❆3❆

45 7 12
                                    

Kur leviza lehte, ndjeva diçka te me rreshqiste perposhte dhe trupi sikur mu mbeshtoll nga nje ajer i acarte. E ndjeva diçka te ftohte, diçka si fryme a si ere te me perplasej fytyres. Refuzova t'i hapja syte. Kisha ftohte, trupi me dhimbte, por megjithate ndihesha mire. Nuk po me bezdiste askush dhe gjithçka dukej e pazhurmshme, e qete, e paqte. Mbase keshtu ngjasonte kur vdisje. Vetem mendimi i fundit me beri te hapja syte. Gjeja e pare qe pashe ishte batanija qe ishte rrezuar ne kembet e mia dhe rremujshem, kishte mbuluar dy shkallet e fundit te tre shkallareve ne pragun e deres. U shtriqa, ende i pergjumur.

Dielli, pavaresisht se i dobet, kishte arritur te tejkalonte rete e zeza dhe te ndriçonte sadopak token e bardhe. Shpina me dhimbte nga pozicioni qe kisha qendruar gjate gjithe nates se djeshme dhe binda veten te ngrihesha me kembe. Terhoqa edhe batanijen qe ishte rrezuar dhe e mbajta ne duar per ca çaste, duke vrare mendjen nese e kisha marre me vete te djeshmen perpara se te dilja prej deres se shtepise se Beas. Isha i sigurt se jo, por e kisha te veshtire ta besoja se ma kishte dhene ajo. Ose mbase Lisa fantazme kishte rrembyer nje batanije dhe me kishte mbuluar mua.

-Je zgjuar, Bea? -pyeta duke iu afruar deres dhe duke mbeshtetur ballin ne siperfaqen e ftohte. Zeri i saj nuk mu pergjigj. Une isha i sigurt se ishte zgjuar: ajo edhe pse qendronte zgjuar gjithe nates, serish zgjohej perpara ores shtate. -Jam une, Pati. Mbase nese e hap deren, mund te flasim edhe njehere, me pak me teper qetesi se dje. Sigurisht, nese deshiron. 

Nuk e hapi deren, edhe hapat nuk u degjuan, edhe zeri i saj nuk me ktheu pergjigje. Qendrova aty, duke pritur. Une e dija qe Bea s'do e hapte deren, e dija qe ajo nuk donte as te me shihte e jo me te me shihte me sy. Nga njera ane, asnjehere s'e kisha fajesuar ate qe s'me kosideronte baba, qe s'me donte. Une e kisha lene kur ajo ishte fare e vogel, nenen ia kisha takuar si ta kisha nje shoqe qe e shihja vetem nje dite ne muaj dhe ate vete nuk mbahej mend se kur e kisha perqafuar per here te fundit.

-E di qe tani nuk do te me degjosh, -vazhdova, -por e di qe po e ben, gjithsesi. Dua thjesht me te miren per ty dhe mbase, te dy bashke mund t'ia nisim nga e para, apo jo? Nese edhe ti je dakord. Mendoj se edhe mamaja jote nuk do te donte qe te qendroje vetem. Ti e njeh mamin, apo jo? E di se çfare mendon ajo. Thjesht... thjesht, eja dhe qendro me mua dhe... dhe nuk do te te bezdis, sinqerisht. 

I merzitur qe s'po me pergjigjej, e shkeputa ballin prej deres dhe ktheva koken nga rruga. Ishte ende heret, por disa njerez kishin dale qe tani pa iu trembur te ftohtit dhe po ecnin fare qetesisht e pa u ngutur. Nje burre i moshuar me biçiklete duhej te me kishte pare qe po flisja me veten mbeshtetur pas deres se shtepise, sepse kishte ndaluar dhe po pergjonte. Kur veshtrimet na u ndeshen, uli syte tek gazeta dhe u soll sikur po lexonte. Mendova se ku e pata pare, pastaj u kujtova qe njerez si ai nuk ishte e veshtire t'i gjeje edhe ne skutat me qorre te qytetit.

-Bea, -u ktheva serish nga dera duke e injoruar te moshuarin me biçiklete, qe s'kisha dyshime qe duhej t'i kishte ngritur serish syte nga une. Mbeshteta doren pas deres dhe shtova. -Te falenderoj per batanijen qe me kishe dhene. Dhe do te te ndihesha akoma edhe me shume nese thjesht e hapje deren, sepse po me duket vetja budalla dhe nuk po i honeps dot keta njerezit qe po me shikojne si te jem i çmendur. Dhe po, jam i sigurt se...

Fjalia mu nderpre nga hapja e deres. Ngaqe kisha mbeshtetur doren pas deres e bashke me te, gati gjithe peshen e trupit, per pak sa nuk u permbysa perdhe. Bea u shtyt pas dhe po me shikonte drejt e ne sy fare indiferente. I buzeqesha dhe hyra brenda, duke e mbyllur deren me kembe pas vetes. Do te kisha dashur qe te isha kthyer nga burri me biçiklete perpara se ta kisha mbyllur deren dhe t'i kisha nxjerre gishtin e mesit, por mu duk pa vend te sillesha si maniak perpara syve te Beas.

-Batanijen, -ia zgjata ende duke i buzeqeshur. Serish, nuk dija çfare t'i thoja. Une mbase e kam pasur gjithmone kete problemin me njerezit kur i kisha perballe: nuk dija çfare te flisja me ta e si te sillesha. Ajo as nuk mori mundimin ta merrte, prandaj thjesht e hodha mbi shpatulla dhe u rrethova me te. Bente ftohte. -Ne shtepine time, ka oxhak, -thashe.

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now