9

896 64 31
                                    

Netet e tilla i donte shume kur ishte me te. Shetitjet e gjata, qe dukej sikur smbaronin kurre, kapjet e dores, qe ishin bere te pashmangshme. Cdo gje. Skish besuar ne ato fluturat ne stomak, lexuar nder libra. Jo se kishte flutura ne stomak, thjesht nje ndjesi te mire.

Durresi dukej teper i qete ate mbremje. Ose ashtu i dukej asaj.

Dallget qe perlaseshin lehte ne betonin e shetitores, e benin atmosferen rreth e rrotull tyre me romantike. Ajo sishte kurre fanse e madhe e romanticitetit e ai skish lidhje me romantiken fare.

Ajo e pelqente qe ai zgjidhte ti fliste me fjalet me te thjeshta, mjaftonin ti buronin nga shpirti.

Jeta qe kaq e cuditshme. Ne pak jave, ajo ishte shnderruar ne nje vajze qe mund te therriste me te larte qe ishte e lumtur. Kishte bere pjese te jetes dike, qe kurre se kish menduar se mund ta lejonte me pare. Klara kish keputur cdo barriere e cdo prange. Po shijonte lirine e saj.

'Me pelqen ketu' shpalli ajo nga hici, ndersa ia merrte floket e ia shpupuriste.

Ai e pa si te ishte krijesa me delikate. Iu afrua prane dhe i puthi ballin lehte.

Klara druante ta pyeste se cfare ishin duke bere. Ne cfare rruge po drejtoheshin. Alioni ia kish thene qarte qe skish ndermend ti hynte nje lidhje serioze per momentin.

I kish treguar se fundmi qe kishte qene ne nje marredhenie me nje vajze per rreth 3 vite. E kish njohur ne gjimnaz e aty kishin filluar te dilnin bashke. Klares, sigurisht nuk i kishte ardhur aspak mire, te dinte qe ne zemren e tij ende mund te ekzistonin ndjenja per dike.

'E ke harruar?'

'Pas asaj qe me beri, po. Kur e kujtoj, mendoj vec per dhimbjen qe me shkaktoi'

Ajo bisede i vinte shpesh ne mendje. Perpiqej ta harronte, por i dukej sikur ishte ne nje beteje te madhe me dike qe se njihte.

Klara ne zemren e saj kish kultivuar ndjenja te pastra e te vetme per Alionin. Nuk i ishte dashur te crrenjoste dike nga mendja e saj apo te perpiqej ta harronte. Asaj i krijonte ndjesine e nje qellimi te pamundur. I thoshte shpesh qe sdonte qe ate ta krahasonte me te kaluaren. E ai i thoshte qe ajo ishte krejt ndryshe nga cfare ai kish kaluar me pare.

Je qetesia ime ne kete kohe stuhie. Me beso. Kur jam me ty, cdo gje shuhet. Ti je fari im i shpreses.

Kur ai i fliste ashtu, i harronte mendimet e saj, sforcimet e mundimet per te rrahur eren.

'Do te doja te rrija ketu, larg njerezve qe ma mbushin koken me ide, duke me treguar se cduhet te bej. Te jem larg asaj jete qe me shkaterron'

'Mund ta besh. Ti e di qe cdo gje eshte ne doren tende' u ulen ne shkallet e Sfinksit.

'Seshte aq e lehte. Ndoshta per ty eshte kollaj te vendosesh vete per gjerat. Ndersa per mua jo. Me ata njerez jam rritur, si le aq lehte jashte jetes time. E di qe jane ndikim shume i keq. Rrine jashte deri sa gdhihet, pijne alkool, cigare dhe ndonje gje tjeter. Harxhojne para dhe harrojne qe kane familje'

'E ti po behesh nje prej tyre'

'Qekur kam filluar te dal me ty, kam ndryshuar. Shkoj ne shtepi me heret, qe te flasim bashke. Nuk pij sepse ti ske qejf. Po nxjerr me te miren time'

'Une sdua ta besh per mua, Alion. Duhet ta besh per veten. Dua te mendosh per gjerat e tua. Smund te ecesh duke menduar vetem per te tashmen. Mbahem syte dhe drejt se ardhmes'

'Une sjam keshtu. Une jetoj per tani. Smund te bej plane. Sme dalin asnjehere'

'Por ndonjehere edhe dalin' e pa ne sy per ti thene qe ajo tashme e kish planifikuar te ardhmen me te.

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now