4

1.1K 100 131
                                    

Mori njehere fryme thelle, zgjati doren per ta bere grusht dhe i ra deres lehte. E pa dhe njehere numrin se mos ishte ngaterruar, por jo. Ishte hyrja 3.

Dera u hap lehte nga nje grua afer te 40-ve. Ishte veshur ne menyre me ekstravagante per moshen e saj. Buzet i shkelqenin nga i kuqi qe kish vendosur, ne trup mbante veshur nje minifund te zi dhe nje kanatiere me dekolte shume te ekspozuar.

Alioni u habit per nje moment, por si garipi i lagjes mbajti ne fytyre nje ngerdheshje tipike te tijen. Gruaja para tij u drodh pak dhe buzeqeshi ne menyre tinezare.

'A eshte ketu Marisa Demiri?' kohe skish ti kushtonte vemendje zonjes para tij. Sishte nga ata djem, qe merrej me gra me te medha ne moshe se ai.

'Po' u pergjigj provokuese.

'A mund ti flisni pak?' qe ishte djale i sjellshem, ishte.

'E ke perballe' e Alioni u shokua.

Si kish mundesi?!

E kish genjyer. Uli njehere koken, buzeqeshi. Ishte treguar nje budalla, qe e kishte besuar. Sigurisht qe sdo ia tregonte te verteten. Vetem sepse kishte kembengulur, sdo te thoshte qe ajo do binte pre e fjaleve te tij.

Ia kish punuar bukur. I nxehur me te, sish. Perkundrazi, kjo e bente ta intrigonte edhe me. Te synonte akoma me fort. Te donte ta njihte me shume.

'Me duket se kam ngaterruar adrese' sajoi neper te dhe zbriti shkallet nga dy.

'Po prit, se ndoshta une mund te jem ajo qe kerkon' zeri i saj mjaullites arriti deri ne katin e pare.

'Faleminderit por jo' skishte nerva dhe as nge te merrej me te.

Poshte pallatit qendronte Duka, me Passatin e tij, marre prej Gjermanie.

'Ku e ke pjeshken?'

'Sishte ky pallati'

'Ta ka futur domethene?' e qeshi me te madhe, kur pa fytyren deshperuese te Alionit.

'Uff, si do ia bej tani?'

'Se kuptoj kete kembenguljen tende per nje goc. Gjej nje tjeter e fiksohu' hipi ne makine, me padurimin qe e karakterizonte.

Alioni per ore te tera mendonte menyren se si mund te rigjente vajzen qe i kish pushtuar koken.

'Sia di as vendin e punes' shpalli nga hici, ndersa qendronin ne veranden e shtepise se tij.

E kishte ne rrugen kryesore, nje vile 5 katshe, me pak oborr. Mjaftueshem e madhe per 5 persona. Te dy e ndiznin dhe e fiknin cigaren sapo mbarohej.

'Akoma me ate muhabet dhe ti' tha ndersa shikimin e mbante nga rruga, me idene e te ngacmuarit ndonje vajze qe mund ti pelqente, ndersa ecte.

Duka u ndal nje moment, hoqi syzet e diellit, pa nga Alioni.

'Mos eshte gje ajo?'

'Cila?'

'Ajo te kioska aty perballe'

Alioni ne te qindten e sekondes ktheu koken drejt vajzes qe e kish genjyer.

'Me prit'

Veproi nen impuls, duke zbritur shkollen sa me shpejt te ishte e mundur. Shpresonte qe derisa te arrinte jashte, ajo mos ia kishte mbathur. Hapi deren e jashtme dhe pa pare nese po kalonte ndonje makine, u hodh ne krahun tjeter.

Vajza po merrte dicka te shpejte, ndoshta ishte e uritur. Ishte dreke.

Perpara se ai ti afrohej, pa nje djale rreth te 20-ave qe ju afrua me nje cante ne dore.

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now