❆10❆

29 5 0
                                    

Vetem pas dhjete minutash qe kur kishte hyre brenda Aria e dobet me floket e kuqe, dera trokiti serish. Une u ngrita pak me pertese qe po shqetesohesha serish ne ate ore te heret te atij mengjesi te ftohte dhe hapa deren. Tani perballe meje, qendronte policja e djeshme, mamaja e Arias, Kuini. Nuk e kishte mbathur ate uniformen e policise dhe me rroba civile, ngjante dyfish me e embel. Duke gjykuar nga trupi i mirembajtur dhe pamja e hijshme ne fytyren e saj, mund ta imagjinoja tek te tridhjetat, mbase edhe aq sa mua.

-Eshte ketu Aria? -pyeti menjehere. Une nuk pata kohe as t'i pergjigjesha, sepse me shtyti me shpatull dhe hyri brenda. -Ku shkoi?

-Tek Bea, tha se kishin per te folur diçka... -Nxitova te arrija hapat e saj te shpejte. Dora e saj beri te kapte dorezen e nje prej dyerve qe fatkeqesisht per mua, ishte dera e duhur, ajo e dhomes se Beas. -Mendoj se duhet t'u japim pak privatesi...

-Jam e sigurt se ti u ke dhene mjaftueshem, -me nderpreu dhe pa me degjuar me teper, hapi deren.

Sapo dera u hap, Bea qe ishte ulur siper tavolines se studimit u kthye e bezdisur gati per te me uleritur qe po e bezdisja. Aria, ashtu e dobet dhe hollake, ishte kruspullosur ne nje cep te shtratit mbuluar me batanijen e leshte. Perballe Beas, ajo ngjante shume e vogel, e bute dhe e ndrojtur sa nuk e kuptova se si mund te ishin ato te dyja shoqe te ngushta. Pa thene asgje, Kuini hyri brenda dhe iu afrua menjehere Arias. Qendrova aty ku isha, pa guxuar te nderhyja.

-Me vjen keq, mami, -nxitoi te thoshte ajo. Syte e saj te gjelbert nuk ia fshehen dot grumbullin e loteve qe i rrembushi tere hapesiren e bebezave.

-Mbylle gojen, -e zuri per dore dhe e ngriti me force. Batanija e ngrohte ra prej kembeve te saj te holla dhe une, edhe njehere, mu duk sikur do te leshohej perdhe e do te binte.

E terhoqi deri jashte dhomes dhe pashe se si Aria ktheu edhe njehere koken per te pare fytyren e trembur te Beas. Une kisha ngrire prane deres se dhomes pa ditur si te reagoja. Une nuk e njihja Arian, nuk e njihja as Kuinin, por vajza e saj kishte qene e para qe me pati thene se isha njeri i mire, qe me pati thene ate qe kurre nuk me paten thene as te tjeret dhe nuk ia pata thene as une kurre vetes. Mu duk vetja si te isha ende shtatembedhjete vjeç dhe budalla, tek qendroja me qesken e droges ne xhepin e pantallonave dhe nuk dija si t'i pergjigjesha fjalise se Rasell Fordit.

Njeriu eshte qenie qe bllokohet ne vrullin e mendimeve te veta dhe kur mbyll njerin sy, hap njerin vesh. Mund t'i degjoja hapat e shurdhet te Kuinit dhe ato te zvarret te Arias tek largoheshin e beheshin perhere e me te zbehte per veshet e mi, mund ta shikoja trupin hollak te vajzes qe terhiqej nga dora e se emes dhe ndjeva urrejtjen te me ndizej si me zjarr. Çfaredo gabimi te kishte bere Aria -nese kishte bere -e ema nuk duhej ta terhiqte ashtu. Apo ishte valle kjo, menyra se si mamate i trajtonin femijet e tyre? Une nuk dija asgje per rolin e prindit.

Dora ime fare papritur dhe plotesisht ne pavetedijen time, si te ishte ngritur vetvetiu, kishte rrembyer krahun e Kuinit. Ajo nuk u kthye. Gjeja e pare qe ndjeva kur dora ime ra ne kontakt me lekuren e saj, ishte ndjesia e te prekurit nje femer. Perveç Beas qe ishte vajza ime, nuk pata prekur asnje vajze tjeter me dore: mendja ime mbase, e intrepretonte si tradhti ndaj Lises dhe trupi im mbase, e interpretonte si mungese aftesie per te prekur serish dike. Kurse ndjenja e dyte qe ndjeva ishte ajo e perbuzjes qe me shpoi nga thembra e kembes deri ne majen e kokes.

-"Llamba ne llambadarin e varur ne tavan, kishte nje shkelqim shume te zbehte. Duhej te ishte ne grahmat e fundit, gati per t'u shuar pergjithmone. E fika driten dhe u ngjita lart ne divan, duke e rrotulluar me kujdes per ta hequr. Mami vetem me shikonte me syte gjysme te mbyllur. E lashe llamben mbi tavoline dhe vazhdova ta shikoja. Ajo ishte e vetmja llambe qe kishte mbetur ne te gjitha pakot e llambave qe mbylleshin brenda ne sirtar. Çfare do te beja une e mami tani qe s'kishte mbetur asnje tjeter? Ne erresire, ishte frike te qendroje, sidomos tani ne dimer.

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now