3

1.3K 100 248
                                    

'Dhoma 101 vjen sot. Duhet ta mbash pak me te mira se eshte mikeshe e shefit. Keshtu me tha'

'Une njesoj do sillem si me te tjeret'

'Kaq po te them. E ke urdher'

E pa e bezdisur vajzen qe sapo la turnin, e cila bente bosen. Ishte mjaft e lodhur menderisht te merrej dhe me te. Kishte dite qe sflinte. Endrra te cuditshme i vardiseshin e ia rrembenin qetesine.

U ul merzitshem ne karrigen me rrota dhe pa sistemin. Mrekulli. Duhet te priste shume kliente.

Punonte si nje recepsioniste ne nje nga hotelet ne pedonalen e Tiranes. Nje pune verore qe do i nxirrte ca fitime se sa te rrinte pushim apo te kthehej te prinderit e saj. Vajza nuk ishte nga Tirana. Kishte ardhur nga nje fshat i vogel jashte Tiranes, ne juglindje te Shqiperise per studime. E pasi kishte mbaruar shkollen, kishte nisur pune ne profesionin e saj.

Shpesh e shikonin me habi njerezit kur e merrnin vesh cfare pozicioni kishte. Mirepo, mendjen se vriste fort. Persa kohe ajo ishte mire, te tjeret le tia benin llogarite qe ende sia kish bere vetes.

Je i dyti sot?

Qe i vellai qe ishte kthyer nga stervitja e me shume mundesi sdinte cfare te hante. Sigurisht qe ia kishte lene ne furre ushqimin e pergatitur.

Po. Te mori malli ty?

Pergjigjia serdhi mbrapsht. E la telefonin mbi tavoline dhe vazhdoi te merrej me vazhdimin e 'Friends'.

Ne kishte dicka qe se pelqente ishte te punonte ne pasdite. Dukej sikur dita nuk ecte. Packa se mund te dilte ne dritare e te shikonte njerezit qe gumezhinin, artistet e rruges qe performonin. Artiste i thencin. Pervec Fabios e Kristit qe i njihte, epo Fabion e kishte shok, spelqente njeri tjeter. Jo se mbante anen e tij per shkak te miqesise, por per shkak te talentit qe zoteronte. Te tjeret sikur donin te turperonin veten a te shurdhonin njerezit si puna e saj qe me muziken duhet te ishin te kujdesshem.

Pasi i sistemoi klientet ne dhoma, iu dha informacion se ku mund te darkonin, vende qe ajo as qe kishte shkelur ndonjehere, u ul e relaksuar per te ngrene nje karamele. Pergjegjesja e hotelit e kish mbushur plot kosheren ne fillim te javes, per tu zbrazur diten e premte, vec prej saj.

Kete bente nervozizmi. Te kalonte pertej vetes. Numeronte minutat e oret derisa numrat te shenonin 22:00. Shpresonte qe zoteria i turnit te trete te vinte 20 minuta me heret sic bente gjithmone. Mirepo dhe ai, si per inat, i shkoi fiks ne orar. I shkreti nuk qe me faj se vajza donte te zhdukej prej aty.

Sapo ai vendosi canten e tij ne dollap, ajo mori te sajen, tha nje 'naten e mire' te shpejte dhe ia mbathi nga syte kembet.

'E mbylle?' qe zeri i kamarierit te restorantit poshte hotelit.

Ishte nje djale i thjeshte, qe skerkonte shume nga jeta. Vinte nga Lushnja dhe kish rreth 9 muaj qe jetonte ne Tirane. Kish qene pak veshtire te pershtatej, por dita dites perpiqej.

'Po. Me ne fund' axhitimi arriti kulmin kur djaloshi iu afrua, me endjen per te bere muhabet.

'U lodhe sot?' vazhdoi me pyetesorin. A thua se vajza e kish per detyre ti tregonte brendesine e shpirtit. Ne rregull, po bente dramatiken kot.

Ajo sishte ashtu. Perhere tregohej e sjellshme me njerezit, i duronte, deri aty ku mbante, kuptohet. Por, ate nate as vete se dinte pse me ngulm po priste te ikte ne shtepi.

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now