14

827 68 19
                                    

Alioni kish gjetur momentin me te keq ne jeten e saj qe ti jepte ate goditje. Ate jave kish lene punen dhe gjendja e saj emocionale smund te ishte me keq se aq.

Nuk mund te hiqej si e forte e te thoshte qe ishte shume mire. Apo qe ate situate po e perballonte shkelqyeshem. Kishte qare ate nate, edhe te nesermen ne mengjes. Perseri ne darke. E me pas i veshi fytyres nje buzeqeshje.

Klara kish qene fanatike e madhe e idese qe lumturia e nje vajze, kurrsesi, smund te ishte ne duart e nje djali. Ajo lumturine donte ta gjente edhe te gjerat e vogla. Fakti qe skish Alionin me ne jeten e saj, sduhet ta bente ate te mendonte qe sia vlente me asgje.

Zgjodhi te shikonte gjerat qe kishin vlere ne jeten e saj. Pa miqte e saj, perpjekjet e tyre per te qene mbeshtetja e saj me e madhe. Ata ishin ajka e jetes. Fakti qe dielli shkelqente, qe mund te merrte fryme, i mjaftonin per ti kujtuar qe gjithcka qe mire. Ose do te behej.

Diten kur ai u nis, i kish derguar nje mesazh urimi. E kishte bere me gjithe zemren e saj. Ajo kurrsesi smund te urrente apo ti uronte te keqen dikujt. Madje, edhe kur e lendonin, gjente serish forcen per ti dashur.

Alionin skishte pse ta falte, sepse ai skish bere dicka qe ate do ta lendonte. Te pakten jo qellimisht. Dhe ajo serish e donte. Serish mendonte per te. Serish donte qe ai te ishte i lumtur, te plotesohej ne jete, te kishte gjithcka donte.

Mjaftonte qe ai mos kishte me brenga e pesha ne shpirtin e tij, e per te qe mjaft. Edhe sikur ai keto ti gjente diku tjeter.

Ate pasdite do takonte mikun e saj, kish nevoje qe te gjitha cmbante perbrenda tia tregonte dikujt.

Qe perpjekur shume mos kalonte afer shtepise se tij, perhere merrte urbanin e ndalonte lagjia e saj, nje stacion me lart. E gjitha sepse ishte teper heret. E kujtimet i versuleshin si lume, e lotet si mbante dot.

Por ate dite, duhet te kalonte perballe dyqanit te babait te tij. E sec kishte nje lloj parandjenje. Sikur do takonte dike. E ashtu ndodhi.

Te kthesa, per ne rrugen kryesore, hasi Fluturen, gruan e mire, fytyra e se ciles shkelqeu kur e pa.

Eci drejt saj, e perqafoi dhe ndjeu aq shume dashuri qe i vinte prej saj.

'Si ke qene, zemer?'

Klara u mundua qe te dukej mire. I buzeqeshi, i tregoi per planet qe kishte.

'Me Alionin ke folur?' e ajo u konfuzua pak.

Si kishte treguar gje ai?

Tundi pak koken, ne nje shenje mohimi.

'Nga pak, besoj. E kuptoj. Largesia ben te veten?' ajo hoqi shikimin prej saj. Ishte shume per te.

'Te uroj me gjithe shpirt qe Zoti te ta beje mbare ty dhe Alionit. Asnjehere si dihet pse ndodhin disa gjera. Dhe asnjehere se dime cfare rezervon e ardhmja. Ndoshta gjerat kthehen si me pare'

Klara thjesht ngriti supet.

'Mu be shume qejfi qe te takova. Uroj te jeni mire familjarisht dhe te keni vec te mirat ne jete' e perqafoi serish, per tu larguar me te shpejte.

I kishte thene vetes kushedi sa e sa here qe sduhet te ngaterrohej me ate se ishin ne nje lagje. Ajo sa here do kalonte aty, do haste te atin ose te emen e tij, ose vellain. Shoket e tij e njihnin, te gjithe. Ajo jo ata.

**

Klara kish filluar pune se fundmi ne nje klinike dentare. E kishte gjetur sapo kishte lene tjetren. Te pakten mund te merrej me dicka, te hiqte mendjen dhe te vazhdonte jeten perpara.

E mendonte tere kohes? Oh, sa shume. Perhere qe ishte me nje pacient, do mendonte per takimin e pare, per fjalet e para, per buzeqeshjen e tij infektuese, per gjestet. Cdo gje te tijen. E kapfe veten shpesh, te humbur ne te kaluaren me te. Sa e urrente ate gje!

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now