8

926 62 35
                                    

Ajo se kishte asnjehere zakon ti merrte telefonin dikujt e tia kontrollonte. Por ne ato momente, teksa po fliste, pa e kuptuar, pa ne ekranin e tij nje mesazh qe ia shembi boten.

'Te ka ardhur nje mesazh' i tha me zerin qe i ishte shnderruar komplet.

'Ca mesazhi?'

'Nga zemra jote qe e do shume' dhe shikimin e mbajti drejt.

Me shume mundesi ngjyrat e fytyres i kishin ndryshuar, apo dhe vete qendrimi i saj qe bere i akullt.

'Ca po thua?' tentoi te qeshte ai, por kur pa qe ajo kishte te drejte, heshti.

'Nuk eshte ashtu sic mendon ti'

'Spo mendoj asgje'

'Duket. Nuk kam asnje lidhje. Eshte thjesht nje shoqe qe vendosi tia vendoste emrin vetes ashtu. Me beso'

Donte te ndalonte makinen, qe te sqaronte situaten, pa filluar te nxehej edhe me. Por ajo sdeshi.

'Ikim. Mos ndalo fare'

'Klara seshte e vertete. Te betohem per koken e Flutures. Nuk e kam gje'

Klara nuk foli. Por ne mendjen e saj qarkullonin aq shume vendime. Sdonte te vazhdonte fliste me me te. Nuk donte te kishte te bente me nje njeri qe mund te tallej me shume vajza njekohesisht. Kete e kish urryer perhere.

Pastaj i thoshte vetes qe ai ishte vec nje shok. Pse duhej te shqetesohej e merzitej aq shume?! Mund te kishte shoqe. Edhe nga ato qe e quanin zemer. Sdo te thoshte gje.

'Do me besosh?' i terhoqi vemendjen ai.

'Me co ne shtepi'

'Pa e sqaruar kete gje, nuk te coj askund. Me degjo te pakten. Perpiqu'

'Seshte puna ime se cfare ben ti. Eshte jeta jote' u perpoq te dukej e vendosur ne ate qe tha, pa ndjesi te perfshira.

'Kujt po kerkon tia thuash, mua apo vetes?'

'Alion e mbyllim kete gje dhe ikim'

Asnjeri nuk foli me. E asaj i gerryente perbrenda. I dukej vetja nje budallaqe qe kish rene pre e fjaleve dhe gjesteve te tij. Kish zgjedhur te besonte qe ai ishte ndryshe. Qe ai vertet mund ta pelqente.

'Ku po shkojme?' pyeti pasi pa qe mori nje kthese tjeter, pak me larg shtepise se saj.

'Do ulemi dhe do e flasim kete gje'

Ajo nuk donte. E kish marre vendimin. Me te sdo shoqerohej me. Do ia bllokonte gjithe akseset. Duhej te vazhdonte sikur mos e kish njohur kurre. Por sa e thjeshte do te ishte per te?!

'Dua te me thuash cfare po kalon ne ate mendjen tende'

'Skam pse'

'Klara, te lutem' e syte e tij shprehen vertet deshiren qe ai kishte. Ai donte vec ta degjonte perpara se te qe shume vone.

'Mendoj se jam nje budallaqe, qe u besoj njerezve kollaj. Ne te dy jemi shoke dhe vetem kaq. Dhe ti ke te drejten tende te shoqerohesh me ke te duash. Thjesht une sdua te jem ajo vajza qe futet mes nje cifti apo dy personave qe mund te kene dicka me njeri tjetrin. Sme pelqen te jem ashtu'

'Nuk kam asgje me askend. E kam thjesht shoqe dhe ajo vete ia vendosi emrin vetes ashtu. Nese do te kisha dicka, do te ta thoja. Skam pse te te genjej, se ndryshe e verteta do te dale nje dite. Heret ose vone'

Ajo smund ta shihte dot ne sy. Dinte qe zemra i dhimbte fort. Aty kuptoi qe per te ndjente dicka. Dhe nese duhet tia mbathte prej tij, me mire ta bente ne ate moment. Ndryshe do te ishte teper vone.

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now