❆1❆

96 8 11
                                    

Une ne mes.

Elisa, ose Lisa siç e therrisnim shkurt, kishte qene njeri i mire. Padyshim qe kishte qene edhe bashkeshorte e mire dhe nuk e vija ne dyshim qe duhej te kishte qene edhe nene e mire. Jam i sigurt se asaj -nese tashme eshte nje fantazem -nuk do i kishte pelqyer fakti qe kam ardhur ne varrimin e saj i veshur thjesht me nje bluze e nje pale xhinse, qe i kisha mbathur qe prej te djeshmes, madje me shume mundesi do te kishte dashur qe te mos paraqitesha fare. Qe te tregohesha i sinqerte me veten dhe me te tjeret qe po me shihnin me perbuzje aty, une nuk kisha ardhur per Lisen. Kisha ardhur sepse me pelqente heshtja qe binte ne kishe dhe fjalet genjeshtare te priftit.

Ndonjehere, e gjeja veten duke menduar per vdekjen. Jo per menyren sa e dhimbshme ishte, apo per menyren se si te rrenonte plotesisht, por per faktin se ta bente jeten me te veshtire seç ishte. Une isha asnjanes, madje Lisa mendonte se une isha asnjanes per gjithçka: edhe per dashurine. Por vdekja nuk ishte diçka, e cila mund te konsiderohej edhe e bukur, edhe e shemtuar. Nuk isha poet apo shkrimtar qe te flisja per vdekjen si diçka rutine, nje gje natyrale, reciproke. Nuk isha as ne depresion qe te flisja per vdekjen si zgjidhja e vetme. 

-Le te prehet ne paqe shpirti i saj! -perfundoi prifti. Disa nga te pranishmit u ngriten me kembe per t'i dhene lamtumiren e fundit trupit te pajete te tridhjete e tre vjeçares.

Arkivolin ishte i mbyllur, me shume mundesi ajo mamaja e saj nevrike nuk kishte pranuar ta linte te hapur. U ndjeva keq qe ia quajta te emen nevrike ne ato çaste: me shume mundesi, e shkreta plake duhej te ishte duke vuajtur shume. Lisa me thoshte gjithmone se nena e saj kishte vuajtur shume prej saj: fillimisht prej faktit qe iu desh te duronte abuzimin e te shoqit per fajin e pakuptueshem se femija qe ajo lindi ishte femer e jo mashkull, me pas prej faktit qe Lisa mbeti shtatzane me Bean qe ne moshen gjashtembedhjete vjeçare dhe tani, prej faktit qe ajo kishte vdekur. Por Lisa e bente vete veten fajtore. Isha i sigurt se faji ne te pakten, nje prej ketyre te trejave, ishte imi. 

-Patrik? Je mire? -me pyeti ashtu kalimthmi Xhoni. Ai kishte qene perhere me i miri ne familjen e Lises, mbase sepse ishte edhe me i madh se e motra. Ose mbase se nuk me urreu per faktin qe e lashe motren e tij me nje vajze adoleshente.

-Jam i sigurt se jam me mire se ty, -iu pergjigja duke i buzeqeshur. Xhoni me rrahu shpatullat perpara se te ngrihej e te largohej.

Ne fakt, une e kisha per detyre te ngrihesha e t'i afrohesha arkivolit. T'i lija ndonje lule, ndonje nga ato luleboret qe ajo i pelqente aq shume dhe qe i rriste me kujdesin me te madh ne kopshtin para shtepise. Ose thjesht te shkoja e te perkedhelja derrasen e forte te arkivolit ashtu siç po benin te tjeret. Por isha i sigurt se Lises s'do i kishte pelqyer kjo gje, ajo i urrente perkedheljet. E mbaja mend kete, sepse gjithmone kur ia ledhatoja lehte doren, faqen, gjithmone me shtynte e bezdisur si qen i egersuar. Mendoj se nuk i pelqeu me prekjet qe pasi vrulli yne adoleshentesk beri qe Bea te lindte ne kete bote, ne familjen e gabuar.

Qendrova aty derisa te gjithe zune te largoheshin. Bean nuk ma zuri syri gjate gjithe varrimit, por nuk çuditesha nese nuk kishte qene fare e pranishme: ajo i urrente turmat e medha dhe sidomos, kur ishte ne qender te vemendjes. Por u ndjeva i trishtuar qe nuk kishte ardhur. Do te doja te flisja me te, t'i thoja se nuk duhej te merzitej dhe se duhej te qendronte e forte. Sigurisht, mund te shkoja ne shtepine qe Lisa la pas, por per kete mendoj se nuk do e pelqente as Lisa dhe as Bea.

Kur u larguan te gjithe, kuptova se gjendesha aty vetem per vetem me priftin si te ishim shoke te ngushte, nderkohe qe per mua ishte hera e pare ta shihja ate burre genjeshtar. Mendova te nxirrja celularin e te hiqesha sikur isha i zene qe ai te mos me fliste, por mu duk gje e ulet ta perdorje celularin ne varrim, mu para Zotit: seç kam pasur gjithmone kete mendimin se Zoti e sheh kishen me shume se çdo destinacion tjeter, mbase sepse eshte shtepia e tij ne toke. Veshtrimi qe shkembeva me priftin, beri qe ai te afrohej e te ulej prane meje.

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now