10

865 67 37
                                    

Nese do e pyesnin Klaren si ndjehej ne ato kohe, do thoshte qe skishte qene ndonjehere ne nje periudhe me te mire te jetes se saj.

'Do te te them dicka. Ama sdua te merzitesh' i tha ndersa qendronin ulur, ne pasditen e veres se nxehte.

Ajo e pa dhe nuk foli. E ndjente qe gezimi i qe zgjatur mjaftueshem. Ishte koha e stuhive. Perhere do kishte te tilla.

'Do iki' e tha si te ishte gjeja me normale ne bote..

'Si do ikesh?'

'Te kam thene qe sdo isha ne Shqiperi per shume kohe'

'Sma ke thene asnjehere' kembenguli ajo, mese e bindur. Ndryshe do e mbante mend. Dreq, do e mbante mend...

'Do iki ne Zvicer'

'Po ti the qe aty nuk kthehesh me' u mundua mos ngjante shume e deshperuar.

'Po ketu cfare do bej?'

Donte ti thoshte qe kishte ate. Kaq shume donte ti bertiste e kelthiste qe ate se bente fare pjese te jetes se tij. Qe ate se llogariste ne vendimet e tij. Cfare ishte ajo per te?!

'Ke patur shume mundesi punesh. Te gjitha i ke refuzuar' ia tha me inat pjesen e fundit, sepse e dinte sa ishte perpjekur qe ta bindte ta mbante ne Shqiperi.

'Te kam thene qe sjam per ato pune te rendomta'

Alioni ish mesuar me nje jete me shume kerkesa. Te gjitha i ishin plotesuar ne jete. Per gjerat qe kishte skishte punuar fort. Merite e prinderve, cdo gje. Nuk mund ti nenshtrohej nje rroge mesatare shqiptare apo nje pronari. Ai donte shume para.

'Me ato para ia del te jetosh. Me shiko mua' kaq shume tentonte ta bente te shikonte me syte e saj. Por ai smundej.

'Te kam thene qe une kete jete se bej dot. Me duhen shume para'

'Per cfare te duhen?'

Alioni i kish treguar per te emen. Per semundjen e saj. I kish thene qe i ishte nenshtruar dy here operacionit, njehere per transplat ne palcen kurrizore kunder leucemise akute dhe njehere ne heqjen e gjirit. Te dyja heret kishin qene mjaft qe Alioni te mos donte ta shihte te emen te vuante. Donte te siguronte jeten me te mire per te. Mos mundohej me asnje gje ne shtepi, mos i mungonte asgje. Madje as te atin sdonte ta lodhte me. Do ia shnderronte dyqanin e tij ne nje biznes me fitimprures. Ata te dy duhet te rrinin ne shtepi.

Kjo ishte lufta e Alionit!

'Por nuk e kam te sigurt. Thjesht eshte nje ide'

Klara iu lut qiellit qe e gjitha te ngelej nje ide. Qe ai te qendronte aty me te. Ta bente ate pjese te jetes. Ndryshe Klara do detyrohej te vazhdonte e vetme luften kundrejt jetes, vetes apo kujtdo qe donta ta zmbrapste.

'Me ke hyre kaq shume ne zemer' shpalli nga hici ai, ndersa ia puthi ballin.

Ajo i qeshi, si perhere. Qejfin atij sdonte tia bente asnjehere. Ndaj rralle mund ti thoshte ndonje fjale te embel a te bukur. Perhere ishte ai qe rrefente ndjenjat.

'Do ikim?'

Ajo ngrysi vetullat, ndersa ai ia rrembeu doren e vrapo drejt makines, parkuar krah lokalit.

Rrugen e njihte mire. Po shkonin ne Dajt. Ajo e dashuronte eren qe ia valeviste floket, muziken ne sfond, ate qe i fliste here pas here, te qeshuren e tij miksuar me te sajen. Dashuronte kur ai ia mbante doren dhe here pas here ia puthte. Madje vdiste per menyren si ai ia kalonte fijet e flokut pas veshit. Cdo prekje te tijen, e kishte te rrenjosur ne mendje. Por me se shumti, ishte cmendurisht e dashuruar pas aromes qe ai linte ne qafen e saj, duart apo kudo tjeter, kur e perqafonte dhe e puthte.

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now