13

909 65 44
                                    

Ishte e marte pasdite dhe ajo bente turnin e dyte. Keshtu kishte vendosur me fjale me kolegun e saj, ndersa vajza tjeter ishte me pushime.

Klara kish nje lloj parandjenje qe e bente te paduruar, mos qendronte ne nje vend. Ndaj levizte sa ne nje dhome ne tjetren.

I kish rrefyer dicka mikut te saj ate pasdite, i vetmi qe mund ta kuptonte e qe mund ti besonte. Ditet e fundit bisedat me Alionin ishin bere te ftohta. Ai kthente pergjigje pak me me vonese se zakonisht dhe kur takoheshin, perpiqej ti rrinte larg.

E kish pyetur se cfare nuk shkonte dhe perhere nxirrte ndonje justifikim. Ose do te ishte ndonje problem familjar ose ai sdo ishte mire me shendet. Arsye te cilat Klara bente sikur i besonte sepse nuk donte te bente debat me te, ne ditet e tyre te fundit.

Ai largohej ate fundjave dhe ajo perpiqej mos e sillye ndermend shpesh. Sepse nese e mendonte, duhet te duronte faktin qe do e kishte larg per nje kohe te gjate, qe duhet te sakrifikonte cdo gje per te. Te linte gjithcka kishte ndertuar deri ne ate dite e tia mbathte me te.

Klara ishte e gatshme te niste cdo gje nga fillimi. Ishte e gatshme te humbiste dhe shume njerez nga jeta e saj, njerez qe sdo te binin dakord me zgjedhjen qe ajo do te bente. Por, pavaresisht gjithckaje, Klara do ecte duke ndjekur zemren.

'Ndoshta eshte i zene me dicka, Klara. Ose eshte me njerez. Duhet ta kuptosh' po fliste me shokun e saj sepse skishte cte bente tjeter qe te qetesonte dyshimet e saj.

Per cudi, ate dite, kish vendosur te shihte gjithe bisedat me te. E ditet e fundit sishin aspak si te fillimit. Atehere kuptoi sa shume qe zhytur ne ndjenja per te. I dhembi zemra, qe si nje shtrengim qe i kalonte deri ne stomak.

'Klar, qetesohu. Mos i mendo perhere gjerat keq ose ti stermendosh' e keshilloi.

Mirepo, Klares nuk i mbushej mendja. Ate dite smund ta takonte dot sepse mbaronte vone. Por te nesermen se sbente. Nuk do ia dilte dot te flinte. Koka do i shperthente aq shume sa mbante brenda. E sduronte dot me.

**

E kishin lene per tu takuar nga pasditja, per te shkuar me pas ne polici per disa pune te tijat, para se te ikte.

I dukej vetja si ne takimin e pare me te. Nervoze, frymemarrje te shpeshtuar, duar qe djersiteshin dhe pulsi qe po ia nxirrte damaret vendit.

Ai po e priste, ama, jo ne vendin e tyre te zakonshem. Ishte ulur pak me tutje, mbante nje qendrim serioz dhe kur ajo u ul, nuk reagoi si gjithnje. Ia vuri fajin ankthit e presionit qe po perballej para se te nisej. Ajo duhet te ishte.

'Cfare ke?' zgjodhi te fliste ajo, pasi e pa qe ai rrinte mbi gjemba.

Alioni sfoli per pak, shihte rreth e rrotull i shperqendruar, i shmangej asaj.

'Me ka shkruar ajo' e Klares iu zeruan gjithe perpjekjet, humbi luften, por me se keqi, sdeshi veten.

'Cdo te thuash me kete?' zeri iu drodh pak, por e mbajti ftohtesine brenda tij.

'Para ca ditesh. Te kam thene qe me vinin mesazhe nga adresa qe si njihja. Tani me shkroi me personalin'

'I ktheve pergjigje?' sa deshi qe ai ti thoshte jo, qe marredhenia e tyre sish thyer, qe ai skish perdhosur kujtimet e tyre.

'Te tregohem i sinqerte me ty?'

'Me shume se kurre ndonjehere tjeter'

'Po' pranoi ai, si i zene ne faj.

Ajo qeshi me ironi. Kujtoi sa xheloz behej ai kur ajo, me shaka, i thoshte qe nese ndahej nga ai, kishte plot te tjere qe e prisnin. Kurse ai, ai i kthente pergjigje ishit te vet.

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now