❆14❆

21 4 0
                                    

-Bea nuk duket shume si ty, -tha Kuini tek ecte ne te njejtin hap me mua. -Ka tiparet e Elises dhe sjelljen e saj. 

Mbase sepse e lashe kur ishte shume e vogel, doja t'i thoja, por nuk ia thashe. Kishte nisur te binte serish debore, por floket ishin te dobet dhe rrezoheshin si shi i imet dhe i pademshem. Sheshi ishte i tejmbushur me njerez qe leviznin nga njeri cep ne tjetrin dhe turiste te huaj qe nuk kenaqeshin me fotot qe sipas tyre, asnjehere nuk kapeshin qarte. Bea dhe Aria ecnin krah per krah, duke shtytur njera-tjetren dhe duke qeshur. Shqetesohesha se mos Aria e dobet do te pengohej dhe do te rrezohej: pavaresisht teshave te trasha qe kishte veshur, serish shqetesohesha se mund te kishte ftohte.

-Mund te te pyes perse e late? -me pyeti papritur. Ishte pyetje acaruese, sepse e kisha degjuar nga te gjithe dhe pergjigjia ime e sinqerte dukej si justifikim. Kur e pa qe nuk po pergjigjesha, nxitoi te shtonte. -Sigurisht, nuk ka problem nese nuk deshironi, une...

-Patem disa mosmarreveshje, -e nderpreva. Nuk u tregova i sinqerte. Nuk dhashe pergjigjen qe u jepja edhe te tjereve. Por nuk doja qe Kuini te me shikonte si nje qelbesire mashkull, qe donte te bente veten viktime dhe gruan fajtore.

-Eshte gje e keqe kur mosmarreveshjet e prinderve ndikojne tek femijet, e di? -tha. Une i hodha nje veshtrim kuptimplote: a mendonte ajo vertet se nuk e dija kete gje? -Por Bea duhet ta kete perballuar shume mire.

Une s'dija asgje per Bean dhe per Lisen, se si e kishin perballuar ato sepse nuk kisha qene asnjehere i interesuar te shkoja dhe t'i takoja. Por edhe sikur te shkoja e t'i takoja ato dite pas divorcit, mendoja se thjesht do e bente me te veshtire situaten qe ato po perballonin me ardhjen time. Mund t'i kisha thene Kuinit ate qe u kisha thene te gjitheve, ate qe i kisha thene edhe vetes, se i kisha lene sepse nuk e pashe veten te mire mjaftueshem si baba dhe si bashkeshort, por justifikimi ishte ajo qe para syve te Kuinit, do te me tregonte me qelbesire seç isha. Dhe kaq papritur, i trembesha mendimit te saj.

-Çfare problemi ka Aria? -e pyeta, me shume per t'iu shmangur temes se per kuriozitet. A nuk ishin pyetjet e rastit, menyra me e mire e shpetimit per njeriun?

-Ne organizmin e saj, jane formuar disa qeliza qe mjeket i quajne qeliza tumorale, -tha. Mbajti nje pauze te gjate dhe une u perpoqa te mendoja per fjalorin tim te varfer nese me kujtohej ndonje fjale e tille. -Ato jane zmadhuar dhe... dhe kane shkaktuar tumor.

-Çfare faze? -mermerita. Une nuk isha i mire nga kuptimi i termave shkencore, por e dija qe semundjet ndaheshin me faza. Ashtu siç ndahej kanceri qe treti Lisen time. Ose thjesht, Lisen.

-Me e keqja. E fundit. -Une heshta. Isha i sigurt se edhe heshtja dhimbte ne ato çaste. -Mjeket thone se mund te jetoje edhe dy muaj, ose tri.

-Nuk behet dot asnje operacion? -pyeta me ze te ulet. Ajo mohoi me koke. -Me vjen keq, -shtova.

-E di.

Aria ishte ende shume e vogel per te perballuar nje gje te tille, per t'u larguar keshtu sikur te mos kishte ekzistuar kurre. Por sa shume femije perjetonin te njejten gje si ajo? Sa shume prej tyre do te doja t'i mbaja dhe te mos i leshoja kurre? Tani qe po e shikoja vajzen qe kisha perpara, qe luhatej prane Beas, me floket ngjyre zjarri, me dukej sikur ishte e padrejte qe do te largohej keshtu. Po kur ishte treguar ndonjehere e drejte jeta me njerezit?

Turma e madhe e njerezve mbeti pas kur e kapercyem qendren e qytetit. Floket e debores vazhdonin te rreshqisnin prej qiellit si kristale qe nuk lendonin. Nje familje, me nje çift te kapur prej dore dhe femijen e vogel qe vraponte perpara mu duk sikur me derrmoi zemren. Dikur, kur pata qene me Lisen dhe patem pasur Bean ne mesin tone, a qeme dukur ndonjehere te tille, nje familje kaq e persosur dhe e bukur ne syte e botes? 

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now