❆13❆

26 5 0
                                    

Heren e pare qe kisha hyre ne kinema, kisha qene tetembedhjete vjeç ku nisa te punoja pas banakut ku kokoshkat nuk ndalonin se kercyeri pupthi dhe gotat e koka-koles mbusheshin vazhdimisht, ku turma e njerezve shtohej nga mengjesi ne darke. Filmin e pare qe pashe ne ate kinema ishte gjate pushimeve verore, kur Lisa tek erdhi ne kinema bashke me nje prej shoqeve te saj, me ftoi te vija e ta shikoja me te. Ishte vone, prandaj njerezit e pakte qe mbeten ia besova Sebastianit qe punonte me mua. Ishte pikerisht atehere, kur une dhe Lisa patem shkembyer puthjen e pare.

Aso kohe, kinemaja kishte nje ngjyre te bardhe qe e bente te dukej shume e zymte, kurse tani shkelqente me nje ngjyre te kalter. Shkronjat me drita qe dikur vareshin lart dhe ndonjera syresh nuk ndriçonte bashke me te tjerat sepse ishte djegur, ishte zevendesuar me nje tabele te madhe qe rrethohej nga dritat me ngjyra te Krishtlindjeve. Per te mirepritur vizitoret, nje burre i mbuluar me nje uniforme qesharake te filmit me te ri, rrinte jashte dhe tundte doren. Femijet e vegjel vraponin per t'iu lutur per ndonje foto, kurse adoleshentet gjithmone harbute e te pasjellshem i nenqeshnin dhe ndonjeri syresh, i peshtynte kembeve. Me kujtonin veten.

Kuini nuk me pati folur kur erdhem dhe nuk dukej se kishte ndermend ta bente. Aria perkundrazi, me pyeti disa here se çfare filmi kisha pare heren e pare qe kisha ardhur ne kinema, edhe pse iu pergjigja thate se nuk e mbaja mend. Por nese ajo do e kishte ditur se heren e pare qe kisha ardhur ne kinema, kisha ardhur me Lisen, do e kishte kuptuar edhe se e mbaja mend emrin e filmit. Por dashuria ishte diçka qe tingellonte kaq bukur kur e mbaje per veten, sepse kur e ndaje me te tjeret dukej sikur ajo qe dikur u be vetem njehere po perseritej dhe gjerat e perseritura te merziteshin.

Filmi qe zgjodhi Bea zgjaste nje ore e dyzet minuta. Shpresoja te ishte mjaftueshem i mire, sepse po me dhimbseshin parate qe pata harxhuar per biletat. Kisha rremuar ne çdo sirtar te komove ne shtepi qe pas incidentit qe ndodhi me picen dhe arrita te gjeja nje shume te mjaftueshme parash qe mund te mbante per dy jave. Problemi ishte se me biletat qe pagova, ato dy jave u ndryshuan ne nje jave. Prane meje, zuri vend Kuini. Aria e Bea u ulen ne sediljet perpara. Diçka me zgjoi ai mjedisi i njohur i kinemase, me zhurmen e njerezve qe peshperisnin dhe ai tingulli i njohur i fillimit te filmit.

-"Me telefonoi mami. Augusti ka ardhur ne shtepi dhe do te me vrase nese nuk me gjen aty, -tha e shqetesuar Ashli. U ngrit aq vrullshem sa pakoja me kokoshka, tashme boshe, u rrezua me zhurme ne dysheme dhe humbi mes sediljeve. -Duhet te shkoj.

-Per pese minuta mbaron filmi, rri edhe pak, -iu lut e merzitur Lisa. Une i hodha nje veshtrim te shpejte sikur doja qe ajo ta kuptonte mendimin tim se isha perpjekur gjate gjithe kohes ta hiqja qafe Ashlin.

-E di, -shfryu, -por eshte vone dhe nuk dua te merrem me nervat e Gusit. Ose eja dhe merru ti me nervat e vellait tim pastaj.

Lisa i dhuroi nje perqafim te shpejte dhe Ashli pasi e porositi t'i tregonte fundin e filmit, vrapoi te dilte jashte. Hodha nje sy perqark: nuk kishte shume njerez per te pare filmin, mbase sepse ishte hera e disate qe po transmetohej. Ndonjehere, kinemaja e qytetit shpresonte te fitonte ndonje gje duke e transmetuar nje film kater ose pese here. Nje grup shokesh qe ishin ulur ne fund po qeshnin me te tjeret dhe nuk dukeshin fare te perqendruar. Dy vajza, afersisht ne moshen e Lises, dukeshin te lodhura e te ngrysura sikur mezi po prisnin te mbaronte filmi.

-Augusti eshte vellai i Ashlit? -pyeta, me shume per te hapur nje bisede me Lisen se per kuriozitet. Ajo vetem pohoi me koke, me tere vemendjen e perqendruar tek ai film i merzitshem. -Kam degjuar se ndjek studimet ne Universitetin e Oksfordit. Duhet te jete shume i zgjuar.

-Ai shpresonte te kapte Harvardin, -me tha, por nuk u kthye nga une. Edhe ne profil ishte e bukur. -Por jam i sigurt se edhe Oksfordi ishte arritje e madhe per te.

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now