5

1K 88 90
                                    

'Ore si te shkoj une ne vendin tend? Ca po thua?

'Thjesht shko dhe rezervo. Leket ti jap kur te takohemi'

'Po po , e di. Sic mi ke dhene ato te tjerat'

Duka i kish kerkuar nje nder Alionit ate mengjes. Ti rezervonte nje dhome per te nesermen. Mesa dukej, do vinte nje "shoqja" e tij dhe duhet te flinte diku. E per ti treguar bujarine dhe xhentilesen e tij te madhe, mori persiper ti paguante gjithcka. Packa se nuk kishte asnje leke ne portofolin e tij, perhere dinte te mbeshtetej te Alioni. Ai kurre sua prishte shokeve.

Rreth ores 7 ne pasdite u gjend ne pedonalen e qytetit, qe gumezhinte nga njerezit qe sapo kishin dale nga puna, nga turistet te cilet sishin te pakte dhe kishte nga ata njerez qe thjesht donin te freskoheshin diku. Vapa e Tiranes qe perhere mbytese.

Pa njehere rreth e rrotull per ndonje tabele gjigande qe do tregonte se ku ndodhej ekzaktesisht hoteli. Mirepo pa vec restorantin dhe kinemane. Hoteli sgjendej kund.

'Cfare kerkon?' e pyeti nje djalosh imcak, kamarier i nje restoranti te vogel ne buze te pedonales, pasi pa qe dukej i perhumbur.

'Hotel Millennium ku eshte?'

'Siper nesh eshte. Ja tek e ke hyrjen' e i tregoi me gisht stenden e vogel te kuqe dhe deren e ngushte.

E pa me habi dhe vuri re qe ishte vec nje hotel 2 katsh, shume i thjeshte.

Hapi deren, zilja e se ciles e trembi pak. Ngjiti shkallet dhe ndjeu nje karrige te levizte.

'Mirmb....' fjala i ngeci ne gryke kur pa kush qendronte pas recepsionit.

I buzeqeshi lehte, u afrua ngadale, ndersa ajo mbajti qendrimin e saj stoik.

Mbante veshur nje fustan me lule, qe ia nxirrte ne pah akoma me shume te bardhen e trupit. Ende skish marre pushimet.

'Pa shiko pa shiko' vendosi duart mbi tavoline dhe e veshtroi nje cope here.

'Pershendetje. Me cfare mund tju ndihmoj?' i foli ftohte. Edhe ajo ish habitur kur e kish pare te hynte ne ate korridor. Epo rastesiste nuk ekzistonin. Duhet te fshihej dicka pas gjithe kesaj.

'Jam Alioni. Sme mban mend?'

'Te mbaj mend mire. Tani me thuaj per cfare ke ardhur?'

'Keshtu i pret gjithe klientet ti?' mirepo pasi pa qe vajza sishte fort ne terezi, u be serioz.

'Dua nje dhome'

Klares si erdhi mjaft mire, as vete se kuptoi pse. Alioni kishte gjithe te drejten e botes te bente cte donte dhe ajo skishte pse merzitej per asgje.

'Kemi dhomen duplex dhe dhomen standarde. Per nje nate apo per disa ore?' mbajti nje fytyre qe slinte shume vend per te shquar cbluhej ne mendjen e saj.

Alioni qeshi njehere dhe pastaj bute i tha:

'Se kam per vete. E do nje shoku im per shoqen e vet qe vjen nga jashte. Do rrije 3 nete. Nje dhome te thjeshte, per nje person' mund te kishte perfituar nga situata, por zgjodhi qe ti tregonte te verteten.

Syte e saj nuk shkelqyen me si heren e kaluar, e dicka brenda vetes e shtyu te mos ishte shkaktari i asaj humbjeje shkelqimi.

Klara ndjeu njefare lehtesimi perbrenda dhe arsyen e kish kuptuar. Pa dashur, ky djale i kish hyre fort ne zemer. Pa kuptuar, e gjente veten te mendonte per te. Madje pas takimit te fundit, po shpresonte disa here qe ta haste perseri. Ose ndonje nate, kur kthehej nga puna, kalonte nga lagjia e tij per te pare ndonje shenje te djalit qe ia kish vjedhur mendimet, ashtu si askush me pare.

Shiun që s'e desha kurrëDonde viven las historias. Descúbrelo ahora