7

944 68 38
                                    

Klara e kish lejuar Alionin te behej shume pjese e jetes se saj. Bisedat e gjata, pa ndalim, buzeqeshjet qe vishnin fytyren e saj here pas here tregonin qe ajo po fillonte te perfshihej shume ne ndjenja. Mundohej ta bindte veten shpesh qe nese donte mund te ndalonte gjithcka. Keshtu mendoi.

Cpo ben?

Vajza ishte pushim ate dite, por perseri qe zgjuar heret. Ndoshta zakon i keq i saji.

Mesazhi i tij ia pasuroi edhe me diten.

Po rri. Ti?

Djaloshi pa mesazhin e vajzes e cuditerisht e gjitha dhoma ndricoi.

'Pse me qesh me veten?' ia behu e ema.

Ai se kish patur zakon te qeshte ndonjehere me ekranin e telefonit.

'Spo qesh'

'Te pashe me keta sy. Mos merr ndonjeren ne qafe, te keqen mami. Se e di qe ske mendje per keshtu gjerash ti'

Zgjodhi te dilte jashte, te pinte nje kafe. Skishte nerva per te duruar moralet e se emes apo kujtdo sapo kishte hapur syte.

Po dal per nje kafe. Do ishte mire ta pinim bashke, si thua?

Mmm. Te shijon me shume vetem.

Ende sdonte te kalonte nje kohe vetem per vetem me te. Vecse kur kujtonte takimet me Alionin, ishin perhere vetem. Madje ne makinen e tij, vone ne darke. Asgje qe kishin bere, sqe normale. Te pakten sipas mendjes se saj.

Ajo perhere e kish menduar qe nese do njihte dike do ishte nepermjet shoqerise se perbashket, dalje te shpeshta me shume njerez, ndonje mesazh tek tuk dhe pastaj te dalat.

Me Alionin qe e kunderta. As qe e njihte nga dikush, e kish takuar shume here brenda pak ditesh, fliste me mesazhe me te. Lemsh, e gjitha lemsh.

Ne fakt me shijon me shume me ty. Te pakten keshtu mendoj.

Pergjigjia e saj vonoi te vinte. Ndoshta po mendohej ose ndoshta kishte dicka per te bere. Por ai kurre skish pritur me padurim kthimin e nje mesazhi.

'Ca ke qe spo te zene kember vend?' vuri ne dukje Duka.

'Asgje. Ca do kem?!'

Se di...

Ai trepikeshi tregonte shume. Ajo ishte ne medyshje, e pavendosur ne pergjigje. Rasti perfekt per ta bere vajzen te dilte nga shtepia e te kalonte nje pasdite me te.

Po vij te pallati. Behu gati.

Te lutem.

Ne fund shtoi fjalen magjike, pasi sdonte te riskonte qe vajza tia hiqte vizen.

Klara zmadhoi njehere syte perballe mesazhit te Alionit. Donte ti shkruante direkt qe sduhet te vinte. Zemra i rrahu fort, mezi po merrte fryme. Por ama, nje pjese e saj, donte kaq shume te ishte me te. Kaq shume.

Prandaj vendosi tu mbyllte gojen mendimeve qe e mbysnin perhere. Mendimeve qe aq shume i ushqente e sot e asaj dite kishte perfunduar ne burgosjen e shpirtit. Klara kish nevoje te jetonte, jashte rregullave qe te tjeret ia kishin vendosur dhe qe ajo ia kish bere te mundur vetes ti besonte.

Kur pa makinen e tij poshte pallatit te saj, mori fryme thelle, qetesoi veten dhe vendosi qe do bente ate qe zemra ti thoshte.

Me tu futur ne makine, ai e terhoqi ne nje perqafim. I kishte munguar. Ta dinte Klara qe gjeste te tilla mund tia ngrinin zemren peshe, tia rregullonin humorin e ta benin te buzeqeshte si budallaqe me veten, do ia kish lejuar me pare vetes nje gje te tille.

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now