/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 6

167 31 50
                                    

Për disa, ajo që ka më shumë rëndësi është pasuria; të kryejnë veprime të paligjshme dhe të dalin kundër, vetëm e vetëm që vlera e tyre monetare të rritet. Dëshirojnë që të bëjnë jetën më të mirë të mundshme dhe të zotërojnë gjithçka që iu zë syri, ato të cilat janë të vështira për t'i pasur.
Por ekzistojnë ambicie dhe ambiciozë të tillë, që pasuria nuk është ajo që duan. Ose më saktë, nuk është e vetmja që ata duan. Për ata që e kanë tashmë pasurinë, kërkojnë më shumë. Kërkojnë të zotërojnë. Kërkojnë të jenë mbi të tjerët. Kërkojnë të ndihen të rëndësishëm. Kërkojnë të njihen si të tillë. Dhe e gjitha kjo bën lidhjen me atë që ata duan.

Loonie Bunch, drejtori i muzeut Kombëtar Smithsonian të Historisë Natyrore, mendonte ende se kishte diçka me vlerë në dorë. Për të dalë faqebardhë, vendosi të mos e mbante me vete Travenierin Blu. Që Diamanti i Shpresës të vazhdonte të qëndronte në atë muze, duhet të rriteshin masat e sigurisë.

-Dua të flas menjëherë me Elois Deret! - iu drejtua ai rajonit me vrull. Duhet t'i tregonte menjëherë që ai e kishte sërish atë diamant.

-Më vjen keq zotëri, - foli recepsionistja e rajonit, -por ish punonjësja e policisë që ju po kërkoni, është larguar nga puna mëngjesin e ditës së djeshme. Mund t'ju sugjerojmë që problemin tuaj ta raportoni këtu.

-Shumë faleminderit, por duhet të flas me të. Ajo është marrë me këtë çështje që në fillim, dhe nuk besoj se do të ishte dikush tjetër që do të kishte guximin e saj për ta zëvendësuar, - këmbëngulte të kishte informacion rreth Elois.

-Ju lutem zotëri! Nuk mund t'ju japim informacione rreth një ish punonjëse të rajonit. Ajo nuk punon më këtu, kështu që e kemi të pamundur të kemi kontakte me të. Nëse vërtet keni një problem që nuk e zgjidhni dot, do ju lutesha ta deklaronit, - nuk po e kuptonte se ku qëndronte problemi me atë njeri, por po mundohej të dukej e sjellshme dhe e kuptueshme me atë që po mundohej t'i shpjegonte. Pavarësisht kësaj, ai dukej vërtet i inatosur, -Nëse keni një problem serioz, do ju lutesha edhe njëherë të ishit më të qartë.

-Faleminderit, por ju nuk mund të më ndihmoni me asgjë, për sa kohë Elois Deret nuk ndodhet këtu, -ishte i qartë me veten e tij, por vërtet po kërkonte gjilpërën në kashtë.

-Atëherë, jeni të nderuar të largoheni zotëri, pasi ne nuk mund t'ju ndihmojmë në lidhje me këtë. Rajoni i Uashingtonit kaq mund të bëjë. Ne nuk zgjidhim probleme me të cilat nuk jemi njohur ende, - nuk mund t'i ofronte më shumë një personi të tillë, që kishte shpenzuar disa minuta të rajonit edhe pasi u informua qartë se ajo që ai po kërkonte nuk ishte më pjesë e atij vendi.

Ai u bë gati të largohej, por ajo i foli me zë të ulët:

-Bëhet fjalë për Diamantin e Shpresës, apo jo? - buzëqeshi, para se ai të ndalonte dhe të kthente kokën për ta parë. Shkoi sërish në vendin ku ndodhej dhe filloi ta vështronte.

-Ti nuk ke qenë këtu kur kjo temë është diskutuar.

-Vërtet jam e re në rajon, por këtu të gjithë informohemi për çështjet që diskutohen në rajon, që të gjithë të jemi në gjendje të ndihmojmë. Nëse unë nuk do të dija rreth diamantit, a mund të të ndihmoja tani? Sigurisht që jo! Kur zonja Deret u largua nga ky rajon, bashkë me të shkoi edhe kjo çështje. Kështu që nuk mund ta shqetësojmë atë dhe jetën e saj tani. Bën mirë që të na tregoni përditësimet për këtë çështje që ta mbyllim sa më shpejt. Ju kishit diçka për të na treguar, apo jo? Ndihuni të lirë të shpreheni, ju lutem! - sa më natyrale, aq dhe më e besueshme.

-Më dukeni fytyrë e parë, - dyshonte se mund të tregonte.

-Nuk është kjo ajo që ka rëndësi. Problemi yt mbi të gjitha. Ndoshta mund të më keni parë ditën e grabitjes së diamantit. Isha atje si turiste. Unë nuk jetoja në Uashington. Derisa mu ofrua kjo punë, - a mund të ishte e mjaftueshme?

Më e çmuar se vetë jetaWhere stories live. Discover now