6

1.1K 86 117
                                    

Makina blu ne forme breshke qe parkuar ne fund te pedonales. Alioni mendoi njehere qe ti binte ne sy vajzes duke i hapur deren, por ajo i parapriu.

'Sme pelqejne kur ma hapin deren' konstatoi bindshem dhe per pune minutash, u ul.

Alioni shkundi koken duke qeshur. Ajo perfundimisht nuk ishte si te tjerat. Perkundrazi, kryenecesia e saj e terhiqte dhe me shume.

'Do shkojme ne shtepi?' pyeti ndersa ndezi makinen.

Ajo e veshtroi ne nje moment, me idene se sigurisht qe ishte ajo qe kishin rene dakord nga fillimi. Alioni ngriti duart ne forme mbrojtjeje. Me te smund te ngrinte nje debat. Qe mirenjohes per ate takim dhe sdo e dreqoste per asgje ne bote.

'Po sikur te pinin dicka? Ndonje freskuese meqe eshte vape' sugjeroi si nje femije, pa kthyer shikimin drejt saj, me friken se do merrte mbrapsht ndonje fjale apo ndonje shuplake.

'Jam e lodhur' foli prerazi.

'Une per te miren tende e kam' tentoi serish.

'Mire qe pranova te me shoqerosh, por kerkon edhe te pijme dicka bashke?!'

'Akullore' shpalli nga hici, mes fjaleve te saj.

Klara buzeqeshi. I pelqenin shume akulloret. Sidomos ato te 'Mangos', tek kryqezimi i Ushtarit te Panjohur. U tundua pak, zemra iu zbut dhe thjesht pohoi me koke. Mund te ishte budallacke, por per akulloret do bente cdo gje.

Pasi Alioni mori vesh se cilat ajo preferonte dhe cfare shije, mori dy ne dore, u fut serish ne makine dhe u nis.

'Ku po shkojme?' pyeti me syte kurioze, ndersa ndertesat e larta zhdukeshin pas saj.

'Do bejme nje shetitje deri ne autostrade per tek Tegu e do kthehemi' e tha aq qete, sikur te ishte gjeja me normale ne bote.

'Cfare?' ajo u perpoq te mbante veten, por frika e kaploi pak.

Ishte me nje te panjohur, rrugeve te Tiranes, ne oret e vona. Ishte treguar e cmendur.

'E ke problem? Te kthehem?' pyeti i shqetesuar, kur pa ndryshimin e ngjyres se fytyres.

'Jo ska problem' u gelltit njehere dhe vazhdoi te hante akulloren.

Po dridhej, ama ia vuri fajin te ftohtit te akullores.

'Me beso qe sdo te te bej keq. Sjam i tille'

E si ta besonte vajza djalin qe ishte i njohur ne lagje?! Djalin qe ecte si te zoteronte territorin, qe shihte mire levizjet e njerezve.

Por, mori fryme thelle dhe zgjodhi ti besonte. Per te paren here ne jeten e saj, vendosi ti bindej zemres e jo mendjes.

'Cfare kerkon nga une?' e pyeti ne nje moment, pasi kishte rene qetesia.

'Drejt e ne teme ti, he?' qeshi pak.

'Po pres' kembenguli.

'Dua vec te te njoh. Me pelqen'

'Si mund te pelqesh nje person kaq shpejt?'

'Thjesht ndodh. Sdi te ta shpjegoj, por nese ma jep mundesine, te premtoj qe do mundohem te ta tregoj'

Klares, asnje prej djemve me te cilet qe ndeshur, si kish bere pershtypje ndonje si Alioni. Ndoshta ishte menyra si fliste dhe sa shume donte ta bente per vete, apo ajo siguria qe i percillte. Ajo sditi ta shquante. Ama, pati deshiren ne zemer ta bente ate djale pjese te jetes se saj.

'Do e shohim'

Ai e pa dhe e kuptoi qe ajo po e aprovonte kerkesen e tij. E me i lumtur smund te behej.

Shiun që s'e desha kurrëUnde poveștirile trăiesc. Descoperă acum