/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 3

204 33 67
                                    

Vinte një aromë e fortë myku dhe ushqimesh të pagatuara, gjë që i krijonte një lëmsh ajri në kraharor, që nga momenti në moment mund të shpërthente brenda trupit të tij dhe mund të dilte në formën e një vjellje ajri. Sa e vështirë mund të ishte të qëndroje në një vend të tillë për disa orë?

-Uarden!

Shkundi kokën nga mendimet që e kishin pushtuar dhe u kthye nga Vin'nila.

-Kam një plan!

-Nuk më intereson plani yt!

-Nëse të intereson të dalësh prej këtush, po, të intereson ky plan. Dhe pikërisht jemi këtu, sepse është pjesë e planit. Dhe po, do të të lija këtu nëse Bunchi nuk do të kishte treguar për mua, por do të të nxirrja shumë shpejt, tek e fundit askush nuk të njeh dhe do të dilje e pafajshme. Tani, duhet të më dëgjosh! - mundohej të kapte përqendrimin e saj, që me shumë siguri ishte duke fluturuar i lirë në ajër, dhe nuk po qëndronte në një vend ku të mund të ishte në kontakt me trurin e saj.

-Po të dëgjoj!

-Atëherë...

-Të të them diçka?

-A mund ta them planin dhe më pas të më thuash diçka?

-Jo! Si është e mundur që arrin të më mbash gjithmonë nga ana jote? Dua të them, ka me mijëra hajdutë të profesionalizuar, dhe për më tepër, një Anakhonta është më e aftë se ti!

-Nuk është më e aftë! Është thjesht e zgjuar! Por nëse qëndrojmë bashkë, jemi më të zgjuar se ajo. Kështu që, qëndrojmë bashkë! Bashkë?

-Pse po e përsërit kaq shumë herë?

-Sepse para një minute ti po përpiqeshe të kaloje në një plan individual?

-Dhe nëse vazhdon të më sakrifikosh mua për planet e tua, po, do të kem një plan individual!

-Planet tona! Bashkë! Dhe jo për të të ofenduar apo për të të nxitur të qëndrosh me mua, por nuk ia del dot vetë!

-As ti nuk mundesh!

-Mundem!

-Atëherë përse je me mua?

-A mund të pushosh që të vazhdoj me planin?

-Në rregull! Vazhdo!

E gjitha ndodhi shumë shpejt. Pavarësisht kohës, nuk patën mundësi të flisnin më gjatë me njëri-tjetrin. Pushimi i drekës përfundoi, dhe fatkeqësisht ata nuk ishin në të njëjtën qeli, për shkak se Elois ishte duke u munduar t'i mbante larg njëri-tjetrit. Kjo do të bënte që plani i tyre i arratisë të zgjaste më shumë seç supozohej. Njësoj si ajo shishja e vogël e mbushur me ujë. Sado shpejt të mundohemi të mbyllim shishen, grimcat e vogla të ajrit do të gjejnë gjithmonë hapësirë për të hyrë brenda shishes. Thjesht do të jenë më pak.

Po, ishte duke ecur në korridorin që ndante qelitë nga njëra-tjetra. Po, ishte mes dy oficerëve të policisë dhe i prangosur. Dhe po, s'kishte një bashkëpunëtor që ta shpëtonte në ato momente. Por po ndodhte më shumë brenda trurit të tij.

Para se të dilte prej sallës së ngrënies, hodhi vështrimin nga dera që të nxirrte prej atysh. Hynin shpesh oficerë dhe kalonin mespërmes për të shkuar në derën paralele. Kjo shpjegonte se dhoma e ngrënies ishte afër me daljen. Pa qelinë e parë. Boshe, e hapur, një krevat i vetëm, mbi të cilin qëndronte një shufër hekuri, me siguri pjesë e dëmtuar e krevatit. Disa metra më tutje, në një hapësirë që ndante dy qeli të vogla, qëndronte një çelës në formën e një leve dore, që ulej e ngrihej për të shuar energjinë elektrike të korridorit pas orës 9:00 në mbrëmje. Jo shumë larg, qëndronte qelia e Vin'nilës, që s'kishte shumë kohë që kishte hyrë brenda. Dhe më tutje, qelia e tij; e veçuar nga të tjerat. Kjo e fundit nuk kishte një qeli tjetër përballë. Siç dukej e kishin ruajtur një vend të mirë për Uardenin, dhe kishin kohë që prisnin për kapjen e tij.

Më e çmuar se vetë jetaWhere stories live. Discover now