/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 10

129 29 7
                                    

Aeroporti ndërkombëtar Cochin, nuk ishte shumë larg nga tempulli, pavarësisht kësaj, do t'iu duhej të udhëtonin me makinë për 7 orë. Edhe pse të njohur me atë vend, nuk kishin shkuar kurrë në një tempull të tillë. India dukej më ndryshe se në hartë. Po aq e vogël në skicë, po aq misterioze në realitet.

Ishte vonë dhe ishin të rraskapitur nga fluturimi 19 - orësh, ndaj nuk mund të vazhdonin më tutje. Tashmë që ndodheshin në vendin ku do të zbatohej i gjithë plani për të zotëruar diçka që njerëzimi nuk e kishte parë kurrë që prej mijëra vitesh, pjesa e mbetur i takonte fatit dhe sakrificës së tyre.

-Çdo gjë është kaq ndryshe në krahasim me Uashingtonin. Përveç kësaj, këtu do të jemi vetëm ne të dy, - Vin'nila ishte e lodhur duke menduar rreth të tilla probleme që do t'i prishnin qetësinë e merituar prej kohësh.

-Të tre! - ndërhyu Anakhonta. Nuk po ndihej aq mirë në një vend që nuk e njihte, dhe për më tepër prezenca e tyre e acaronte jashtë mase. Ndonjëherë i mungonte ideja e të punuarit vetëm.

-Kjo do të jetë sfida jonë më e bukur Vin. Të premtoj që do të argëtohemi vërtet shumë. Njerëzit e thjeshtë nuk na njohin në këtë vend, ndaj do të jetë e lehtë të fitojmë besimin e tyre. Sonte do të qëndrojmë tek miku ynë, - buzëqeshi për këtë të fundit.

-Ai do të jetë gjithmonë pjesë e jona, sado larg nesh të qëndrojë gjithmonë.

-Miku juaj? - bëri një fytyrë pyetëse, që nënkuptonte se nuk do ta kishte të lehtë të kuptonte gjuhën e tyre të përbashkët.

-Anakhonta, më vjen keq të ta deklaroj, por këtu duhet të ndahemi. Shumë faleminderit, vërtet shumë, për udhëtimin, por të them të drejtën nuk duhet të më kishe besuar. Dukej qartë që nuk do të bëja kurrë atë që dëshiroje ti, ndaj u habita se si nuk e vure re se marrëveshja midis nesh ishte thjesht një gënjeshtër, - buzëqeshi dhe u bë të largohej bashkë me Vin'nilën.

-Humbja është e juaja, - filloi të qeshte, -Dëgjo Uarden! Unë nuk kam nevojë për asnjërin nga ju të dy. Tek e fundit isha unë ajo që ja doli para jush, dhe për më tepër as që e kuptuat. Nëse nuk do t'ju kisha treguar, nuk do ta kishit kuptuar kurrë se po luanit një lojë false. Por do ta shihni që do të pendoheni për këtë. Nuk jeni të vetmit me të cilët mund të bëj kompromis. Deri atëherë, shpresoj të dëgjoj mirë për ju! Shihemi së shpejti! - me kaq vendosi të mbyllë atë bisedë, duke u larguar.

-A nuk të duket i çuditshëm fakti që hoqi dorë kaq shpejt prej nesh? - iu drejtua menjëherë pasi ajo u largua.

-Nuk e di Vin'nila, por ardhja e saj në Indi është një "jo" e madhe mbi ne.

Po ecnin nën hijen e qiellit. Hijen që qielli hedh mbi tokë çdo natë të kthjellët të ndriçuar nga dritat e ndezura të yjeve dhe hënës në krye të tyre. Dukej sikur ajo pjesë e yjeve që dukeshin në atë vend ishin të lumtur për ardhjen e tyre. Rruga ishte e qetë. Kalimtarët ishin të gjithë në gjumë dhe rrallë herë të zinte syri ndonjë makinë që vazhdonte të endej nëpër qytet.

-Kjo është! - brohoriti Vin'nila sapo pa shtëpinë që do të kalonin natën. Trokiti e emocionuar dhe priti derisa ai të hapte derën, për ta përqafuar menjëherë, -Më kishe munguar shumë! - vazhdonte të qëndronte në krahët e tij. Ai thjesht buzëqeshi dhe i ktheu përqafimin.

-Jam i lumtur që po të shoh sërish! - u afrua dhe i dha dorën.

-Mirë se erdhët! Kisha kohë që ju prisja. Pavarësisht kësaj, nuk e prisja të vinit kaq shpejt. Jam i lumtur që ja dolët mbanë, - tha me një shprehje të lumtur në fytyrë.

Luvern dhe Vin'nila panë nga njëri-tjetri. Nuk ishin të sigurt nëse me ato fjalë ai nënkuptonte marrjen e Travenierit Blu, por gjithsesi nuk bënë zë. Ishin të lodhur, dhe mezi po prisnin të pushonin.

Shtëpia ishte po e njëjta, përveç disa ndryshimeve të vogla që kishin ndodhur vitet e fundit. Ndryshimi më i madh qëndronte tek lulet ngjitur shtëpisë. Nuk ishin më. Në vend të tyre ishte thjesht një gardh i shkretë, i cili nuk kërkonte shumë. Ajri ishte i ftohtë dhe nuk i kujtonte aspak kohët kur dilte e lumtur prej asaj shtëpie, duke përshëndetur vëllain e saj për të shkuar në shkollë.

Hynë brenda më të lehtësuar se kurrë. Vendi ishte i vogël, e pritshme. Në atë shtëpi jetonte vetëm ai, ndaj ishte kompletisht e mjaftueshme.

-Henlej, sa kohë ke që nuk ke dalë prej këtij vendi? - shihte rrotull, sikur të ishte hera e fundit që e bënte.

-Nuk kam pasur nevojë të largohem, vërtet. Veç faktit që ti nuk je këtu, nuk kam arsye tjetër për të lëvizur. Të paktën, kështu mendoj, - filloi të qeshte me reagimet e saj të çuditshme.

-Duhet të dalësh më shpesh, Henlej. India është vend i mërzitshëm. Ndryshe nga Uashingtoni që është qendra e rrëmujës, - ishte e lumtur që ndodhej aty, pavarësisht se çfarë thoshte për atë vend.

-Së shpejti edhe ky vend do të bëhet si Uashingtoni. Nuk do të na duhet shumë kohë për ta shtënë në dorë, - Uardeni ishte i sigurt për atë që do të bënte. Ndiente kaq kënaqësi kur e mendonte, ndaj nuk mund të priste të vepronte.

-Nuk kam asnjë dyshim për këtë! Qetësia është bërë vërtet e mërzitshme, - Henlej kishte kohë pa qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me ta dhe ndihej mirë që tashmë ishin sërish bashkë, edhe pse nuk kishte ndikim në planin e tyre apo nuk ishte pjesë e tij. I mjaftonte të ishte pranë tyre, për t'i parë duke dhënë më të mirën.

-Unë do të shkoj të fle, - la çantën në karrigen aty pranë, dhe kaloi në dhomën tjetër, -Natën e mirë djema!

-Ajo lodhet vërtet shumë, - qeshi duke kujtuar fëmijërinë e tyre, -Kur udhëtonim ishte gjatë gjithë kohës e raskapitur, edhe pse mami dhe babi mendonin se nuk ishte serioze. Unë i qëndroja gjithmonë pranë. Nuk e di nëse mban mend ndonjë moment nga jeta e saj bashkë me mua, por nuk i vë faj. Kanë kaluar shumë vite dhe ajo ishte shumë e vogël dhe e pafajshme. Ndonjëherë e kujtoj dhe qesh me faktin se tani nuk ka më nevojë për përkujdesjen time.

-Mos u bëj qesharak Henlej, ajo gjithmonë do të ketë nevojë për ty. Jam shumë i sigurt që ke qenë dhe vazhdon të mbetesh po i njëjti vëlla dhe hero për të. Problemi është se këto kohë ka qenë shumë e stresuar dhe nuk ka pasur mundësi të kujdeset për veten. Ti e di situatën, - filloi të bëhej serioz, -Ne nuk arritëm ta marrim Diamantin e Shpresës nga muzeu, Henlej. Arritëm deri diku me planin tonë, por nuk e pati të gjatë. Është një lloj Anakhonte, një hajdute si ne, ka eksperiencë të patreguar, dhe nuk ishte dëgjuar për të më parë. Ajo ka Travenierin.

-Atëherë përse erdhët këtu? - filloi të bëhej konfuz, sepse plani kishte ndryshuar shumë nga ai fillestari, -A nuk më thatë se duhet të merrnit atë fillimisht?

-E di Henlej, por kanë ndodhur shumë, dhe ne nuk arritëm të parashikonim asnjë prej tyre. Anakhonta është këtu, në Indi. Ndaj tani do ta kemi më të lehtë të marrim atë që dëshirojmë. Dhe nuk kemi pse presim, - shpjegoi.

-Rreth kësaj, - shkundi mendimet dhe iu afrua, -Luvern, a je i sigurt se ajo për të cilën po kërkon ekziston? Dua të them, kam vite që jetoj këtu dhe nuk kam dëgjuar kurrë për të. Mbase nuk ka ekzistuar kurrë. Ose ndoshta është zhdukur shekuj më parë. Nuk dua t'ju çmotivoj, por kam frikë se do të jetë e vështirë të gjejmë një gur fantazëm.

-Historia thotë se ka ekzistuar Henlej, dhe kështu duhet të ekzistojë. Thjesht imagjinoje se çfarë vlerë të madhe që ka. Është i paprekur, ndryshe nga Travenieri Blu që është reduktuar. Nëse arrijmë të gjejmë syrin tjetër të idhullit, do të kemi në zotërim një diamant 115 karat. Për sa kohë kanë ekzistuar dy sy në atë tempull dhe njëri nga ata është Diamanti i Shpresës, tjetri duhet të jetë me patjetër në Indi. Dhe ka vetëm një tempull ku mund të kërkojmë, Tempulli Pulpally i Seethadevi Lava Kusa, tempulli i vetëm i hyjnisë Sita. Ti i njeh më mirë këto histori, pasi je rritur këtu. Ndaj nuk ka nevojë të të tregoj më shumë. Sapo të zbardhë, do të nisemi në kërkim të tij. Deri atëherë do të të rekomandoja të qetësoheshe, dhe do të të këshilloja që kjo që folëm të mbetej midis nesh. Nuk do të më pëlqente t'i tregoje Vin'nilës për asnjë nga dyshimet e tua. Është mjaft e pasigurt, - u ngrit, hoqi xhaketën dhe e la në qoshe të divanit.

-Jam dakord! Mezi po pres t'ju shoh të fituar Luvern, - i buzëqeshi dhe shkoi në dhomën e tij.

-Nuk kam as dyshimin më të vogël, - u ul sërish, duke e lënë mendjen e tij, të mendonte sërish rreth horizontit të mbyllur prej dekadash, që do të hapnin.

Më e çmuar se vetë jetaWhere stories live. Discover now