❆9❆

29 5 0
                                    

Gjate varrimit te nenes, nuk erdhen shume njerez. Mbase sepse ajo nuk kishte shume miq. Por nuk erdhi as doktor Raselli. Nuk e takova me pas asaj dite. Mendova se duhej te kishte qene semure, ose nuk kishte pasur guximin te vinte e te me shikonte. Kur mbusha gjashtembedhjete, binda veten te kthehesha nga shtepia e tij per ta pershendetur. U soll sikur nuk me njohu. Sigurisht, mund te kishte vizituar aq shume paciente gjate gjithe jetes se tij sa me kishte harruar mua dhe nenen time, por diçka ne syte e tij e tregonte qarte se thjesht, po me injoronte per kushedi ç'arsye. Me vone, kur zura disa miq gjate pushimeve verore, nisa te gjuaja me gure xhamat e dritareve te shtepise se tij.

Ne korrik, javen e fundit, ne shtepine e xhaxhait u paraqit nje polic dhe tha se mendohej se sulmoja me gure shtepine e doktor Rasellit. Sigurisht e mohova. Polici nuk u duk se me besoi, por u terhoq mbase sepse pa qe personi qe gjuante ne xhamat e shtepise, ishte nje gjashtembedhjete vjeçar qe nuk dinte si te shtynte veren. Xhaxhai asnjehere nuk u interesua te dinte se çfare beja me jeten time dhe nuk me pyeti per asgje, gje qe ishte gjysma e se keqes. Ne gusht, diten e pare perveluese te vapes kulminante, Rasell Fordi me ndaloi ne hyrje te pyllit ku po ia mbathja per ne shtepi pasi kisha futur ne xhep nje qeske me pluhur te bardhe droge qe ma kishte dhene nje prej djemve te shkolles.

-"Ke kohe te flasim pak? -me pyeti. Kishte ndaluar perballe meje dhe syte tane ishin perballur me njeri-tjetrin. Sikur ta kishte lexuar mendjen time qe po hiqej arrogante dhe pa deshire qe te ndaloja e te flisja me te, shtoi. -Te mbaj mend ty, Patrik Esuard.

Te pakten, e pranoi pas kaq shume kohesh vetem duke me injoruar. Nuk kishte thene asgje gjate gjithe kohes qe e sulmoja shtepine e tij me gure, nuk kishte folur as kur e kisha takuar ne fillim dhe e kisha pyetur se perse nuk pati ardhur ne varrimin e nenes. Me duart ne xhep, i trembur se do e shikonte çfare fshihja ne xhep, e veshtrova indiferent. Nuk me interesonte se çfare do te thoshte, nuk me interesonte me as arsyeja perse me kishte injoruar. Mbase thjesht ishim rritur dhe kishim marre drejtime te ndryshme.

-E di perse e vizitova gjithmone nenen tende, edhe pse e dija fundin e saj? -vazhdoi. Une heshta. -Sepse shpresova se do te behej mire nese mjeku qe do te sheronte ate, do te ishte burri i saj. 

Buzeqeshi shume trishtueshem. Zogjte ciceruan klithshem ashtu siç i degjoja te ciceronin atehere kur isha femije. Vrapuan te perplasnin flatrat dhe te ngriheshin ne fluturim. Ajo buzeqeshja e tij e trishtueshme, lakimi i dhimbshem i buzeve, i shembellente pikes se dyllit qe binte pike-pike ne pjaten ku qendronte ngulur bishti i qiririt te bardhe. Ishte nje nga ato buzeqeshjet qe simbolizonte pamundesine e njeriut per te ndryshuar gjerat.

-Prandaj, nuk erdha ne varrimin e saj. Prandaj, refuzova te te takoja serish. -Rasell Fordi nuk kishte genjyer asnjehere ne jeten e tij. Kishte qene gjithmone i sinqerte. Te pakten, me aq here sa une e kisha takuar, po. -Une jam frikacak. Isha frikacak si nje bashkeshort dhe frikacak si nje baba. Me vjen keq.

Kisha besuar gjithmone se babi kishte vdekur. Te pakten, keshtu me kishte thene mami. Keshtu kisha zgjedhur une dhe ajo te besonim. Si te kisha nje pasqyre perpara syve, pashe trupin e Rasellit tek perkulej tere perkujdesje prane nenes sime dhe kujdesej per te. Por ai kurre nuk e rregulloi deren e prishur ne shtepine tone, nuk bleu asnje perde te re dhe nuk rregulloi asnje kanal te televizorit qe te kapte çdo dite dhe jo vetem nje here ne muaj.

-Pse? -mermerita. Qeska e pluhurit u harrua ne xhepin tim. U harrua gjithçka e bukur qe mendoja se ekzistonte perreth meje. Gjithe bota e mrekullueshme.

-Nuk ka asnjehere pergjigje te sinqerte ne pyetjet 'pse'. -Ndjeva syte te me rrembusheshin. Por ai po me shikonte si te isha i huaj. Ashtu siç kisha qene perhere. -Ti nuk je as djali i Xhulit. Je vetem djali im, por sapo nena jote e vertete thjesht u largua, zgjodha te te lija ne shtepine tone dhe te largohesha. Une dhe mamaja jote... nuk ia kalonim mire ato kohe. Ajo nuk beri shume pyetje kur u ndame. 

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now