❆16❆

19 4 0
                                    

Shetitja me barke nuk u be. Parate qe kisha ne xhep mjaftonin vetem per nje person, jo per dy, dhe Bea refuzoi te largohej vetem. I premtova se kur te ktheheshim, do te ktheheshim ne qendren e qytetit dhe do te hanim ndonje hamburger. Ajo nuk me tha asgje dhe nuk arrita ta kuptoja ne ishte e merzitur apo e zhgenjyer, apo te dyja bashke. Nese Lisa i shfaqte fare hapur ndjenjat, Bea dukej sikur i kruspulloste te gjitha ne nje vend qe mos t'i ndaja dot nga njera-tjetra. Por ashtu siç i pata premtuar, ne qender ndaluam per te ngrene ndonje hamburger. Ashtu si gjithmone, zgjodha ate qe i shiste me çmim me te lire.

U ulem ne nje prej tavolinave pasi kishim marre porosine dhe Bea nuk e kishte prekur me dore hamburgerin qe kishte perballe. Kurse une mbaja ne dore shishen e birres: nuk kisha porositur te njejten gje si ajo. Ishte ende heret, por ishin bere kohe tashme qe nuk me interesonte ora kur ktheja nje gllenjke birre. Dielli ishte zhdukur pas reve dhe koha e bukur qe kishte mbizoteruar ne mengjes heret, ishte zevendesuar serish me ate te zymten, gati per te leshuar floket monotone te debores.

-Edhe sa te kane mbetur? -me pyeti. Une rrotullova ne anen tjeter shishen e birres. E kuptova shume mire se per çfare e kishte fjalen. Ajo mbase mendoi se nuk e kisha idene per çfare po fliste, sepse perseriti. -Edhe sa para te kane mbetur?

Çfare t'i thoja? Se me kishin mbetur edhe per nje darke? Apo t'i thoja se nese kursenim pak, do te mjaftonin edhe per neser. Po pasneser? Po gjithe ditet e tjera? U ndjeva budalla, ne rradhe te pare qe kisha marre kujdestarine e Beas dhe, ne rradhe te dyte qe s'po dija çfare pergjigje t'i ktheja. Sa do te vlene genjeshtra nese e genjeja tani? Kurse e verteta paguante nje çmim te madh. Ishte perballur valle, Lisa ndonjehere me te tilla veshtiresi? Mua me dukej e pamundur te mjaftonin parate per dy persona, kur mezi me mjaftonin per veten.

-Mund te marresh hua nga banka, -me sugjeroi pavaresisht se nuk i isha pergjigjur. Por nuk ishte sugjerimi me i mire i mundshem dhe isha i sigurt se edhe ajo vete e dinte kete. -Dhe mund t'ia kthesh me vone. 

Nese merrja para hua nga banka, une s'do te mund t'ia ktheja dot kurre, sepse do te isha gjithmone ne kerkim te deshperuar per parate. Kishte ndodhur t'i merrja para hua Brunos dhe nuk ia pata kthyer kurre. Ai m'i kerkoi nje here, dy here, por pastaj e kuptoi se nuk do ia ktheja me dhe thjesht, heshti. Tani qe e mendoja, mbase kjo ishte arsyeja perse nuk me pati konsideruar dot shok -nese mund te quhesha i tille per dike.

-Kam mjaftueshem para, Bea, -thashe. Zeri sikur mu ngjir kur genjeva ate dhe po ashtu, edhe veten. -Pastaj, une kam pune. Do te sigurojme para te tjera.

-Ti nuk ke kontakte me askend. Kush do te te therriste ty per t'i rregulluar dritat? -ma ktheu aty per aty. Kishte te drejte, prandaj edhe dhimbte aq shume.

-Eshte ne rregull, e di qe do te me therrasin, -vazhdova te genjeja vajzen time dhe vete veten. Ajo vetem tundi koken e deshperuar. Po çfare priste t'i thoja, per ate Zot? -Do te flas me nje shok dhe do te gjej diçka...

-Ti nuk ke asnje shok, -me nderpreu. Kur i mori vesh ajo gjithe keto gjera? -Nese do te kishe qofte edhe nje, do te ishe i lumtur. Por ti nuk je i lumtur. Dhe ti nuk ke asgje. Ti nuk ke asgje ne jeten tende, perveç meje. Çfare do te beje nese edhe une do te largohesha?

Pse po fliste ashtu ajo? Pse po me thoshte diçka te tille? Donte te dinte pergjigjen time? Donte te dinte çfare do te beja une nese Bea largohej? Ishte e vertete qe ajo ishte e vetmja gje qe me kishte mbetur, gjeja e vetme qe me shtynte te jetoja, por pse me pyeste per diçka te tille? Mjaftonin pyetjet turbulluese te mendjes sime, jo me te sajat. Ktheva nje gllenjke nga shishja e birres qe mbaja ne dore.

-Ti nuk je mire, apo jo? -vazhdoi. Kjo ishte padyshim pyetja me idiote qe benin njerezit, sepse askush asnjehere, nuk ishte mire. Ose edhe nese ishte, ishte vetem per nje fragment sekondash. -Pse nuk shkon te vizitohesh tek ndonje psikolog? Mund t'i kerkoj Henrit disa para dhe...

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now