❆18❆

21 4 0
                                    

Diten e fundit te pushimeve te dimrit, Kuini sugjeroi te dilnim vetem une dhe ajo. Kur kishim dale, kishim qene gjithmone te shoqeruar nga Bea dhe Aria, prandaj dukej çuditshem te kerkonte te dilnim vetem ne te dy bashke. Xhefersonin, ashtu siç i pata premtuar vetes, nuk e takova me. Debora ishte shkrire tashme, por akulli vazhdonte te qendronte i ngrire dhe ne çdo cep te rruges dukej te beje kujdes ta shmang'je nese nuk doje te rrezoheshe e te thyeje ndonje brinje. 

-Pa shiko, Patrik Esuardi paska veshur xhup, -me talli ajo sapo iu paraqita perballe. I leshova nje buzeqeshje te lodhur. Ishte ftohte, s'donte shume mend perse kisha mbathur xhupin. Kur shkrinte debora dhe shkelqente dielli, bente me ftohte se kur binte bore dhe frynte ere. -Ku do qe te shkojme?

-Ka shume rendesi ku? -e pyeta teksa i hodha nje sy te shpejte perpara se te ecja me nxitim per te mposhtur te ftohtin qe me mbertheu te terin.

-Mund te bejme nje shetitje me barke. Eshte kohe e bukur, -me tha.

Ishte ide e mire, sepse edhe pse kisha bindur veten se do e çoja Bean ne nje shetitje me barke, nuk e çova dot. Isha i sigurt se Henri e çoi, gjithsesi. Ai gjithmone i bente gjerat perpara meje. Siç me kishte thene mami dikur, une isha natyre e ngadhet. Tek ecja me nxitim prane Kuinit qe rriste hapin aq sa mundej qe te mos mbetej pas, e kuptova qe kishte te drejte. Ai qe ia mbathte nga problemet dhe nga gjithçka qe sillej rrotull ne jeten time, nuk ishte asgje me shume se nje frikacak i ngadhet qe nuk gjente dot zgjidhje tjeter.

-Si eshte Bea? -me pyeti. Kuini me shume mundesi e urrente heshtjen. 

-Mire, -iu pergjigja dhe kur e kuptova qe pergjigjia ime dukej e paplote, nxitova te shtoja, -besoj.

Ajo priti ca se mos thoja ndonje gje tjeter, por pastaj vetem me buzeqeshi e zgjodhi te mos fliste me. Morem autobusin per te shkuar deri ne bregun e liqenit te kanonit. Barkat ishin te rreshtuara me nje rradhe te perkryer, njera pas tjetres dhe nje burre i vetem po fliste me nje çift qe po perpiqeshin te ulnin nje barke ne uje. Hodha nje sy rrotull. Perveç atyre te treve, nuk kishte asnje njeri tjeter. Qetesia qe mbizoteronte aty ishte e bukur, nese kjo ishte fjala e duhur.

Kur na pa te afroheshim prane barkave te stivuara rresht, burri e la pas çiftin e ri dhe na u afrua. Uji ishte pak i trazuar, por nuk besoja se do te kisha ndonje problem te madh ne manovrimin e tij. Isha mesuar me barkat, sepse perpara se te punoja ne kinema, kisha ndihmuar ne shetitjet e vizitoreve ketu me barkat. Kishin qene kohe te bukura tani qe kujtohesha. Madje, u ndjeva shume keq kur kuptova se me dukej sikur kohet e mia me te bukura kishin qene pasi mami kishte vdekur dhe perpara se te kisha njohur Lisen. Diku ne mes, si gjithmone.

-Vetem nje? -me pyeti. Une s'e kisha mendjen fare, prandaj Kuini u pergjigj me nje 'po' te thate perpara meje. -Nje ore? Pagesen e beni aty, -beri me shenje nga kabineti prej xhami.

Kuini u largua perpara se te thoja ndonje gje, edhe pse nuk eshte se e kisha me plan te paguaja une. Nuk kishte qene as ideja ime per te dale bashke e jo me te ktheheshim ketu. Nderkohe qe Kuini u largua per te paguar, une terhoqa barken drejt ujit dhe prita qe te vinte perpara se te leshoja litarin. Ajo hipi siper dhe u ul ne stolin prej derrase prane meje. E leshova litarin ku po mbahej dhe barka u largua drejt ujit te trazuar, duke nisur te dallgezohej. E shtrengova fort timonin me te dyja duart.

Kishte kaluar shume kohe qe nuk e kisha ndjere me ashpersine e timonit te varkes ne duart e mia dhe u ndjeva çuditshem ta kisha serish ne duar. Mora kthese dhe hyra permes shtegut. Kisha qene atje rrotull edhe here te tjera, e dija. Deget e zhveshura te pemeve zgjateshin dhe kur dielli guxonte te shkelqente, hijet qe formoheshin u ngjasonin disa kraheve perbindeshash inekzistente.

-Nuk prisja te ishe kaq ekspert, -qeshi lehte ajo per te thyer heshtjen. Une mblodha supet pa i kthyer pergjigje. Ajo me shume mundesi u ndje shume fajtore qe me kishte ftuar per nje shetitje. -Je marre me barka kur ke qene i vogel?

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now