❆15❆

18 4 0
                                    

Ra debore gjithe nates, por ne mengjes kishte lindur dielli. Ajri ishte i ftohte dhe gati te ngjethte mishte, pavaresisht se sa trashe ishe mbeshtjelle. Bashke me Bean, kishim rene dakord qe te benim nje shetitje ne pyll dhe pastaj, te pranonim nje vozitje me barke ne ujerat e kanonit. Koha ishte premtuese, prandaj menjehere pas mengjesit u ngritem per te levizur. Bea ishte ende duke folur ne celular me Henrin prej gati pesembedhjete minutash tashme, prandaj po ecja perpara i menduar.

Ishin bere vite qe nuk kthehesha me nga pylli, jo vetem sepse gjendej shume larg qendres se qytetit, por edhe sepse nuk me pelqenin kujtimet qe ai sillte. I njihja rruget ku po me çonin hapat, edhe pse pllakat e trotuarit ishin zevendesuar me disa te reja dhe kalldremi i rruges ishte zevendesuar me asfaltin ku rreshqisnin makinat. Bea e uli celularin pas disa minutash dhe mu afrua me hap te shpejte, te pakten aq shpejt sa mund te nxitonte dikush ne nje shtrese te trashe debore.

-Ku ishte shtepia jote kur ishe i vogel? -me pyeti kureshtare. Une i hodha nje sy te habitur: nga i lindi ajo pyetje e papritur? -Mami thoshte se jetoje me xhaxhain.

-Po, -pohova. Sigurisht, Lisa e dinte qe xhaxhai kishte kujdestarine time, por perveç asaj, nuk dinte asgje tjeter. Ajo ishte treguar mirekuptuese ndaj heshtjes sime per vdekjen e nenes dhe braktisjes se babait dhe nuk me kishte pyetur. -Eshte diku rrotull, nuk e mbaj mend shume mire.

Ishte genjeshter, normalisht sepse askush, sado qe te rritet nuk mund ta harroje vendndodhjen e shtepise se tij. Por une nuk doja t'i tregoja Beas shtepine e xhaxhait, nuk doja as te perballesha me te dhe nuk doja as te shkelja ne te njejtat rruge. E pata lene xhaxhain menjehere sapo familja e Lises e shpernguli ate ne nje shtepi te re kur mori vesh se ishte shtatzane. Qe prej asaj kohe, nuk e vizitova me. As xhaxhai mua, madje mendoja -dhe akoma mendoj -se iu ndje falenderues prinderve te Lises qe me shkeputen prej shtepise se saj. Si vellai i Rasell Fordi, xhaxhai kishte shume te perbashketa me te.

-Pse nuk do te ma tregosh?

-Nuk eshte se nuk dua te ta tregoj, thjesht nuk e mbaj mend ku eshte, -perserita. Bea shfryu, mosbesuese. -Eja, nxitojme pak qe mos te vonohemi shume.

Iu ndjeva falenderues kur nuk pyeti me tej: mbase njesoj si Lisa, edhe ajo e kuptonte kur nuk kisha deshire te flisja per diçka. Por Beas nuk kishte perse t'i interesonte ajo qe kisha kaluar une, femijeria ime e deshtuar apo e gjithe jeta si nje humbes. Besoja se kjo ishte arsyeja me e mirekuptueshme se perse nuk doja t'ua thoja te tjereve ate qe kishte ndodhur me mua, me mamin apo me Rasell Fordin perpara se te takoja Lisen.

-"Pse me dukesh i njohur? -Tomasi po me shikonte me nje veshtrim kureshtar dhe vetullat e harkuara si ne forme pikepyetjeje. -Si quheshe ti? Patrik?

Pohova me koke. Klasa dukej e mjerueshme. Mami gjithmone ma kishte pershkruar shkollen si diçka te bukur, diçka qe i nevojitej çdokujt, por qe une dhe ajo si gjithmone nuk mund ta perballonim, dhe tani qe qendroja ne kete klase, ne kete shkolle per te cilen fliste mami, kuptova se mbase mua nuk me nevojitej. Edhe femijet e tjere ketu dukeshin te çuditshem. Ishte mbushur vetem nje jave qe kur u shperngula ne shtepine e xhaxhait, dy jave qe kur vdiq mami.

-Ku jeton ti, Patrik? -pyeti serish ai. Te tjeret ishin mbledhur rrotull tij si ato milingonat qe mblidheshin ne nje kore buke qe ishte rrezuar ne dyshemene e shtepise.

-Ketu, tek shtepia e xhaxhait, -mermerita. Ata ishin te gjithe me te beshem se mua dhe dukeshin te frikshem.

-Po me pare? Para se te shkoje tek shtepia e xhaxhait?

-Ne pyll, -mermerita serish. -Jetoja me mamin. 

-Oh, -degjova dike te therriste i habitur pak me larg. Iu afrua Tomasit dhe degjova tek i peshperiti. -Eshte ai. Lypesi qe endej çdo dite rrugeve ne qytet. E marrte djalli!

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now