❆2❆

56 6 8
                                    

-"Pse nuk po zgjohesh? -e tundja me duart e mia te vogla trupin e saj te dobet, qe tani lekundej sikur une papritur te isha bere me i forte se ajo. -Mami, jam une. Jam Pati. Patriku yt. Te lutem, mami, zgjohu.

Drunjte ne oxhak kishin kohe qe ishin shuar, tani leshonin vetem nje zhurme te dobet te hirit te zi qe kishte mbetur aty dhe vazhdonte te digjej me tingull kercites. Nga xhami i dritares qe ishte mbuluar nga avulli i ajrit te ftohte, vazhdonte te binte bore. Ajo ishte grumbulluar ne nje shtrese te bute dhe kishte zene vend ne parvazin e dritares duke e mbushur ate deri ne gjysme. Nje dege e zhveshur peme, ishte keputur pergjysme dhe perplasej pas xhamit te dritares duke u perzjere me zhurmen e kercinjve qe digjeshin.

-Rri ketu, mami, do te vij sa hap e mbyll syte, -i thashe duke e prekur me dore. Dora ime ishte e ftohte, por saja ishte me e akullt. Dhe nuk levizte fare, aq sa pata merak se do te kishte ngrire.

Hapa menjehere deren e jashtme dhe ajo si per dreq, mu leshua nga dora dhe u perplas me zhurme: nese mami ishte duke fjetur, nuk doja ta zgjoja. Dola jashte, ne ate kohe te akullt nen qiellin qe rrezonte floke bore dhe me sa me hanin kembet, renda drejt shtepise se mjekut. Ai jetonte vetem dy rruge me poshte, por ndryshe nga ne qe kishim nje shtepi gati te rrenuar, vila e tij i ngjasonte asaj te nje shtepie mbreterore.

Trokita me force ne deren e shtepise se saj dhe prita me padurim qe te hapej. Mjeku, Rasell Fordi, e vizitonte mamin çdo dy jave dhe luante gjithmone me mua. Ai nuk kishte femije, edhe pse ishte i martuar me nje grua shume te bukur dhe kur e kisha pyetur perse, me kishte thene se ne çdo jete martesore, shfaqeshin probleme te ndryshme, por une do e kuptoja kur te rritesha. Kurse une, ndryshe nga ai qe nuk kishte femije, nuk kisha baba. Ndonjehere, me pelqente te mendoja se Rasell Fordi ishte babai im, por jo bashkeshorti i nenes sime. Ishte nje nga ato mendimet e shumta qe nuk ia thoja asnjehere askujt, as mamit tim qe mburrej se dinte çdo gje per mua.

-Ç'ka ngjare, vogelush? -Dera u hap nga Evangjelina Fordi dhe buzeqeshja e saj te ngrohte dhe e embel me kujtoi nenen.

-Mami nuk po me pergjigjet. Dua doktorin, -thirra i deshperuar. Diçka ne fytyren e saj sikur u pre dhe hyri brenda thuajse me vrap. E degjova kur thirri doktorin.

Raselli u paraqit para deres vetem pas pak minutash, rrembeu pallton dhe doli jashte me vrap. Une i shkova pas aq shpejt sa munda edhe pse hapat e tij ishin me te medha dhe une mbetesha pas. Po merdhija se ftohti, madje palltoja e tij te ngrohte po me dukej nje fole aq e ngrohte dhe e rehatshme sa doja te strukesha ne te. Por doktori, per te paren here, s'po e vinte re trupin tim qe dridhej dhe nuk me pa ne sy. Ai vetem rendte dhe kur arriti perpara deres se shtepise sime, e hapi pa trokitur siç bente here te tjera.

Une hyra pas tij dhe qendrova menjane ashtu siç doktori me kishte udhezuar te qendroja gjithmone gjate vizitave te meparshme. E pashe kur iu afrua mamit dhe i vendosi dy gishta ne qafe, pastaj ne parakrahun e dores. Ai nuk e kishte marre stetoskopin si heret e tjera dhe nuk e kishte as çanten e urgjences. E ktheu trupin e mamit tim permbys dhe u duk sikur po perpiqej ta bente te fliste, por pa i folur vete.

-Une i fola, doktor, por ajo nuk mu pergjigj, -i thashe i shqetesuar. Edhe doktori dukej shume i hutuar dhe i shperqendruar dhe nuk po me pelqente aspak çehra ne fytyren e tij. Nuk mu pergjigj. -Eshte mire mami im, doktor?

Nuk mu pergjigj. Une iu afrova dhe kur ai u kthye, i pashe syte e perlotur. Me terhoqi ne nje perqafim kockethyes dhe trupi im i vogel u zhduk ne krahet e tij. Ndjeva kraharorin e doktorit qe ulej e ngrihej sikur te mos mund te fliste dot, pastaj mu kujtua vetja kur qaja dhe menyra se si kraharori me ulej e me ngrihej njesoj si doktorit tani. Une bera te shkeputesha prej tij per ta pare edhe njehere fytyren e tij dhe per t'u bindur se mendimet e mia po genjenin, por ai nuk me lejoi.

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now