11

905 69 38
                                    

Ishte kthyer nga puna me te shpejte. Kish bere nje dush dhe ishte veshur me nje futan me lule. Qendronte para pasqyres dhe merrte fryme thelle. Mundohej te qetesonte veten duke i thene qe skishte asnje gje te veshtire, qe cdo gje do te shkonte shume mire. Perpos vapes se atij korriku, ishte dhe sikleti i saj qe e bente te kullonte uje ne djerse.

Veshi sandalet, mori canten dhe doli pak me heret. Ishte perhere ne kohe, ose ndoshta dhe me shpejt se orari i caktuar. Mendoi se cfare duhet te blinte dhe zgjodhi nje embelsire. Aq nervoze ishte, sa iu desh te pershkonte lagjen dy here rreth e qark.

U gjend poshte shtepise se tij, ai po e priste. I buzeqeshi kur e pa, ndersa asaj pulsi iu shpejtua.

'Cfare e ke ate qe ke blere?' i tha pasi e perqafoi e te dy ecen drejt deres se metalte.

'Dicka te vogel' tha neperdhembe. As fjalet si shqiptonte dot mire.

Ai e ndali. I kish thene qe sduhet te harxhonte kurre per te.

'Eshte per mamin, jo per ty' iu kundervu perpara se ai te bente ndonje koment te tijin.

'Pse je kaq e mire?' asaj i ngjau me shume si nje pyetje retorike, ndaj zgjodhi mos kthente pergjigje.

Ndersa ngjisnin shkallet, ajo ndalonte here pas here.

'Do vdes' i tha me te qeshur.

'Pse e ke marre me kaq stres? Mamin do takosh' e ajo e pa si per ti thene qe aq mjaftonte.

'Dakord. Heren tjeter do takosh ti mamin tim'

E dinte mjaft mire si ta zhvishte nga moskokecarja e tij. Dhe tashme e kish bere.

'Shpirt, cdo gje do shkoje mire'

Ndjeu qe e ema e tij rrethohej nga miresia, buzeqeshja qe i dha, perqafimi i ngrohte, cdo gje e bene te ndjehej si ne shtepi.

I kishte pritur pyetjet e saj ne vija te pergjithshme dhe pastaj pak te thella. U mundua qe tu jepte pergjigje ashtu sic do donte ajo. Por Klara kurre smund te dilte prej vetes. Ndaj, vendosi qe te fliste ashtu sic bente me Alionin. Te ishte e vertete.

U ul ne nje nga kolltuket e sallonit, per te pritur qerasjen e Flutures. Ajo sdinte te ndalte se qeni gojeembel dhe e dashur.

'Ma, po shkojme te dhoma ime' tha ai direkt sapo Klara ceku buzet e gotes.

'Une po zbres cik te babi poshte. Ju vazhdoni'

Klara u skuq pak. As vete se kuptoi pse. Thjesht sishte gjendur ne nje situate te tille me pare. Te hynte ne shtepine e nje djali, te takonte te emen. E gjitha dukej kaq surreale.

U ulen ne tavolinen e dhomes se tij, ndersa ajo e kundrroi njehere gjithe hapesiren. Gjithe femijeria e tij aty, kujtimet e tij neper te. Kudo ishte ai.

Shkoi prane, e perqafoi dhe nuhati fort aromen e tij. Si ne shtepi. Kaq shume qe lidhur me te, kaq shume donte ta mbante per vete.

'Do mesojme' tha ndersa u shkeput nga puthja qe i kish vjedhur pa e kuptuar.

'Vetem do mesojme?' beri te merziturin dhe qeshi pasi mendoi se shakaja e saj qe interesante.

'Do vije mami e do na gjeje'

Ai ngriti gishtin si per ti thene ta priste. Shkoi drejt deres, e hapi dhe pa nese Flutura ishte ende aty.

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now