12

864 70 36
                                    

'Do me mungosh shume' i tha ndersa ledhatohej ne krahet e tij.

'6 dite jane zemer. Kalojne shpejt'

'Domethene ti sdo tia dish. Do besh qejf pa mua. Kushedi si thua. Shyqyr po iken kjo' kryqezoi duart, duke u larguar prej tij.

Klara kish vendosur te shkonte ne jug te vendit per pushime, sebashku me familjen dhe tezet. Ia kish dale te merrte disa dite leje te puna, per tu clodhur e per te hequr pak mendjen.

'Shpirt, te ishte per mua do vija pas teje. Do gjeja nje menyre si te te largoja prej familjes e te rrinim bashke per nja dy dite. Po smundem. Dhe do me marre malli shume per ty' e terhoqi serish prane vetes. Ideja qe ish larguar prej tij, ia ftohte zemren.

'Se besoj qe do kaloj pushimet me mamin e babin. Enderr me duket, te betohem' kishte rreth dy muaj qe si kishte takuar, per shkak te ndryshimeve te turneve dhe ngaqe skish asnje dite pushim.

'Kete mendo. Qe do jesh me ta dhe do e shfrytezosh kohen deri ne fund. Une do te te pres ketu'

Kishin vendosur te darkonin jashte, ne nje nga restorantet jashte Tiranes. E gjitha qe ne menyre spontane. Ashtu ishte perhere me ta. Splanifikonin kurre se ku do shkonin. E ate nate kishte qene ai qe kish zgjedhur, pavaresisht kundershtive te saj.

'Faturen do e ndajme ne dysh. Gjysmen ti e gjysmen une' ai e pa sikur te kishte tri koka.

'Sbehet' tha dhe eci drejt kamarierit qe priste vetem ata te dy. Kishte shkuar ora per ta mbyllur.

Klara e urrente qe ai paguante perhere dhe mundohej qe ate ta kursente. Urrente edhe kur ai perpiqej ti blinte dhurata, te cilat ajo sia lejonte kurre. Mendonte se ishte e zonja e vetes te siguronte gjerat qe donte.

'Neser me merr ne telefon se kur duhet te jesh tek terminali. Do te te coj une' i tha butesisht ndersa qendroi poshte pallatit te saj. Ajo pohoi me koke dhe zbriti pasi i uroi naten e mire.

Ashtu sic i kish premtuar, me kujdes e percolli per tek terminali e pasi te zbriste, do e priste i ati ne destinacion.

'A do me cosh deri ne Elbasan?' tentoi ta vinte ne loje. Vdiste ta shihte kur fytyra i merrte cehre tjeter, vetem nga ideja qe mund te takonte babain e saj.

Ai edhe Tonin skish dashur ta takonte. E pyeste shpesh, kur e shoqeronte per ne shtepi, nese Toni ish kthyer apo jo. Nese jo, shkonte deri te hyrja. Nese po, deri ne mes te rruges. E ajo qeshte me te. Packa se ai i kish thene qe sishte per te qeshur.

'Do me mungosh' i tha ndersa zhyti koken ne qafen e saj. E ajo e mbajti per disa sekonda. Minuta, me mire.

Donte qe ate perqafim ta mbante gjate mend. Sdo e kishte per ca dite.

**

Pushimet e saj po shkonin ashtu sic ajo kish planifikuar. Pervecse, Alioni sishte me te.

Smund te vish dot?

I kish shkruar ate mengjes me deshiren e madhe qe ai te vinte. Ndoshta nga endrra qe kish pare, ndoshta nga malli, sditi ta shquante por e donte aty me te. Pike!

Makinen ma ka marre Rikleni. Te thashe qe iku ne Greqi.

E ajo shfryu me ate mesazh te tijin. Gjente cdo fjale te tijen per ta kthyer ne molle sherri. As vete se dinte pse.

Sdo te vish. Thuaje me mire troc.

O jete, a ke ndonje problem? Me qafsh mua. Ca ke qe ne pike te mengjesit qe gjen arsye per tu zene?

Ajo e dinte fare mire qe ai kishte te drejte, por edhe ajo skishte faj. Kishte rreth dy dite qe bisedat me te ishin rralluar. Ia vinte fajin edhe vetes, qe qendronte shume ore ne uje, apo lojes me letra me kusherinjte. Por edhe ai duhej te kujtohej per te.

Ti skujtohesh per mua. Fare.

A po flasim tani? Cfare ke?

Vendosi mos ti dergonte mesazh. Nese do e vazhdonte biseden, e dinte qe do agravonte. E ajo nuk donte te krijonte nje debat qe smund ta zgjidhte dot perballe. Me vone, i tha vetes. Kur asaj ti binin nervat. Ose atij. Atij me mire!

Pas ca oresh, qe ai qe i kerkoi falje per sjelljen e tij dhe ajo e pranoi. Jo se ishte e perkedhelur apo ndonje llastice, thjesht nje kokeforte qe donte ti dilte e saja. Kokederr, i thoshte e ema here pas here.

Klara mezi kish pritur momentin e kthimit ne Tirane, si asnjehere me pare. Ideja qe do takonte ate, mjaftonte.

Kish shkuar menjehere ne pune te nesermen dhe pas pune direkt me te. Klara ndjeu tension ne syte e tij, ne menyren si i jepte makines. Ndjeu pak distance dhe kur u ulen.

'Cfare?' i tha ai kur pa syte pyetes te saj.

'Je mire?' donte te sigurohej.

Kishte patur nje parandjenje qe gjerat sdo te ishin mire nese ikte. E dinte qe kur te kthehej dicka do kishte ndryshuar. E sapo kishte filluar e gjitha.

'Spo me shtyhet me' keto kishin qene muhabete te vjetra.

Ai spo duronte me, se dinte cpo bente me jeten e tij, koha skalonte, para harxhonte. E ajo e shtynte te kishte durim. Do dilte dicka dhe per te.

Mirepo kur ai ia tha ato fjale, ate moment, ndjeu se sishte muhabet i vjeter.

'Cka ndodhur?'

'Javes tjeter do nisem' e nese kishte menduar ndonjehere Klara qe mund te lendohej, kete moment se kish llogaritur kurre.

Ato fjale iu duken si helmi me vdekjeprures ne bote. Iu duk sikur iu mor ajri, sikur per te skish me jete.

Nuk diti cfare ti thoshte. Hoqi shikimin prej tij, e perqendroi diku te dy te moshuar qe kishin nxjerre per shetitje mbesen e tyre, me shume mundesi. Pa sesi vajza e vogel lazdronte ndersa mbante lidhur duart e saj me te gjysherve. Sa donte te ishte pjese e asaj panorame, se sa te asaj ne te cilen sapo ish ekspozuar.

'Cfare po mendon?' i terhoqi vemendjen, kur pa se ajo skish thene asnje fjale ne ato dy minuta.

'Me thuaj ti se cfare duhet te mendoj' ishte e lodhur se luftuari per te. Ajo luftonte per te dy. Kish harruar qe luftonte bashke me te, kunder tij.

'Cfare po mendon?' perseriti serish.

'Po mendoj se nese ne kete vendim qe ke marre, me ke perfshire dhe mua apo jo'

'Ti perhere e con fokusin tek vetja jote. Smund te jesh e lumtur qe me ne fund po iki nga ky vend i qelbur dhe sdo jem me i merzitur?' ngriti zerin dhe perplasi paketen e cigares mbi tavoline.

Ajo u tut pak, ndoshta ai e kishte nga nervozizmi. Por Klara se kish pare asnjehere te nxehur, as ne momentet e tij me kritike.

'Jam. Me beso qe jam. Dhe ti e di qe une jam perkrahesja jote me e madhe. Por me duket sikur ne kete menyre vras dhe veten. Cdo ndodhe me ne te dy? Me thuaj nese e kam gabim qe mendoj per vazhdimin e marredhenies tone'

Ai solli neper mend dy rastet kur ajo i kish kerkuar te mos vazhdonin me. Hera e pare kish qene pasi ajo e kish "akuzuar" qe ai se bente pjese te se ardhmes. Dhe hera e dyte kish qene kur kishte qene tek shtepia e tij. Ajo i kish rrefyer me zemer ne dore qe ishte teper vone te hiqte dore prej tij, sepse kishte ndjenja te thella per te. Nje emer sdonte tu vinte. As dashuri, e as fiksim. Por nese ai skish ndermend te mendonte per te, kur te ikte ne Zvicer, me mire ti mbyllnin gjerat mes tyre.

Alioni i kish thene qe smundej dot. Me lote ne sy i kish thene qe ajo per te ish sherimi i shpirtit e ai sdo e linte kurre se zemra sia bente dot. Do jete njesoj si te vras veten, I kish thene ne ato caste.

'Do ia dalim. Do ruajme marredhenien, do flasim cdo dite. Pastaj do te te marr me vete. Sapo te kem marre pak veten andej. E ti mund te me vizitosh, kur te shkosh te takosh tezet ne Gjermani. Do e gjejme nje zgjidhje. Te premtoj'

Ajo ate donte. Nje premtim. Sepse e dinte qe Alioni kurre si thyente premtimet e tij. Ai se genjente kurre. Ndaj qetesoi shpirtin e stuhine qe ish ngritur brenda saj.

Gjithcka do te shkoje mire. Gjithcka do te shkoje mire.

Perpiqej tia mbushte mendjen vetes Klara. Por sa pak dinte vajza rreth te ardhmes. Sa pak dite Klara rreth Alionit!

Si po ju ecen karantina?

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now