❆Parathenie❆

142 13 10
                                    

-Dua te jem si ty, -i thashe. Ai me buzeqeshi. -Ti je kaq i forte. Vazhdon gjithmone perpara dhe nuk dorezohesh kurre. Njeriu nuk mund te jete kaq i forte sa ty.

Por ai nuk mu pergjigj. Ajo buzeqeshja e dobet qe i ishte ngjitur ne fytyre filloi t'i mekej ngadale-ngadale, sikur rrezet e diellit te pranveres po rreshqisnin larg dhe po mbuloheshin nga rete e dimrit. Por shkelqimi ne syte e tij akoma rronte, si mijera shkendija qe vezullonin ne erresiren e kobshme qe nuk ishte as paqe, por as shkaterrim.

-Çfare rendesie ka se si kush do te jesh? -me tha, me ne fund. I ngula syte. Drita e dobet e diellit kaperceu perdet e bardha dhe me kaloi drejt e ne sy. -Une u perpoqa te isha si te gjithe, si mamaja ime, si babai im, si gruaja ime apo si shoket e mi. Por si kush do te vdesesh?

Me veshtroi sikur po priste nje pergjigje nga une. Ai kishte pare gjithçka, une e dija. Kishte pare se si dita e bukur e veres ishte bere nata e shemtuar e dimrit, apo se si gjethet e praruara te vjeshtes ishin bere lulet shumengjyreshe te pranveres.

-Askush nuk do te na mbaje mend ne fund, -me tha. Po thoshte te verteten, prandaj dhimbte kaq shume. -Sepse askush nuk do te varet pergjithmone pas teje.

Por ai po ia thoshte kete nje vajze qe ishte gati duke vdekur. Dhe nuk i bente pershtypje. Po me trajtonte njesoj si te tjeret, pa asnje grimce meshire ne syte e tij. Mbase ai e dinte si ishte meshira, prandaj po e mblidhte ne nje cep te zemres dhe s'po e shfaqte. Duhej ta dinte edhe si tingellonte e verteta, sepse nuk po perpiqej as ta zbukuronte ate, por as ta bente te dhimbshme. Po tregohej realist.

-Kam nje pyetje te fundit per ty, -me tha. Terhoqi stolin e drunjte dhe u ul ne te, i menduar. Frymemarrjen e ndjeva te veshtire, zemra me rrihte dobet. Jashte ishte dite e bukur, ama: debora po shkrinte nga rrezet e diellit qe me ne fund, moren guximin te kalonin pertej reve te zeza. -Ku jeton?

Ia ngula syte tavanit. Mu duk sikur ndjeva nje shtypje ne kraharorin tim, sikur dikush me ngjeshi perposhte dhe me mori gjithçka kisha, zemren e shpirtin. Ku jetoja? Ne ferr, aty ku jetonim te gjithe. Nuk e pashe dot kurre boten si diçka te bukur, nuk ishte asnjehere e bukur bota kur ishe ndryshe nga te tjeret. Syte i mbajta hapur. Vetedijen e lashe te me rridhte edhe njehere ne koke.

-Edhe une, -me tha. Edhe pse nuk i ktheva pergjigje pyetjes se tij, ai u duk sikur lexoi mendimet e mia. Ndjeva doren e tij ne doren time. -Ne mes.

Per here te pare dhe per here te fundit, ndjeva dashurine dhe dhembshurine e nje burri per nje vajze qe po vdiste. Ndjeva dhimbjen qe ndjente ai tek kishte jetuar perhere ne mes. Kur ktheva koken drejt tij, mu duk sikur po tretej. Por nuk po tretej ai. Po tretesha une.

Gjithsesi, shijojeni librin e ri. Eshte drame, me teper diçka familjare. Mendova te sillja diçka ndryshe, sepse kam pasur gjithmone deshire te shkruaj per marredheniet familjare. Shpresoj shume t'ju pelqeje.

Shihemi ne pjeset e tjera.💙

Une ne mes. ✔Where stories live. Discover now