❆4❆

41 8 2
                                    

-Sigurisht, pune te rendesishme qe paske pasur. 

Bea ishte paraqitur perpara meje dhe syte gati sa nuk i leshonin xixa. Kishte hedhur ne njeren shpatull nje çante shpine dhe po me shikonte me nje lloj peshtirosje te neveritshme nga koka tek kembet. Une e shtrengova kanaçen e birres me fort ne dore dhe duke pire edhe gllenjken e fundit, e flaka ne kosh duke e parakaluar dhe duke ecur perpara. Ajo erdhi prane meje, duke vazhduar te fliste e revoltuar:

-Çfare jane keto budallalleqe? Te prita per gjysme ore dhe kur nuk u shfaqe, mu desh te te kerkoja gjithandej derisa te te gjeja ketu. Me nje kanaçe dreqi ne dore qe ne oren tete te mengjesit!

Nuk i ktheva pergjigje dhe vazhdova te ecja perpara. E kisha humbur sensin e kohes padashur dhe gati me pati dale nga mendja Bea. Mbase harroja se ndryshe nga me pare qe isha vetem dhe askush nuk interesohej per mua, tani i kisha premtuar dikujt -qofte Beas apo dikujt tjeter -qe do te vija e do te kthehesha serish. E dija qe ishte gabimi im, prandaj edhe po e injoroja. Por nuk e kuptoja perse po acarohej aq shume; mbase sepse ishte lodhur duke me kerkuar gjithandej. Nuk besoja se ishte shqetesuar. Ajo nuk ishte tip qe shqetesohej e aq me pak, per mua.

-Pse nuk me kthen pergjigje? -thirri e nxehur, aq sa disa prej njerezve kthyen kokat. Injorova ate dhe veshtrimet e tyre. -Ku e ke celularin? Pse nuk ma hapje, kur te telefonoja? Ku dreqin e ke mendjen, per ate Zot?

-Vajza po te flet, -me ciku lehte me gisht nje prej burrave qe po ecte pas meje. Me veshtroi sikur po priste pergjigje a sikur donte te bindej a isha i shurdhet, apo beja vete.

-Oh, -ia bera duke ndaluar e duke u kthyer nga ai. Kaq e veshtire ishte per njerezit qe thjesht te largoheshin e te mos flisnin per gjithçka? Burri me pa si i habitur, sikur s'po e kuptonte çfare kisha. Sepse ai sigurisht s'e kuptonte. -E degjoj. 

Me shume mundesi qe isha i çmendur, sepse me parakaloi dhe nuk e ktheu me koken mbrapa e nuk tha asnje fjale. Ndjeva Bean qe mu afrua dhe dora e saj me terhoqi krahun si per te me terhequr vemendjen e shperqendruar. Kur u ktheva, ajo mu duk shume e vogel, aq e vogel sa nje therrime qe mund ta shtyja e ta largoja prej vetes. Por e frenova doren time te largonte sajen, i frenova mendimet duke i rikujtuar vetes se kisha qene vete une qe e kisha thirrur.

-Je mire? -me pyeti. S'e kuptova se perse beri ate pyetje te pakuptimte, sepse une isha i sigurt se Beas nuk i interesonte nese isha apo jo mire, por per me teper ndihesha mire. Pothuajse. -Po qan.

Dora ime e djathte instivikisht me preku syte. Poshte tyre, ne faqe ndjeva nje pike loti, nje pike uje qe u duk sikur me trazoi te gjithe qenien siç trazohet deti gjate veres prej trupave te njerezve qe freskohen. Pse po qaja? Dhe aty, perpara Beas e te tjereve? Mos valle fjalia e burrit qe me pati folur, me pati prekur kaq shume? Une nuk kisha qare ndonjehere, te pakten jo qe pas vdekjes se nenes, me aq sa mbaja mend. Ose disa muaj pas vdekjes se saj. Nuk pata qare as kur u ndava miqesisht prej Lises. Mbase ishte thjesht fantazma e Lises qe me kishte bere ndonje magji, nese fantazmat kishin mundesine te thurnin ndjesi te reja ne trupin e te gjalleve.

I ktheva shpinen dhe zura serish te ecja. Bea nuk me foli me, mbase sepse mendoi se duhej te mendohesha. Ne fakt, une nuk duhej fare te mendohesha sepse nuk kisha asnje arsye perse. E hoqa mendjen prej te gjitha atyre qe po silleshin ne mendjen time dhe u perpoqa te gjeja çfare mund te gatuaja per dreke. Mund te porosisja picat tek Bruno, gje te cilen nuk munda ta beja pas varrimit. Pastaj, mund te benim nje shetitje te dy bashke dhe t'i tregoja disa destinacione te bukura brenda pyllit, me te kaluar liqenin e kanionit.

-Je i sigurt qe je mire? -me pyeti serish Bea. Po e urreja faktin qe po pyeste kaq shpesh. Sigurisht, nuk me pelqente as kur me injoronte plotesisht. Por siç kisha thene qe prej fillimit, une isha asnjanes per shume gjera: edhe per menyren se si njerezit silleshin me mua.

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now