❆11❆

25 5 0
                                    

Te dielen e fundit te javes, takova Henri Maksuellin. Kishte qene ideja ime te takoheshim bashke heret ne mengjes dhe Henri nuk guxoi te thoshte 'jo': mendoj me teper pranoi prej kureshtjes se çfare doja te flisja me te sesa prej respektit. U ngrita qe ne oren pese, edhe pse do te takoheshim ne oren shtate dhe pasi bera nje dush dhe vesha rrobat me te mira qe munda, dola jashte. Ajri i ftohte i dimrit me ngriu tere trupin, por zura te ecja me hap te shpejte per t'u pershtatur me temperaturen e ulet. Shtresa e debores e bente te veshtire hapin e nxituar.

Siç e pata parashikuar, pastiçeria dy blloqe me poshte qendres se qytetit, ishte ende e hapur. Ishte e vetmja pastiçeri ku çdo çmim kishte mbetur i njejte qe kur isha zhvendosur ne shtepine time te re pas ndarjes me Lisen. Hyra brenda dhe ajri i ngrohte sikur me zgjoi nga nje pergjumje e parehatshme dhe me çoi ne nje tjeter, me te thelle, me te ngrohte dhe me mikpritese. Zura vend ne nje prej tavolinave prane xhamave te dritareve. Ishte ende heret.

-Miremengjesi, -mu afrua nje prej kamerierve. E mbaja mend ate. Lisa e quante 'keter', sepse hunden e kishte me majuce dhe syte aq te vegjel ngjyre geshtenjte sa ngjante vertet si keter. -Deshironi t'ju sjell menune?

-Jo, me jep te zakonshmen, -iu pergjigja. Ai me pa me habi. -Nje kafe.

E pashe derisa tundi koken ne shenje pohimi dhe u largua. Une harroja qe jo te gjithe ata qe une i mbaja mend, nuk u kujtohesha mbrapsht. Mbase te tjeret lane gjurme ne jeten tone, por ne nuk lame tek ata. Une akoma e ndieja edhe pranine e Lises aty, si nje hije e erret, por edhe e bardhe qe vezullonte me ate buzeqeshjen e bukur qe mua me dukej si me e bukura ne bote. Akoma me kujtohej kur e mbaja doren e saj te ftohte ne duart e mia te ngrohta dhe ndihesha sikur te gjithe ishin duke na pare. Por askush nuk ishte duke na pare ne te dyve. Askush nuk pa asnjehere tjetrin. Jeta rreshqet ne menyra te ndryshme tek te gjithe dhe eshte shume e shkurter per t'u pare nga te tjeret.

Pas pak minutash, kamerieri i njejte erdhi dhe me la filxhanin e kafese. U largua po aq shpejt sa erdhi, edhe pse nuk dukej te kishte kliente te tjere rrotull, prandaj isha i sigurt se thjesht nuk deshi te me bente shoqeri. E veshtrova filxhanin pa e prekur, pa pasur deshire te ktheja ndonje gllenjke sa per te lagur fytin. Mengjesi i vrenjtur me kishte zgjuar nje atmosfere te zymte. Mbeshteta duart ne filxhanin e ngrohte. Nuk e ngrita.

-"Kafeja per mengjesin, keshtu? -me pyeti Lisa duke u rehatuar prane meje; koka e saj qe mbeshtetej ne kraharorin tim. -Po birren? Do e lesh per dreken?

-Per darken, -iu pergjigja duke i shkelur syrin. Bea e vogel çapitej nga njeri cep i dyshemese tek tjetri.

-Ruaje nje edhe per mua, -me tha. Lisa nuk pinte birre. Nuk pinte asnje pije alkoolike, madje rralle here fuste edhe ndonje pije me gaz ne goje. Kur e vuri re veshtrimin tim te habitur, shtoi. -Le te kenaqemi te dy me birrat e mallkuara.

-Nuk jane te mallkuara.

-E di, -ma ktheu gjysme serioze e gjysme duke qeshur. -Nuk ka asgje me te mallkuar se njeriu.

Bea mu afrua dhe mu lut ta merrja ne krahe vetem duke zgjatur duart e vogla drejt meje. U ngrita dhe e mora hopa. Ajo qeshi e lumtur dhe zhyti koken ne hapesiren e qafes dhe shpatulles sime. Mund ta ndieja frymemarrjen e saj te thelle tek me guduliste dhe u ndjeva si babai dhe bashkeshorti me me fat ne bote. E shtrengova fort ne kraharor dhe ktheva koken nga Lisa. Ne syte e saj te embel, pashe lot. "

Kur e detyrova veten te pija nje gllenjke nga filxhani, vura re se kafeja ishte ftohur. Ashtu, aq shpejt sa ndryshimi i temperatures, ikte edhe jeta kur mendoje. Largohej me hapa te shpejte dhe ti nuk e arrije dot. Ishte gjithmone ne nje gare me ty, ne nje maratone te çmendur ku perpiqej te fitonte. Por nuk mund te kishte fitore midis njeriut dhe jetes se tij, mbase sepse nese jeta fitonte, atehere fitonte edhe vdekja. Tunda koken per t'i zhdukur mendimet qe kishin zene rrenje si nje bime e keqe ne mendjen time.

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now