/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 26

87 28 8
                                    

-Ti po thua që Bemnian do të jetë më i rëndësishëm për Eloisin sesa ne? - e pranonte. Kjo paksa e lëndoi.

-Fatmirësisht, po Vin'nila. Madje shumë më i rëndësishëm, - ai djalë i kujtonte kohët e mëparshme, dhe sa më shumë të fliste për të, më shumë i kujtohej.

-Çfarë të bën kaq të sigurt? Ka qenë thjesht një fiksim i saj i momentit për ta kapur, apo diçka fshihet pas kësaj historie. Ti duhet të dish diçka, apo jo Uarden? - u drejtua me kureshtje. Ajo temë po bëhej interesante dhe e papritur njëkohësisht. Ndoshta e papritura ishte interesante për të.

-Di, por jo sa duhet. Dhe asgjë nga ato që mbaj mend nuk jam i sigurt nëse janë të vërteta. Ndaj më mirë mos ngatërrohemi me ato mendime. Qëndrojmë tek e tashmja. Kemi shumë për të bërë! - kishte vendosur ta mbyllte atë kapitull kohë më parë, por siç dukej do të hapej sërish për një çështje të marrë.

-Je i sigurt? Gjithçka mund të ndihmojë, -Anakhonta nuk do të ishte e qetë derisa të mësonte më shumë. Kjo puna e Bemnianit dhe Meksikës kishte filluar t'i pëlqente. Kishte kohë që nuk kishte ndjerë një dëshirë aq të madhe për të shkaktuar trazira.

-Edhe heshtja ndihmon besoj, - ktheu vështrimin tjetërkund dhe pasi u mendua gjatë u drejtua sërish nga ajo. -Bën mirë të largohesh sa më parë prej këtush. Elois nuk duhet të dyshojë. Mbi të gjitha, a nuk ishe ti ajo që na shpëtove nga burgu në Uashington dhe bëre që Elois të pushohej nga puna? Bëje sërish, - s'kishte për ta kuptuar kurrë se pse gjithmonë që dikush kthehej në krahun e tij, mendonte më cekët dhe nuk ishte i aftë të bënte sërish atë që kishte bërë si armik më parë.

-Do të përpiqem, -u ngrit nga tavolina, -por nuk ju premtoj gjë. Tek e fundit, nuk jemi në Uashington, apo jo? -u bë gati të largohej, por ktheu kokën kur dëgjoi zërin e Vin'nilës t'i thërriste në emër.

-Edhe diçka tjetër! - mori frymë dhe kuptoi se kishin edhe diçka të fundit pa përmendur në planin e tyre. -Gjej Henlein. Duhet të jetë pranë nesh, i sigurt dhe mirë. E mbi të gjitha, ju të dy nuk duhet t'i mbani më mëri njëri-tjetrit. Shihemi! -i preku supin dhe hodhi disa hapa në drejtim të kundërt. Ajo vetëm buzëqeshi, duke menduar se do të ishte e pamundur të kthente Henlein. Të paktën pranë saj.

-Do të flasim sërish, -u mendua për një çast, -Anakhonta, - e bënte këtë për të kujtuar se sa e sigurt dhe triumfuese ishte ajo para se e gjitha të kishte ndodhur. Ende nuk i besohej se kishte rënë dakord për atë marrëveshje. Kjo ishte për të mirën e të gjithëve. Duke e përfshirë apo jo, edhe Eloisin.

U shoqërua sërish nga të njëjtët policë për në qelinë e tij. Kishte më shumë se një javë që qëndronte në atë vend, dhe sa më shumë kohë kalonte, aq më e padurueshme i dukej qëndrimi atje.

-Luvern, -iu drejtua sërish, pasi kishin mbaruar bisedën me Venerën, -kur do të kthehemi sërish në Uashington?

Kjo pyetje e lëndoi disi. Jo për faktin se e kishte marrë malli për Uashingtonin, por sepse do t'iu duhej të kalonin shumë për të përfunduar njëherë e mirë atë kapitull të jetës së tyre, por i dukej sikur Vin'nila ende nuk ishte njohur me këtë fakt. Dhe kjo e bënte të vuante, pasi nuk mund t'i premtonte asgjë në të ardhmen. Gjithçka mund të ndodhte nga momenti në moment.

-Nuk e di Vin, -u afrua pranë krevatit të tij për t'u qetësuar për pak minuta. -Nuk e di, -mbylli sytë, por në mendjen e tij rridhnin fjalë e shkronja që nuk gjenin vend mes njëra-tjetrës. Dukej sikur ishin në luftë të vazhdueshme se kush do të zinte vendin si mendimi më i mirë në kokën e tij. Ishte aq i turbulluar, sa nga momenti në moment mund të hiqte dorë, por kishte shkuar shumë larg. Bregu nuk dukej më, e rreth e rrotull kishte vetëm ujë. Duhet të vazhdonte të notonte për të parë tokë.

Më e çmuar se vetë jetaWhere stories live. Discover now