❆7❆

44 5 0
                                    

Proçeset gjyqesore qe duheshin te ndiqeshin, do te zgjasnin te pakten dy jave. Avokati me te cilin fola, tha se nuk kishte asnje problem dhe se zakonisht te tilla gjera, zgjasnin edhe me muaj prandaj duhej te ndihesha me fat qe do te me mjaftonin vetem dy jave. Bea u duk e lodhur me tere ato budallalleqe gjyqesore qe duheshin ndjekur dhe sapo arritem ne shtepi, u mbyll ne dhomen e saj dhe nuk doli deri pas ores pese te mbasdites.

Une isha ende duke menduar se çfare te merrja per darke. Bea me pati njoftuar se i dashuri i saj, Henri Maksuelli siç e quanin, e pati pranuar ftesen e saj. Nese do te kisha pasur dike, mamin ose Lisen, me shume mundesi do e kisha zgjidhur kete dileme. Por ne kuzhine, isha vetem une, disa karrige te mjeruara dhe nje tavoline ende e parregulluar. Bea erdhi e u ul prane meje sapo shkeli ne kuzhine. Duhej ta kishte pare qe isha i menduar. Ne kishte diçka te ngjashme me Lisen, ishte se vinte menjehere tek une ne çastin e duhur.

-Mund te porosisim pica, -sugjeroi. Une i hodha nje veshtrim te vengert. -Jo tek Bruno. Mund te porosisim tek "Pizza Hut".

Nuk i ktheva menjehere pergjigje. Nuk kisha qene asnjehere tek "Pizza Hut" qe pasi u ndava nga Lisa. Heren e fundit qe kisha qene aty, mbaja mend se parate nuk me kishin mjaftuar dhe Lisa kishte qeshur aq shume sa lekura e bardhe e fytyres bardhoshe i ishte kthyer ne nje te kuqe te ndezur ngjyre trendafili. Parate qe merrja nga puna, dyshoja se do te me mjaftonin sa per tre pica nga "Pizza Hut". Une nuk isha tip qe i mbaja parate menjane per raste te veçanta.

-Hej? -me tundi doren perpara fytyres. Ktheva koken nga ajo dhe u perpoqa te mos e jepja veten qe po mendoja per çmimet. -Si thua?

-Po, sigurisht, telefonoji dhe porosit tre, -iu pergjigja.

Ajo u ngrit me kembe dhe u largua prej kuzhines, duke nxjerre celularin. Qendrova edhe ca aty, pastaj kerceva me kembe dhe nxitova hapat drejt dhomes sime. Mbylla deren me çeles dhe iu afrova dollapit. E hapa dhe terhoqa parate e mbetura. I numerova nje cope here, pastaj i rrasa me te shpejte ne xhep dhe dola. Nuk isha i sigurt nese do te mjaftonin, por edhe nese jo, do i thoja se mund t'ia jepja me vone.

Perpara picave, erdhi Henri. E hapa deren me rrembim, i sigurt se do te ishte shoferi i picave, por sikur me ngriu gjithe trupi kur pashe djalin e panjohur mu perballe meje. Une e kisha menduar Henrin si dikush tjeter, mbase si nje djale me tipare te zeza dhe te mbathur me nje xhakete prej lekure, por djali qe kisha perpara syve ishte si dikush qe i ngjasonte djalit te vetem biond qe kisha pasur ne klase gjate shkolles se mesme.

-Henri, -degjova zerin e Beas pas vetes dhe ajo u afrua me nxitim drejt tij. I dhuroi nje perqafim te shkurter dhe e ftoi brenda. -Ky eshte Henri, -mu drejtua mua. -Henri, Patriku.

Nuk me thirri 'babi'. Nuk me prenzatoi si te atin e saj. Por guxova vetem te leshoja nje buzeqeshje te vogel dhe t'i shtrengoja doren Henrit. Ai u duk ne siklet, por nuk foli dhe ndoqi pas Bean qe hyri ne kuzhine. U mbeshteta pas murit pa dashur t'u shkoja pas. Kisha bere gabim qe e pata ftuar te dashurin e vajzes sime ne shtepi. Nuk kisha qene asnjehere i mire per t'u bere miqesi njerezve te tjere, mbase prandaj edhe kisha refuzuar te merrja pjese ne intervistat e puneve qe me ishin ofruar. Nje prej psikologeve te mi me pati quajtur si person me ASPD, çrregullim te personalitetit antisocial.

Sapo ktheva shpinen per te hyre edhe une drejt kuzhines, dera trokiti serish. Veshtrova rrotull per t'u bindur se Bea ishte serish brenda dhe pastaj, e hapa. Korrieri i picave qendronte mu ne pragun e deres me tre kutite e picave ne dore dhe ne doren tjeter, mbante nje qese me dy kanaçe koka-kola. Dola jashte, duke e mbyllur deren me ngadale pas vetes dhe burri me pa me habi. Me zgjati nje flete per te firmosur, duke thene:

-Ju lutem, firmosni ketu.

I hodha nje sy çmimit ne fund te fletes. Bashke me kanaçet e koka-koles, kishin shkuar me teper seç kisha pretenduar. I zhytur ne siklet, veshtrova rrotull, pastaj duke vazhduar ta mbaja veshtrimit te ngulur ne flete, thashe:

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now