnin. As vrullin qe merrte kur fillonte te fliste, as pozitivitetin qe ia transmetonte sa here e takonte.

Klara ishte si e bukura e ai bisha. Sa klishe ta mendonte dicka te tille! Por ashtu qe.

Iu kujtua fytyra e saj, totalisht e rrenuar, kur ai i kishte deftyer qe Sara i kishte shkruar. Se mendonte ndonjehere qe do shikonte aq shume lendim tek ajo. Priste qe ajo ti bertiste, te kelthiste ne mes te lokalit, ta urrente, ta shante e ti thoshte te shkonte ne ferr.

Por sndodhi ashtu. Skishte pare njeri aq te permbajtur ne ato caste. Donte ta mbeshtillte ne krahet e tij serish, ti thoshte qe e donte. Por jo me shume se veten. Jo me shume se ckishte dashur Saren. Por se beri. Sepse ishte njesoj si te kthehej serish mbrapa.

Alioni e dinte qe smund ta mbante nje marredhenie ne distance. Nuk mund te perkushtohej per aq gjate. Nese do te ishin bashke, ne te njejtin vend, po. Mund ta bente. Por ta kishte larg? Smundej. E dinte qe do e lendonte. Ndoshta do e tradhetonte. Ndoshta gjerat do ftoheshin, do ziheshin, bisedat do rralloheshin. Ai e njihte veten mjaft mire.

Pendohej qe mund tia kishte shkaterruar jeten asaj vajze. Por ashtu ishte ai. Egoist. Ende i papjekur. Me Klaren donte shume te krijonte te ardhme. Ajo ishte shkendija per te cilen ai kishte nevoje. Gjithcka kishte nevoje e gjithcka donte.

Por sa larg ishte menyra e te mendurit te tij nga ajo e Klares. E mira me te keqen kurre nuk mund te mpleksen bashke. Drita dhe erresira nuk kane vend bashke.

Kur ajo i shkruajti ate dite, mendoi nese kishte bere mire apo jo, qe kishte hequr dore prej saj, qe kishte folur me Saren, qe e kishte lejuar ta vizitonte ne shtepi.

Klara meritonte dike tjeter. Dike qe mund ti siguronte nje te ardhme, dicka te sigurt. Meritonte nje mashkull qe do e mbeshteste ne vendimet e saj, qe e vendoste ate perpara vetes. Nje mashkull qe hiqte dore nga vetja per nje femer si ajo. E ai sishte material i tille.

Drejtimi i jetes se tij, detyrimisht, ishte i kundert me te Klares. Ajo ndoshta do vuante per pak. Ndoshta do te qante, do pendohej per kohen qe kishin kaluar bashke ose do mbahej fort pas kujtimeve te tyre.

Por pastaj do sherohej. Do ecte perpara, do sillte ne jete planet e saj, per te cilat i fliste aq shume atij. E ai se shihte veten kurre pjese te tyre. Perpiqej e shkreta ti thoshte qe e donte ta hapnin kliniken bashke, te udhetonin kudo. Te dy.

Donte kushedi sa here ti thoshte qe ai sishte ne ate nivel. Spershtateshin kurre. Ajo me nje diplome dhe nje profesion qe shume ia kishin zili, ndersa ai pa asnje te ardhme. Ndoshta ajo se shihte kete gje, por te tjeret me vone do e shihnin. Shoqeria e saj qe e perbere nga mjeke, biologe, menaxhere, drejtore. E dinte qe ai sdo bente dot pjese tek ta. E as ajo tek shoqeria e tij.

Duka i kish thene njehere, kur e kish takuar me vone serish Klaren, se nuk shihte lidhje mes tyre. Ai I kishte buzeqeshur e i kishte thene qe donte sa shpirtin e tij. Pavaresisht gjerave, vendimeve te tij, Klara perhere do ngelej drita e tij.

Andaj, u mendua dhe njehere dhe e vendosi. Nuk kishte rrugezgjidhje tjeter. Ishte si nje lloj magjie qe mund tia kishte pushtuar jeten e ai skishte shpetim.

Mori telefonin ne duart e tij dhe u be gati te dergonte nje mesazh. Nje mesazh qe do i ndryshonte jeten, nje mesazh qe do percaktonte se cfare ai donte ne te vertete te bente. Alioni e dinte qe mund te gabonte ne kete rast, por do bente ate qe ndjente. Ndoshta duhet ta kishte bere me heret, pa lenduar njeri, pa qene nevoja te arrin gjerat deri ne ate pike. Por kohen mbrapa se kthente dot me. Tani ishte koha e vendimeve, zgjedhjeve, percaktimeve.

'Si je?'

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now