❆19❆

66 5 2
                                    

Varrimi i Arias u be ne te njejten kishe qe u be edhe i Lises, pastaj nuk u çudita kur pashe priftin e njejte te thoshte serish po te njejtat fjale. Isha ulur ne fund te stolave dhe vetem po veshtroja i zhgenjyer arkivolin e drunjte ku prehej trupi i vajzes me floket e kuqe. Ndryshe nga Lisa, kishte me shume njerez. Bea ishte ulur ne rradhen e dyte te stolave, prane Henri Maksuellit, kurse Kuinin ma zuri syri vetem ne fillim, prane nje gruaje e nje burri te moshuar qe duhej te ishin prinderit e saj. Te tjeret qe ishin paraqitur aty, nuk i njihja.

Prifti tha pikerisht te njejtat fjale si tek Lisa aq sa mendova se duhej te bezdisej shume kur njerezit vdisnin sepse detyrohej te thoshte njeqind here te njejtat gjera. Edhe fytyra e tij dukej shume e terhequr dhe e lodhur, edhe pse dimri kishte ikur tashme, debora kishte shkrire dhe shkurti kishte ardhur i ndritshem. Ne rradhen e fundit te stolave, ku isha ulur une, nuk kishte njeri tjeter.

Varrimi perfundoi vetem disa minuta me vone dhe njerezit zune te ngriheshin e te largoheshin. Si gjithmone, qendrova aty. Kesaj here, nuk doja te pyesja priftin per asgje, nuk doja as te mendohesha. Por do te prisja qe te largoheshin te gjithe dhe te kisha mundesine ta shikoja Arian per here te fundit. Kishte pasur diçka ajo vajze. Mbase fakti qe me pati pare si nje person te forte. Mbase. Nuk isha i sigurt. Se mos kisha qene ndonjehere i sigurt ne jeten time!

-Do te vish? -u kthye nga mua Bea perpara se te largohej. Henri prane saj me pershendeti me dore.

-Vazhdo perpara, -ia prita. Ajo nuk u mendua dy here, por u largua.

Kuinin nuk e pashe kur doli. Nuk i isha afruar per asnje çast qe pas vdekjes se Arias, sepse nuk dija si te flisja me te. Si mund te silleshe me dike qe i vdiste vajza? Une nuk kisha qene asnjehere personi qe ngushellonte te tjeret per vdekjen e te dashurit te tyre, une kisha qene ai qe ngushellohesha nga te tjeret -nese isha ngushelluar ndonjehere. Por kur nuk degjova zhurme hapash, e kuptova qe kisha ishte zbrazur. U ngrita.

-Jemi pare edhe me pare, apo jo? -me pyeti prifti, kur me pa te afrohesha drejt arkivolit. Une vetem sa tunda koken: dukej tip llafazan ai. -Je ai qe me pyete nese Zoti beson tek ne? Te drejte kam?

-Ashtu besoj, -iu pergjigja, duke ndaluar perpara Arias. E veshtrova nje cope here sikur po prisja t'i hapte syte dhe te me buzeqeshte.

-Jam menduar per pyetjen tende, -me tha. Ose me genjeu. E dija qe nuk ishte menduar. -Dhe mendoj se pyetja qe bere ti, ishte... ishte e pakuptimte.

-Ashtu besoj, -perserita. Kur kishte qene ndonjehere i kuptimte njeriu dhe pyetjet e tij te çuditshme?

-Zoti nuk beson tek ne, -me tha. Une ngrita koken drejt tij. -Jemi ne qe duhet te besojme tek Ai. Kur Ai na krijoi, nuk kishte si te besonte ne punen e Tij. Duhej ta shihte per te vendosur, por zoteri, une jam i sigurt se Ai beson tek ty.

-Ashtu besoj, -thashe per te treten here te njejten gje.

I ktheva shpinen arkivolit. Edhe priftit. Nuk isha ne humor per te degjuar pergjigjet e tij te pakuptimta per pyetjet e mia akoma edhe me te pakuptimta. S'kishte rendesi se çfare mendonte Zoti per ne. Ai na krijoi, gjithsesi. Duhej te jetonim derisa te na merrte frymen e fundit. Sapo hodha nje hap per te dale jashte, prifti nxitoi te fliste:

-Po ju, zoteri? A besoni tek Ai?

Nuk u ktheva. Gjeti pyetje per te me drejtuar. Por aty ku isha tani, mbase Zoti po me shihte me mire se kudo tjeter. Kisha ishte shtepia e Tij. Dhe aty, ishte Aria. Dhe mbase, edhe Lisa. Mbase edhe mamaja ime. Ama, pavaresisht se kush ishte aty, une nuk doja te genjeja ne pyetjen qe me drejtoi ai. Nuk u ktheva edhe kur iu pergjigja, sikur te kisha frike me reagimin qe do te bente ai:

-Mbase.

-Mund te pyes pse? -Doja t'i thoja qe sigurisht qe nuk mund te pyeste, por nuk e bera. Mbase sepse ai sapo pyeti.

-Sepse me la te jetoja ne mes, -i thashe. U ktheva me ngadale. Nje buzeqeshje u vizatua ne fytyren time. -Kam qene gjithmone vetem une. Vetem une ne mes.

-Ku? -rrudhi ballin. Une i buzeqesha.

Nuk iu pergjigja me dhe dola jashte. Ai me thirri vetem njehere, por nuk u ktheva me. Prifti nuk do e kuptonte, sepse ai besonte ne Zot me shume seç besoja une. Me te dale jashte, Bea po me priste dhe Henri ishte larguar. Iu afrova. Ajo ngriti syte e me buzeqeshi. Drita e diellit qe i shkelqeu fytyren e beri veshtrimin e saj te shkelqente si njeqind xixellonja ne nje qiell nate. E veshtrova nje cope here, pastaj bera te ecja kur ajo me tha:

-Te dua shume, babi.

Une vazhdova perpara dhe e lashe mbrapa. Por ishte hera e pare qe pasi u ndava me Lisen, qe dikush me thoshte se me donte. Bea nxitoi te me arrinte. Pse nuk ia thoja edhe une? A nuk e doja edhe une ate? Mami asnjehere s'ma pati shprehur dashurine e saj kur kisha qene i vogel. Gjeja e fundit qe doja te beja ne jeten time, tani e kuptoja, ishte te sillesha si ajo.

-Edhe une, -thashe. Mbajta nje pauze te shkurter dhe shtova. -Edhe une te dua shume.

Por do e kisha dashur me shume sikur mos te gjendesha aty ku isha tani.

Ne mes.

FUND

Ok, se pari faleminderit qe e lexuat, hahah. Nuk do te thoja se me pelqeu jashte mase si liber, por duke qene se me pelqeu menyra si e trajtova temen e depresionit, do te thoja se ze nje vend te veçante ne zemren time.

Personazhi i Patrikut, sado i çuditshem te dukej, ishte nje nga personazhet e mia te preferuar ne kete liber. Mbase thjesht menyra se si e bera t'i perballonte gjerat. Mendoj se ne nje fare menyre, i kam dhene pak nga vetja.

Titulli "Une ne mes" nenkupton njeriun qe qendron diku as ne fillim dhe as ne fund, ku shpesh i duket sikur kap edhe jeten, por edhe vdekjen, pra thjesht nenkuptoj depresionin. Mbase nuk ishte menyra me e duhur si arrita ta nxirrja depresionin ne kete liber, por serish mendoj se njerezit e perballojne ne menyra te ndryshme. Une e kam treguar ne disa raste se Patriku ishte ne depresion, duke filluar nga fakti qe pinte ilaçe qe ai i specifikoi si "dhimbje te kokes", mos ngrenia e ushqimit e deri tek fakti qe shpesh pyeste veten nese ishte i mire mjaftueshem per te tjeret.

Pyetja "A beson Zoti tek ne" eshte nje pyetje qe kohet e fundit, kam filluar t'ia bej edhe une vetes. Edhe pse mendoj se po, beson, serish nuk kam ndonje pergjigje 'sepse'.

Gjithsesi, se u zgjata shume, lol. Faleminderit shume qe e lexuat. Shpresoj te shihemi sa me shpejt ne libra te tjere. 💙💙

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now