❆8❆

29 3 0
                                    

Henri Maksuelli donte te ndiqte degen e juridikut. Ai ishte i shkelqyer ne lendet shkencore, por urrente mjekesine. Dinte gjithçka per historine e botes, por nuk e kishte mesuar asnjehere historine prej librave te shkolles. Mund ta llogariste me nje veshtrim te shpejte te qiellit jashte, se si do te ishte moti te nesermen. Ai dhe Bea padyshim qe nuk kishin asgje te perbashket, por ai dukej i sinqerte ne dashurine qe i ofronte asaj dhe zgjodha ta besoja se e donte vertet. Henri Maksuelli u largua ne oren tete, perpara se te riniste debora. Une dhe Bea qendruam te dy ne heshtje ne gjysme erresiren e kuzhines per gjysme ore.

-Çfare mendon? -me pyeti me ne fund. Dukej qarte se kishte frike se do i thoja se Henri nuk me pelqente.

U mendova. Une nuk e njoha dot Henrin per ato dy ore qe qendroi me ne. Arrita te kuptoja çfare interesash kishte dhe se çfare te ardhme priste per veten, por nuk e kuptova dot se çfare tipi ishte. E kisha te qarte edhe vete se asnjehere nuk do e njihja perfundimisht Henri Maksuellin, por ndihesha sikur ishte shume heret per te dhene nje mendim per te. Sigurisht, Bea e njihte me mire. Nese ajo mendonte se ai ishte mjaftueshem i mire, nuk me mbetej gje tjeter veçse ta besoja.

-Shpresoj te jete kaq i mire sa u duk, -thashe. Bea mblodhi buzet me mospelqim nga pergjigjia ime. -Ishte i zgjuar.

-Ai di gjithçka, -shtoi e entuziazmuar qe thashe diçka te mire per te dashurin e saj.

-Sigurisht, -tunda koken.

Kur takova per here te pare Lisen, ajo asnjehere nuk me tha se isha i zgjuar. Madje, dyshoja se mendonte keshtu. Une sigurisht, nuk kisha asgje per te qene i zgjuar dhe ne krahasim me Henrin, mu duk vetja pothuajse budalla. Kur nuk i ktheva me pergjigje, Bea u ngrit dhe u largua drejt dhomes se saj. Qendrova edhe ca ne kuzhine, pastaj binda veten te ngrihesha e te hidhja ne kosh kutite e zbrazeta te picave.

I rrasa me force ne kosh te treja kutite, kur dera trokiti fort. U ktheva menjehere, por nuk leviza vendit. Kush mund te ishte ne kete ore? Mbase ishte Henri. Mund te kishte harruar xhupin, ose diçka te tille edhe pse ne kuzhine nuk dukej te kishte mbetur diçka prej tij. Pastaj, mu kujtua rrembimthmi shoferi i motorrit te picave dhe zemra gati sa nuk me çau kraharorin. Pothuajse me kishte dale nga mendja: ishin bere gati tri ore qe kur nuk kishte trokitur kush ne deren e shtepise sime.

Veshtrova rrotull per t'u siguruar se Bea nuk kishte dale prej dhomes dhe hapa deren. Prita qe te isha perballe me burrin e njejte te acaruar qe do te ma shperthente edhe mua me nje shishe birre ne koke, por perballe meje ishte vetem nje grua e re, e mbathur me uniformen e policise. Floket e saj bionde dallgezoheshin lezetshem pergjate fytyres dhe syte e kalter sikur i shkelqyen kur hapa deren. Nje shkulm i ftohte ere me rrethoi te terin.

-Kuin Marfi nga Departamenti i Policise, -me nxorri para syve nje kartevizite. -Kam marre nje telefonate se keni sulmuar shperndaresin e picave te "Pizza Hut". 

Ajo ishte e bukur. Ose une po ndihesha shume i trullosur per ta ndare se çfare po ndodhte. Kuini vazhdonte te me shikonte fare neutrale ne pritje te fjales sime. Ajo nuk kishte asgje te ngjashme me Lisen, nuk kishte as tonin e ngrohte si zeri i saj, por serish pati diçka qe me terhoqi si te ishte magnet. Mbase do te kisha qendruar ashtu gjate gjithe kohes vetem duke e veshtruar, kur degjova zerin e Beas te vinte nga brenda dhomes se saj:

-Kush eshte, babi?

-Askush, qendro brenda, do te vij pas pak. -iu pergjigja menjehere dhe dola jashte, duke e mbyllur deren me force pas vetes.

Kuini u shtyt pas dhe vazhdoi te qendronte drejtuar nga mua. Ajo kishte nje arme ne brez. Kishte nje gjakftohtesi qe dukej sikur te trembte. Hodha nje sy perqark se mos gjeja ate spiunin e dreqit, por nuk ma zuri syri gjekund'. Kuini, kur e pa qe nuk po pergjigjesha, shtoi:

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now