❆5❆

52 6 6
                                    

Perpara tete viteve ose edhe me shume, gjate periudhes kur u ndava nga Lisa, mjeku i familjes sime mendoi se isha semure me ate qe e quante epilepsi. Ai nuk shfaqi ndonje faktor qe e shkaktoi kete, por mendoi se deshira ime per t'u izoluar dhe krizat qe me shfaqeshin shpesh here pas divorcit, ishin tregues te qarte se isha i semure. Fajtor per kete semundje, sipas tij, ishte alkooli edhe pse une nuk kisha qene gati dhe akoma nuk isha ta konsideroja birren time te preferuar fajtore te gjendjes sime. Me beri te mbaja nje diete, te hiqja dore nga te gjitha pijet alkoolike dhe me dha aq shume medikamente sa i harroja edhe ku i vendosja.

Me pas, krizat u zhduken dhe une iu riktheva jetes normale. Ia mbylla deren mjekut dhe nuk e lejova te hynte me, duke i lene thjesht nje mesazh zanor ne numrin e zyres se tij ku i thashe se isha vizituar tek nje mjek tjeter dhe me kishte thene se gjendja ime shendetesore ishte mjaft mire. E verteta ishte se une asnjehere nuk u vizitova tek asnje mjek tjeter dhe asnjehere nuk besova se vertet isha i semure me epilepsi. Gjate viteve ne vijim, pese muaj takova pese psikologe te ndryshem, secili qe me diagonostoi me nje semundje te re.

-Pra, nuk do te me thuash si ishte puna me ato ilaçet, apo jo? -me zgjoi nga guaska e mendimeve zeri i Beas, tek ecnim me ngadale krah per krah drejt picerise se Brunos.

-S'kam shume gjera per te thene, perveç faktit qe jane ilaçe, -iu pergjigja. Ishin keto rastet kur e humbisja realitetin duke u zhytur thelle ne mendimet e mia. Kete semundje, njeri nga pese psikologet e mi e quajti çrregullim deluzional, gje qe ne fakt me bente te isha psikopat edhe pse ai kurre nuk e tha si fjale.

-Ti e di qe nuk e besoj kete, -kembenguli.

-E di.

Bea nuk me foli me. Ajo ishte vajze e zgjuar. Kur shikoja ate, me merrte malli per jeten time te dikurshme, te qenit i ri dhe i lire te levizja rrotull qytetit. Kur mami vdiq dhe kujdestarine time e mori xhaxhai qe nuk u interesua kurre per mua, ishin çastet me te mira te jetes sime. Mbaja mend se si ne fillim, e kisha te veshtire ta pranoja se mami ishte larguar dhe une duhej te qendroja gjithmone ne ate shtepi te re, me xhaxhain qe sillej sikur nuk ekzistoja, por pastaj zuri te me pelqente dhe zgjodha te hiqesha se gjithçka shkonte mire. Stampova nje buzeqeshje te fshehur me vete kur mu kujtua se gjate moshes se Beas, kisha pasur gati gjashte te dashura: sigurisht, njera prej tyre Lisa.

Kur arritem ne picerine e Brunos, Bea hodhi nje sy rrotull me mospelqim. Me shume siguri, kishte pritur ndonje piceri ne mjedis te mbyllur, por mua prandaj me pelqente piceria e Brunos. Ishte e gjitha ne fushe te hapur, me karrige e tavolina prej druri dhe njerezit aty mund te flisnin e te qeshnin me ze aq te larte sa te donin pa u bezdisur nga askush, perveç zhurmes se rrotave te makinave qe perplaseshin pas asfaltit.

-Nuk mund ta ndryshojme destinacionin? -me pyeti ajo, duke me pare disi shtrembert.

-Sigurisht qe jo, -iu pergjigja pa u kthyer fare ta shikoja sa e zhgenjyer ishte. Me vinte keq qe nuk e kishte menduar kete gje, qe babai i saj do te kishte pelqyer nje piceri te tille, te dale jashte mode.

E zhgenjyer, ajo mezi i terhoqi kembet deri ne nje prej stolave prej druri dhe zuri vend aty duke marre ne duar menune qe qendronte ne qender. U ula perballe saj dhe hodha nje sy rrotull se mos gjeja Brunon. Pavaresisht se e dija qe ai nuk donte te me takonte, serish me dukej budallallek te vija ne picerine e tij, te ulesha ne nje prej stolave prej druri pa i folur. Pikerisht kur Bea foli, atehere e vura re edhe silueten e tij te kalonte nga nje prej tavolinave drejt nje tjetre:

-Do te zgjedh nje pice me proshute, shpresoj te jete e mire...

-Po, zgjidh edhe timen, -e nderpreva duke u ngritur. -Do te vij shpejt.

Nuk e ktheva koken per t'ia pare veshtrimin e zhgenjyer qe po e lija vetem dhe nxitova hapat per te arritur Brunon. Kur u ndava nga Lisa, ai kishte qene nje shpatull e mire ku te mbeshtetesha. Kishte qene dite fund pranvere kur kisha zbuluar restorantin e tij dhe isha ulur ne nje prej stolave duke porositur vetem nje filxhan kafeje te forte. Bruno kishte zene vend prane meje dhe me kishte thene se i isha dukur i deshperuar. Une i kisha buzeqeshur. Por nuk ia kisha hapur zemren.

Une ne mes. ✔Onde as histórias ganham vida. Descobre agora