❆12❆

22 5 0
                                    

-Henri me tha se e kishe takuar sot ne mengjes, -me tha Bea tek ishim ulur ne tavoline. Makaronat ne pjaten time ishin ftohur: nuk kisha uri. E vetmja gje qe kisha prekur kishte qene shishja e birres. Pohova me koke, pa folur. -Çfare i the?

-Asgje. Me pelqen Henri dhe thjesht fola me te, -iu pergjigja. Po tregohesha i sinqerte, edhe sikur Bea te mos me besonte.

-Po, sigurisht, -tundi koken mosbesuese. Duke me veshtruar nje cope here dhe pastaj, duke e rikthyer veshtrimin tek pjata ime e mbushur plot, vazhdoi. -Ai tha se dukeshe çuditshem. Se dukeshe... keq, nese kjo eshte fjala e duhur.

'Keq' nuk ishte aspak fjala e duhur, madje ishte shume e bukur per te perkufizuar se si isha une. Por ndjenja, te gjithe ndjesite qe mbaja une nuk mbanin nje emer. Dyshoja edhe se mund te perkufizoheshin si ndjenja te depresionit, dhimbje a paaftesi ndaj vetes. Mbase ishte thjesht, nje lloj dhimbjeje qe e ndjente çdokush: ajo dhimbja njerezore qe te gerryente zemren e te bente ta pranoje veten si nje qenie e gjalle, e deshperuar dhe zemerthyer.

-Nuk mendoj se 'keq' eshte fjala e duhur, -i thashe. Ajo nuk u duk se po priste ate pergjigje, sepse mori fryme thelle e acaruar.

-Kurse une mendoj se pikerisht fakti se nuk pergjigjesh per ate qe te pyesin, e beri mamin te te linte, -me tha. 

Sigurisht qe e kishte gabim, sepse nuk kishte qene Lisa ajo qe me braktisi: kisha qene une. Por buzeqesha ne drejtim te saj dhe ktheva gllenjken e fundit prej shishes se birres. Kanata e dritares u hap me rrembim dhe u perplas fort me murin. Jashte, era kishte nisur te frynte si e çmendur. U ngrita dhe e perplasa per ta mbyllur. Rruget e erreta derdheshin si lumenj te zinj, qe beheshin lemsh me ngjyren e dritave te makinave: te bardha e te kuqe.

-Si u njohe me mamin? -me pyeti papritur Bea. Nuk u ktheva, vazhdoja te veshtroja drejt rrugeve te zeza. Dritarja deshi te hapej serish, por e shtyta me fort.

Mua nuk me kishin pyetur ndonjehere se si isha njohur me Lisen. Mbase sepse njeriu asnjehere nuk ishte mjaftueshem i interesuar per te ditur per jeten e tjetrit. As une nuk kisha pyetur Brunon apo shoket e meparshem se si ishin njohur me bashkeshorten e tyre, apo se perse ishin ndare, apo se çfare kishin ne plan te benin ne te ardhmen. Dhe tani qe me pyeti Bea, pothuajse e harrova se si isha njohur me Lisen. 

-E kam pyetur edhe ate, -me tha, -por nuk me eshte pergjigjur. Thoshte se do te ma tregonte kur te rritesha edhe me.

Sigurisht, Lisa e kishte gjithmone kete manine e t'i shtyurit gjerat per me vone. Mendoj se prandaj, edhe semundja e treti. Kolla e thate u shty per me vone, duke u konsideruar si nje viroze sezonale. Kolla me gjak u shty per nje muaj me vone, duke u konsideruar si gjak qe vinte prej çarjes se ndonje puçrre. Dhe pastaj, floket e saj te gjate zune te binin dhe serish, u shty per me vone: duhej te kem mungese hekuri, keshtu thoshte. E ne fund, nuk u duk se mundi ta shtynte me tej. Ajo as nuk u vizitua kurre dhe as nuk e beri kurre kimioterapine. 

-Kur isha ne shkolle te mesme, -i thashe. Serish nuk u ktheva nga ajo, por nuk po shikoja me as rruget e erreta. -Ajo ishte vajza me e bukur qe kisha pare ndonjehere.

Kur e pashe Lisen per te paren here, kisha qene ulur ne shkallet e oborrit te shkolles duke pritur qe te vinte nje nga djemte tek i cili gjenim drogen. Une nuk ndiqja asnje klase me Lisen, prandaj nuk isha as i interesuar te dija se kush ishte ajo deri ne momentin kur na kaloi perballe. Njesoj si heren e fundit qe e pashe e deri ne heren e pare, ajo i kishte serish syte e embel dhe buzeqeshjen e bukur. Dukej sikur ishte leshuar gabimisht ne territorin e gabuar.

-Jam i sigurt se as nuk i hyra ne sy heren e pare, -shtova. Ne rruget e erreta, mund ta shikoja silueten e bardhe te Lises. -Por ajo ishte vete e tille: nuk u besonte pershtypjeve te para.

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now