❆17❆

21 5 0
                                    

Nje jave pas perfundimit te nates se Vitit te Ri dhe tre dite pas fillimit te janarit, floket e debores u kthyen ne pika shiu dhe toka ne vend qe te zbardhej, zuri te lagej. Koha e ftohte qe kishte mbizoteruar me mua gjate gjithe dimrit, ishte bere e ngrohte dhe prania e Beas, e Arias, e Kuinit dhe ndonjehere, e Henri Maksuellit, ishte bere si nje shtyse me teper per te jetuar. Nja tre vete me kishin thirrur per te rregulluar dritat e shtepise se tyre pas stuhise qe sulmoi qytetin nja dy dite perpara nates se fundvitit. Gjendja ekonomike ne mund te thuhej e tille, ishte rregulluar.

Binda veten te shkoja e te takoja Xhefersonin diten e trete te janarit sa u ngrita ne mengjes. Kisha lene menjane disa para per Bean qe te dilte e te hante mengjesin me Henrin ose me Arian. Kisha dale pa e lajmeruar, por besoja se e kishte marre mendja se ku po shkoja. Jashte mureve te shtepise, qyteti ende rrethohej nga nje zymtesi qe dukej sikur nuk mposhtej dot as tani qe debora po fillonte te shkrinte dhe te zevendesohej me pellgje shiu, madje me heqjen e dritave te fundvitit kishte marre nje pamje edhe me te erret.

E mbaja mend ende se ku ishte zyra e Xhefersonit dhe kur u paraqita aty, mu duk sikur po shkelja aty ku kisha qene para shume koheve. Shkallet ishin po ashtu siç i mbaja mend dhe dera e drunjte me mirepriti me kartelen ne qender qe lexonte "Psikolog Xheferson Hamper". Mora fryme thelle perpara se te trokisja. Nuk e dija se çfare do te mendonte Xhefersoni kur te me shikonte perballe deres se tij, pasi isha larguar prej tij pa shpjegimin me te vogel dhe pa i dhene as parate. Por me aq sa kisha pasur mundesine ta njihja Xhefersonin gjate jetes sime, e dija qe nuk do e zinte ne goje ate qe kishte ndodhur dikur.

-Miremengjes, doktor, -thashe sapo dera u hap. S'e kisha thirrur asnjehere ne emer, mbase sepse mendoja se ne emer thirreshin vetem shoket. Dhe Xhefersoni padyshim qe nuk ishte shoku im.

Ashtu siç e mbaja mend, Xheferson Hamperi ishte njesoj: i gjate aq sa duhej te perkulte koken per te kapercyer deren, me nje mjeker qe rralle here e rruante dhe me syte aq te bute sa dukej sikur nuk i pershtateshin dot mjaftueshem tipareve te tij te erreta. Pavaresisht se nuk e dha veten, habia ne syte e tij u shfaq dukshem. Njeriu i shfaq ndjenjat edhe kur perpiqet te mos e beje: eshte e pashmangshme.

-Ben ftohte, -me tha ai. -Ku e ke xhupin? -I tregova me dore xhaketen. -Qe kur fillove te mos e ndash xhaketen nga xhupi?

Ai me ktheu shpinen dhe e kuptova qe ishte sinjal per te hyre brenda. Deren e mbylla me kujdes pas vetes. Zyra e tij ishte serish e njejte siç e pata lene: me divanet e rehatshme dhe tavolinen e bardhe ne qender, ku qendronte nje tas me karamele me mente. U ula ne divan dhe zgjata doren per te marre nje prej karameleve. Xhefersoni u ul prane meje dhe syte e tij refuzuan t'i perndiqnin veprimet e mia. 

-Si ke qene? -me pyeti. Ishte nje nga ato pyetjet qe i bente per te hyre ne teme, sepse ai e dinte me mire se mua se si isha. Nuk i ktheva pergjigje, hoqa mbeshtjellesjen e karameles dhe e futa menten ne goje. Ai vazhdoi vete. -Mora vesh se Elisa vdiq ne dhjetor. Me ty po rri Bea?

-Po, -pohova thate.

-Si po e perballoni? Ti dhe Bea?

S'e kisha pyetur veten ndonjehere se si po e perballoja. Isha i sigurt se Bea te pakten, po e perballonte me mire se mua. Ajo kishte Henrin. Kishte Arian. Kishte Kuinin. Dhe e besonte apo jo, me kishte edhe mua. Kurse une dukej sikur nuk kisha asnje. Mblodha supet pa i kthyer pergjigje. Si mund ta kuptonte njeriu si po e perballonte nje situate? Nese ishte akoma gjalle, atehere po e perballonte disi. Nese kishte vdekur, atehere kishte hequr dore. Une isha midis.

-Nuk i ke pire me ilaçet qe te kam dhene, apo jo? -me pyeti. Mblodha serish supet. Une s'e mbaja mend as ku i kisha lene. -Pse erdhe te me takoje mua nese nuk ke asgje per te thene, Patrik?

Pse erdha? Mbase desha thjesht te beja diçka ndryshe ate mengjes. Ose mbase desha te takoja Xhefersonin sepse mendova se ai do te dinte me shume se une. Por tani u pendova qe kisha ardhur aty. Une s'kisha pergjigje per asnje pyetje tijen, nuk dija si te sillesha me te dhe kuptova qe gjeja e vetme qe Xheferson Hamperi donte te kishte ate mengjes ishte shoqeria ime. Te pakten, t'i jepja te gjitha parate qe kisha ne xhep dhe te ikja. 

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now